Zbatimi praktik i Kuranit nė jetėn e pėrditshme (Pjesa 5)
19.12.2009 16:26:49

Miqėsia
 

   Nė Itali kemi njė thėnie shumė tė vjetėr: “Mė thuaj me kė rri, qė tė tė them se kush je”. Nė kėtė thėnie ka shumė urtėsi. Shokėt qė zgjedhim nė jetė tė tjerėve ua bėjnė me dije se ē’njerėz jemi. Ne dėgjojmė se filani ka qenė njeri shumė i mirė, mirėpo mė vonė ka rėnė nė shoqėri tė keqe. Sidoqoftė, e vėrteta ėshtė se askush nuk na drejtohet me pistoletė qė tė na detyrojė ta kalojmė kohėn me njerėz tė kėqij. Ne jemi ata qė e zgjedhim kėtė lloj shoqėrie. Mė poshtė kemi kėshillėn kuranore, ku Allahu i Madhėrishėm thotė:
   “Pėrkufizoje veten me ata qė lusin Zotin e tyre mėngjes dhe mbrėmje, e qė kanė pėr qėllim kėnaqėsinė e Tij; dhe mos i hiq sytė e tu prej tyre e tė kėrkosh bukuritė e kėsaj bote, dhe mos iu bind atij qė ia kemi shmangur zemrėn prej pėrkujtimit Tonė dhe i cili i ėshtė dhėnė epshit tė vet, sepse puna e tij ka mbaruar.”

   “Atė ditė zullumqari do t’i kafshojė duart e veta dhe do tė thotė: ‘I mjeri unė, ta kisha marrė rrugėn e Pejgamberit! O shkatėrrimi im, ah tė mos e kisha bėrė filanin mik! Nė tė vėrtetė, pasi e gjeta rrugėn e drejtė, ai mė largoi mua prej asaj, dhe djalli ėshtė ai qė e humb njeriun dhe e lė tė vetmuar.”

   Tė gjithė ne takojmė njerėz tė cilėt na gjykojnė duke u bazuar nė veturat qė ngasim, rrobat qė veshim etj. E tėrė kjo ndodh se ky lloj njerėzish shikojnė vezullimin e kėsaj bote dhe anėn e jashtme. Si rrjedhim, jemi tė porositur qė tė mos shoqėrohemi me kėtė grup njerėzish.
   Nėse dėshirojmė tė qėndrojmė me ta dhe tė kėrkojmė atė qė ata kėrkojnė, atėherė shumė shpejt na imponohet tė bėjmė shoqėri me ta dhe tė ndjekim mėnyrėn e jetesės sė tyre. Si rezultat i tėrė kėsaj, ne do tė bėhemi robėr tė epsheve tona dhe pėrfundimisht njė gjė e tillė nuk ėshtė e mirė. Le tė mendojmė dhe tė bėhemi sa mė tė kujdesshėm pėr shokėt qė zgjedhim; nė fund tė fundit, ne nuk dėshirojmė tė jemi nga mesi i atyre tė cilėt porositė e Allahut xh.sh. i kanė lėnė anash e qė tė kėrkojmė falje pėr gabimet qė kemi bėrė, pra mos tė humbim kohė se nė fund do tė bėhet shumė vonė. Njeriu ka vetėm njė jetė pėr tė punuar dhe vepruar. Nė anėn tjetėr, sa mė shumė t’i kushtojmė rėndėsi zgjedhjes sė shokėve, aq mė shumė duhet t’i rrisim raportet dhe miqėsinė tonė.
  
   Tash do tė sjellim edhe njė thėnie tė urtė italiane: “Kush ka gjetur njė mik, ka gjetur njė thesar”. Si rezultat i gjithė kėsaj, ne duhet qė gjithmonė tė sillemi mirė me secilin. Kurani na mėson mėnyrėn se si tė shoqėrohemi, duke na porositur:
   “Nuk ėshtė e barabartė e mira dhe e keqja, ndaj ktheje (tė keqen) nė mėnyrėn mė tė mirė. Se atėherė ai, me tė cilin kishit njėfarė armiqėsie, do t’ju bėhet mik i afėrt.”

   Mund tė ndodhė qė kėto fjalė tė duken si tė pakuptimta, por kur ato janė tė zbatueshme, marrin njė kuptim dhe njė perspektivė tė re. Mėnyra mė e mirė dhe mė e efektshme pėr ta kthyer tė keqen, shpaloset kur e kthejmė me tė mirė; pra nėse dikush na bėn keq, duhet t’ia kthejmė me tė mirė.
   Tė gjithė kemi nga njė zemėr. Sa njerėz janė tė kėqij qė t’i refuzojnė tė mirat? Shumė pak. Nė momentin kur do tė zbatojmė kėtė porosi dhe kėshillė tė bukur kuranore, jeta jonė do tė pasurohet edhe mė shumė.
 

Haxhah Liza Abdullah
Shqipėroi: Mr. Feim Dragusha
20.6.2008


1Autorja e kėtij libri ėshtė nga Italia. Edhe nė gjuhėn dhe traditėn shqiptare kemi shembuj tė shumtė, tė ngjashėm me kėtė qė pėrmend autorja. Pra, kur dikush nga ne shoqėrohet me njerėz tė mirė, pa dyshim se ajo i sjell dobi dhe tė mira individit, familjes, shoqėrisė e mė tutje, mirėpo si qėndron puna me personin i cili pėr shoqėri tė tij ka zgjedhur njerėzit e humbur, qė kanė humbur veten e do tė humbin edhe ata tė cilėt iu bashkėngjiten. (shėn. pėrk.)
2 El-Kehf (18), ajeti 28.
3 El-Furkan (25), ajeti 27-29.
4 Fussilet (41), ajeti 34.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010