Falėnderimi i takon Allahut. Atė e falenderojmė
dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė
mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė
veprave tona. Kė e udhėzon Allahu s'ka kush e lajthit
dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, nuk ka kush e
udhėzon. Dėshmoj se s'ka zot tjetėr qė meriton tė
adhurohet pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj
se Muhamedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė
keni besuar! Kini frikė Allahun me njė frikė tė denjė
dhe mos vdisni ndryshe, vetėm se duke qenė muslimanė!" (Ali
Imran, 102)
"O ju
njerėz! Kini frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė
vete dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u
shtuan shumė burra e gra. Dhe kini frikė Allahun qė me
emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin se Allahu
ėshtė Mbikėqyrės mbi ju." (Nisa, 1)
"O
besimtarė! Kini frikė Allahun dhe thoni fjalė tė drejta.
Ai (Allahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, ju shlyen
mėkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe tė Dėrguarin
e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (Ahzab,
70-71)
Thėnia mė
e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i
mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue
selem). Veprat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, ēdo
shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo
lajthitje tė ēon nė zjarr.
Allahu (subhanehu
ue teala) thotė:
Unė do
ti largoj nga shenjat e Mia ata qė do tė jenė
mendjemėdhenj pa kurrfarė arsye nė tokė. (Araf, 146)
Dhe ata
tė cilėt nga mendjemadhėsia nuk duan tė mė pėrulen do tė
hyjnė, me siguri, nė xhehenem tė poshtėruar. (Gafir,
60)
Pejgamberi (alejhi selam) ka thėnė se Allahu i Madhėruar
thotė: Madhėshtia ėshtė veshja Ime, ndėrsa lartėsia
mbuloja Ime. Kush mė kundėrshton Mua nė kėto dy gjėra
dhe synon ti pėrvetėsojė ato, do ta hedh nė xhehenem
dhe kjo nuk do tė jetė aspak vėshtirė pėr Mua.
Nė njė
hadith tjetėr i dėrguari i Allahut, Muhamedi (salallahu
alejhi ue selem) thotė: Nė xhenet nuk do tė hyjė asnjė
qė nė zemrėn e vet ka mendjemadhėsi, madje edhe sa edhe
njė grimcė. Pastaj njė njeri pyeti: Po njeriu qė
dėshiron qė veshmbathja e tij tė jetė e bukur?
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) iu pėrgjigj:
Allahu ėshtė i bukur dhe e do tė bukurėn.
Mendjemadhėsia ėshtė pėrbuzje e sė vėrtetės dhe nėnēmimi
i njerėzve tė tjerė. (Muslimi)
Nė bazė
tė tė gjithė kėtyre argumenteve nga Kurani dhe suneti i
tė dėrguarit tė Allahut, Muhamedit (salallahu alejhi ue
selem) shihet qartė se mendjemadhėsia ėshtė prej
mėkateve, tė cilat shkaktojnė hidhėrimin e Allahut (subhanehu
ue teala). Nė veēanti, hadithi i fundit i Pejgamberit (salallahu
alejhi ue selem), nė tė cilin shpjegohet se ēka ajo
nėnkupton, duke thėnė se mendjemadhėsia ėshtė pėrbuzje e
sė vėrtetės, na bėhet e qartė se e vėrteta ėshtė se tė
qenėt i lartė ėshtė cilėsi me tė cilėn mund tė stoliset
vetėm Allahu (subhanehu ue teala), e kursesi krijesat e
Tij, siē ėshtė njeriu etj. Prandaj, Pejgamberi (salallahu
alejhi ue selem) do tė thotė se njeriu mendjemadh pėrbuz
tė vėrtetėn dhe i vesh vetes atė qė i takon vetėm
Krijuesit tė tij.
Pėr tė
mėsuar rrugėt apo format nė tė cilat ajo manifestohet,
ne do ti pėrmendim disa prej tyre:
1. Forma
e parė, nėpėr tė cilėn, mė sė shumti, pėrhapet
mendjemadhėsia ėshtė dituria. Ajo aq shpesh shfaqet tek
disa dijetarė sa qė mendojnė se kanė arritur kulmin e
diturisė; si rezultat i kėsaj, tek njerėzit e tillė
paraqiten ndjenjat e vlerėsimit dhe tė nėnvlerėsimit tė
tė paditurve.
2. Nė
prejardhje dhe pėrkatėsinė. Fakte tė shumta historike na
mjaftojnė tė kuptojmė mbi kėtė formė tė shfaqjes sė
mendjemadhėsisė. Ndarje nė klasa tė njerėzve ēka,
padyshim, Islami tė gjitha kėto i ka ērrėnjosur. Na
kujtohet, me siguri, hadithi i Pejgamberit (salallahu
alejhi ue selem) ku thotė: Nuk ka dallim ndėrmjet
arabit dhe joarabit. Gjithashtu, transmetohet rasti i
Ebu Dherrit (radijallahu anhu) i cili tregon duke thėnė:
Isha fjalosur para Pejgamberit (salallahu alejhi ue
selem) me njė njeri dhe, nė formė fyese, i kisha
pėrmendur nėnėn e tij, pėr ēka Pejgamberi (salallahu
alejhi ue selem) u zemėrua dhe tha: O Ebu Dherr, tek ti
kanė mbetur ende gjurmėt e paganizmit. Ata janė
vėllezėrit e tu (pse i ofendon?).
3. Nė
pasuri. Edhe kjo formė e shfaqjes sė mendjemadhėsisė ka
historinė e vet tė lashtė. Ta pasurit, duke pasur pėr
qėllim se dallohen prej tė varfėrve, madje edhe ti
nėnēmojnė, shfaqin mendjemadhėsinė e vet. Arsyeja e
ndalimit tė tejkalimit tė petkave tė nyjave tė kėmbėve,
ėshtė mendjemadhėsia.
4.
Mendjemadhėsia nė lavdėrim me numrin e ushtarėve, miqve,
familjes etj. Pėrveē kėsaj, dijetarėt pėrmendin se
mendjemadhėsia mund tė shfaqet edhe nė ngritjen e kokės
(nė ecje), mėnyrė e tė folurit dhe ngritja e zėrit gjatė
tė folurit, mėnyra e ecjes, qėndrimit, tė ulurit etj.
Besimtari duhet tė jetė modest nė jetėn dhe veprimet e
tij dhe tė largohet nga gjėrat qė mund ta shpijnė nė
mendjemadhėsi. Do tė mjaftonte tė pėrmendim vetėm njė
shembull e qė shpresojmė qė tė kemi dobi nga ky
shembull.
Ibn Ebu
Selemij ka thėnė: E kam pyetur Ebu Seid el Hudriun se
ēfarė duhet tė jetė, apo si duhet tė jetė njė musliman
nė sjelljet e tij ditore e jetėsore? Ai tha: O biri i
vėllait tim, kur tė hash, ha nė emėr tė Allahut; kur tė
pish, pi nė emėr tė Allahut dhe kur tė vishesh, vishu nė
emėr tė Allahut, pasi nė kėto ēėshtje mund tė ketė
hipokrizi, mendjemadhėsi (kibėr), mburrje dhe dėshirė
pėr famė, e kjo ėshtė mėkat dhe teprim. Unė nė shtėpinė
time i kam kryer punė qė i ka kryer edhe Pejgamberi (salallahu
alejhi ue selem), ndėrsa ai vet i ka mjelė delet, ka
qepur rroba, ka ngrėnė bashkė me shėrbėtorin e tij. Ai
vet shkonte nė treg, dhe blinte ēka i nevojitej dhe nuk
turpėrohej qė nė dorė mbante ndonjė send. Pėrshėndetej
pėr dore me mė tė varfrit dhe tė pasurit, i pari i jepte
selam atij qė e takonte, pa marrė parasysh tė riun apo
mė tė vjetrin. Sa herė qė dikush e ftonte, ai i
pėrgjigjej ftesės dhe askėnd nuk e ka nėnēmuar. Kishte
karakter tė qetė, ishte i sjellshėm, nė shoqėri
fytyrėqeshur, i ashpėr, por i matur, modest dhe nuk
lejonte tė poshtėrohet, bujar por jo shpėrdorues; thėnė
mė shkurt, ishte i ndjeshėm dhe i butė.
Vėllezėr
tė nderuar besimtarė!
E lusim
Allahun (subhanehu ue teala) qė tė na bėjė prej tė
devotshmėve dhe prej atyre qė pasi tė dėgjojnė kėshilla,
nxitojnė tė veprojnė sipas tyre!
Pėrgatiti: Shani Sylka
30.06.2006