Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 19)
19.12.2009 16:36:05

Lėmosha

Lėmosha shpaloset nga dora nė dorė, bashkė me tė falurit (namazin). Ndėrmjet shpirtėrores (shpirtit) e materiales (trupit), ekziston njė lumė i vazhdueshėm. Po ashtu, kėtė dukuri e gjejmė edhe mes fjalėve dhe veprave. Pėrmes namazit arrijmė tė komunikojmė me Krijuesin e gjithėsisė, mirėpo duke dhėnė lėmoshė kėto fjalė dhe lutje, tė cilat i kėndojmė gjatė namazit, automatikisht shndėrrohen nė vepra. Si ėshtė e mundur qė tė falim namaz, tė kėrkojmė falje nga Allahu, pėrderisa fqinji ynė nuk ka as bukė pėr tė ngrėnė? Si mund tė kėrkojmė nga Zoti qė tė na shpėrblejė me xhenet pėrderisa i afėrmi ynė vuan nga sėmundja dhe ne nuk i ofrojmė ndihmė fare? Nė botėn e ardhshme nuk do tė na ndihmojnė vetėm fjalėt, por ajo qė do tė na ndihmojė janė veprat dhe fjalėt e mira sė bashku me ndihmėn e Allahut. Kujt duhet t’i jepet lėmoshė?

“Tė pyesin se ē’do tė japin. Thuaj: ‘Atė qė jepni prej pasurisė jepeni pėr prindėrit, pėr tė afėrmit, pėr jetimėt, pėr tė varfrit, pėr udhėtarėt. E ēdo tė mirė qė punoni, s’ka dyshim se Allahu e di.”1

Sikur ēdo njeri tė jepte lėmoshė duke ndihmuar sė pari prindėrit, pastaj tė afėrmit, jetimėt, udhėtarėt etj., nuk do tė shihnim asnjė tė varfėr nė kėtė botė. Vlen tė ceket se gjatė dhėnies sė lėmoshės duhet tė jemi tė sigurt se qėllimi i dhėnies sė lėmoshės bėhet vetėm pėr hir tė Allahut dhe nuk duhet tė kėrkojmė asnjė shpėrblim, madje as falėnderim nga pranuesi i saj.

Allahu i Plotfuqishėm thotė:
“Ata janė qė pėr hir tė Tij u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr. Ne po ju ushqejmė vetėm pėr hir tė Allahut dhe prej jush nuk kėrkojmė as shpėrblim e as falėnderim.”
2

Kjo ėshtė mė e lehtė tė thuhet sesa tė bėhet, por me tė filluar ta zbatojmė do tė shohim se bėhemi njerėz mė tė mirė dhe nuk do tė zhgėnjehemi. Sepse zhgėnjimet janė rezultat i pritshmėrive tona! Nė Kuran kemi njė parabolė tė mrekullueshme pėr ata qė japin pėr kėnaqėsinė e Zotit:
“E shembulli i atyre qė pasurinė e vet e japin nga bindja e tyre e duke kėrkuar kėnaqėsinė e Allahut, i pėrngjan njė kopshti nė njė rrafshnaltė qė i bie shi i madh, e ai jep fruta tė dyfishtė. Po edhe nėse nuk i bie shi i madh, i bie njė rigė. Allahu sheh atė qė veproni.”
3

Ėshtė mė rėndėsi qė tė kuptohet nocioni lėmoshė. Tė gjithė duhet tė japim lėmoshė, duke u bazuar nė qėllimet tona. Nė fakt, nėse dėshirojmė qė pėrmes lėmoshės tė arrijmė devotshmėri, atėherė duhet mėsuar edhe se si tė japim lėmoshė:
 “Kurrė nuk do ta arrini sinqeritetin e plotė me besim derisa tė mos e jepni mė tė dhimbshmen e pasurisė suaj. Ēfarėdo qė tė jepni, Allahu e di atė.”
4

Nga ky varg kuranor mėsojmė se doemos duhet tė japim prej gjėrave mė tė dashura qė zotėrojmė, pra tė japim mė tė dhimbshmen e pasurisė sonė. Fundja, ėshtė shumė e lehtė tė japim diēka qė s’e pėlqejmė apo diēka qė s’na hyn nė punė. Vėshtirėsia qėndron nė dhėnien e asaj qė e duam mė shumė nga pasuria jonė. Ka njerėz tė cilėt paranė e dashurojnė tej mase, tė tjerėt dashurojnė
veten deri nė atė shkallė saqė pėr ta asgjė nuk luan rol, ajo qė atyre u intereson ėshtė tė kėnaqin epshin e tyre.

Tė jesh i aftė tė japėsh ėshtė mjaft me rėndėsi, sepse arritja e devotshmėrisė ėshtė njė synim pėr tė cilin tė gjithė duhet tė garojmė, pasi ajo konsiderohet burim i urtėsisė dhe urtėsia ėshtė burim i lumturisė.

 

Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
26.9.2008


1 El-Bekare (2), ajeti 215.
2 El-Insan (76), ajeti 8-9.
3 El-Bekare (2), ajeti 265.
4 Ali Imran (3), ajeti 92.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010