Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 9)
19.12.2009 16:29:03

Pasuria

Tė qenėt i pasur ėshtė ėndėrr dhe dėshirė e shumė njerėzve. Ka persona qė mendojnė se nėse ndonjėherė u jepet rasti tė zotėrojnė para tė mjaftueshme, nuk do tė kenė mė probleme. E vėrteta ėshtė se vetėm njerėzit qė e ēmojnė paranė aq shumė mendojnė kėshtu. Kam bindjen se shumė mė lehtė ėshtė ta kalojmė provimin e fatkeqėsisė dhe mjerimit sesa provimin e zhvillimit dhe tė pėrparimit. Megjithatė, ka njerėz tė cilėt, kur sigurojnė prona tė shumta, mendojnė se janė bėrė zot nė tokė. Kurani na e pėrshkruan shumė bukur tregimin e Karunit, kur tregon: “Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atė popull ngase Ne i patėm dhėnė aq shumė pasuri saqė njė grup i fuqishėm mezi bartnin ēelėsat e (pasurisė sė) tij, e kur populli i vet i tha: “Mos u kreno aq fortė sepse Allahu nuk i do tė shfrenuarit! Dhe me atė qė tė ka dhėnė Allahu, kėrko (ta fitosh) botėn tjetėr, e mos e lė mangėt atė qė tė takon nga kjo botė, dhe bėj mirė ashtu siē tė ka bėrė Allahu ty, e mos bėj tė kėqija nė tokė, se Allahu nuk i do ērregulluesit.”1

Karuni ishte shumė i pasur, kryelartė dhe arrogant. Ishte i porositur qė pasurinė e tij ta pėrdorte pėr qėllime dhe arsye tė mira, mirėpo pėrgjigja e tij ishte ashtu siē na e pėrshkruan edhe Kurani Famėlartė:  “Ai (Karuni) tha: ‘Mė ėshtė dhėnė (pasuria) vetėm nė sajė tė dijes sime!’ Po a nuk e di ai se Allahu shkatėrroi para tij nga popujt e lashtė tė tillė qė ishin edhe mė tė fuqishėm edhe mė tė pasur se ai, po mėkatarėt kriminelė as qė do tė pyeten pėr fajet e tyre (meqė Allahu e di). Ai (Karuni) doli para popullit tė vet me stolinė e tij, e ata qė kishin synim jetėn e kėsaj bote thanė: ‘Ah, tė kishim pasur edhe ne siē i ėshtė dhėnė Karunit, vėrtet ai ėshtė fatbardhė!”
2

Arroganca e tij ishte e tillė sa ai besonte se zotėronte dije tė veēantė, duke lėnė ndėrkaq nė harresė diturinė mė tė vlefshme mbi tė gjitha, e ajo ishte njohja e Allahut. Njerėzit, kur e shikonin Karunin, dėshironin tė bėheshin si ai dhe tė kenė fatin e tij. Ata nuk ishin fare nė dijeni se Karuni kishte dėshtuar nė provimin e mirėqenies dhe tė pėrparimit. Nga ky tregim kuranor mėsojmė se tė qenėt i pasur ėshtė sprovė, nė tė cilėn shumica nga ne mund tė dėshtojmė.

Pra, edhe njėherė ta shohim mėshirėn e Allahut xh.sh., i Cili thotė:
“Sikur Allahu t’ua shumonte begatinė robėrve tė vet, ata do t’i kalonin kufijtė, por Ai i furnizon me masė ata qė dėshiron, sepse Ai ėshtė i njohur hollėsisht dhe i dijshėm pėr robėrit e vet.”
3

Nga ky ajet mėsojmė edhe arsyet pėrse disa prej nesh zotėrojnė mė pak pasuri e disa tė tjerė mė shumė. Gjėja mė e mirė qė duhet vepruar ėshtė qė tė falėnderojmė Allahun pėr tė mirat qė na ka dhuruar, tė kujdesemi pėr to dhe gjithashtu t’i ndihmojmė tė varfrit. Allahu xh.sh. thotė: “Pasha natėn qė me errėsirė mbulon gjithėsinė! Pasha ditėn kur ajo shkreptin! Pasha Atė qė krijoi mashkullin e femrėn! Vėrtet, veprimi juaj ėshtė i llojllojtė. E, sa i pėrket atij qė jep e ruhet dhe vėrteton bindshėm pėr mė tė mirėn, Ne do ta pėrgatisim pėr mė tė lehtėn. E sa i pėrket atij qė bėn koprraci dhe e ndien veten tė pavarur (nga Zoti), e qė pėrgėnjeshtron mė tė mirėn, Ne do ta pėrgatisim pėr mė tė vėshtirėn. E pasuria e tij nuk do t’i bėjė dobi, kur ai tė zhduket. Detyrė e jona ėshtė vetėm tė udhėzojmė.”
4

Pasurinė duhet ta vlerėsojmė e ta pėrdorim nė bilanc tė mirė. Pasi e dimė se ajo vjen nga Krijuesi i Gjithėsisė, doemos duhet ta pėrdorim pėr vepra dhe qėllime tė mira dhe njėherazi tė jemi falėnderues ndaj Allahut qė na ka pasuruar. Pasi t’i kemi plotėsuar kėto kushte, atėherė kemi pasuar rrugėn e drejtė. Mirėpo, nėse e grumbullojmė atė dhe nuk kujdesemi pėr tė varfrit dhe nevojtarėt, atėherė kemi marrė rrugėn e gabuar.


Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
18.7.2008


1 El-Kasas (28), ajeti 76-77.
2 El-Kasas (28), ajetet 78-79.
3 Esh-Shura (42), ajeti 27.
4 El-Lejl (92), ajeti 1-12.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010