Ndėr ajetet pėrmbledhėse nė Kuranin Fisnik ėshtė
edhe fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Ne i ēuam tė
Dėrguarit Tanė me prova tė qarta dhe bashkė me ta
zbritėm Librat (e shenjtė) dhe peshoren (e
drejtėsisė): qė njerėzit tė veprojnė drejt. Ne e
zbritėm hekurin, nė tė cilin ka (material pėr)
luftė tė fuqishme dhe dobi (tė tjera) pėr njerėzit,
me qėllim qė Allahu tė njohė ata qė e ndihmojnė
Atė dhe tė Dėrguarit e Tij, pa e parė Atė. Me tė
vėrtetė, Allahu ėshtė i Fortė dhe i Plotfuqishėm."
(Hadid, 25)
Ky ajet kuranor sqaron se dėrgimi i tė gjithė tė
Dėrguarve me prova, zbritja e Librit dhe e
peshores ka ndodhur me tė vetmin qėllim, qė tė
ngrihet drejtėsia nė mesin e njerėzve. Cilat janė
gjėrat qė konsiderohen shkak pėr realizimin e
kėtij synimi thelbėsor nė jetėn e popujve? Kėtė
ēėshtje dėshirojmė ta trajtojmė nė rreshtat nė
vijim.
Me provat e qarta, me tė cilat u dėrguan tė
Dėrguarit, nėnkuptojmė mrekulli tė qarta,
legjislacione tė dukshme, argumente madhėshtore,
fakte tė prera se ajo pėr tė cilėn thėrrasin tė
Dėrguarit ėshtė synimi i Allahut.
Me fjalėn Libėr nė ajet nėnkuptohet libri i ēdo tė
Dėrguari. Ndėrsa me peshore nėnkuptohet drejtėsia.
Drejtėsia ndryshe quhet edhe peshore pėr faktin se
peshorja ėshtė instrument i drejtėsisė dhe
barazisė. Ndėrsa qėllimi ėshtė te drejtėsia nė
fjalė dhe vepra. Feja me tė cilėn kanė ardhur tė
gjithė tė Dėrguarit e tėra ėshtė drejtėsi,
drejtėsi nė urdhėresat dhe ndalesat dhe nė
bashkėveprimin me krijesat. Drejtėsinė e sqarojnė
librat e tė Dėrguarve, ndėrsa ėshtė cekur
veēanėrisht pėr rėndėsinė qė ka pėr faktin se
drejtėsia konsiderohet mjet i rregullimit tė
ēėshtjeve njerėzore. Allahu thotė: " Vėrtet, Ne (o
Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me tė drejtėn, nė
mėnyrė qė ti tė gjykosh ndėrmjet njerėzve sipas
asaj qė tė ka shpallur Allahu." (Nisa, 105). Libri
pėr ahiretin, ndėrsa peshorja pėr kėtė botė.
Komentimi i peshores me drejtėsi ėshtė qėndrimi i
Ibn Abasit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, dhe i
shumicės sė komentuesve.
Zbritja e peshores nėnkupton qė njerėzit tė
punojnė sipas saj, si fjala e Allahut tė Lartėsuar:
"Ai vuri drejtėsinė" (Rahman, 7). Kėtu duhet tė
kihet parasysh me gjithė qartėsinė e tij fakti se
drejtėsia nuk nėnkuptohet vetėm nė rastin e
gjykimit ndaj palėve dhe nė dhėnien e tė drejtave
tė njerėzve.
Drejtėsia kėrkohet nė ēdo gjė, nė tė gjitha fushat
dhe nė tė gjitha nivelet. Drejtėsia qėndron nė
raportet ndėrmjet robit dhe Zotit tė tij, ndėrmjet
muslimanit dhe vėllait tė tij, ndėrmjet muslimanit
dhe armikut tė tij, ndėrmjet gjykatėsit dhe tė
dėnuarit, ndėrmjet tė pasurit dhe tė varfrit,
ndėrmjet tė dobėtit dhe tė fortit. Alusi ka thėnė:
"Drejtėsia ėshtė fjalė pėrmbledhėse qė pėrfshin
ēdo gjė nė tė cilėn duhet tė ketė drejtėsi."
"Ne e zbritėm hekurin", zbritja e hekurit
nėnkupton krijimin e tij, si fjala e Allahut tė
Lartėsuar: " Ai ka krijuar pėr ju tetė ēifte
bagėtish." Kuptimi ėshtė se hekurin e bėmė
sigurues dhe mjet mbrojtės pėr atė qė refuzon tė
vėrtetėn pas ofrimit tė argumenteve ndaj tij.
Qėllimi i tė shprehurit me "zbritje" ėshtė t'i
tėrhiqet vėrejtja dėgjuesve lidhur me urtėsinė e
Allahut tė Lartėsuar pėr krijimin e hekurit si dhe
paralajmėrimi se dobitė qė ka duhet tė vendosen
aty ku duhet, si pėrgatitja e ushtrive pėr
mbrojtjen e atdheut nga armiku, ruajtjen e
shtėpisė pėr tė larguar dėmet, etj., e jo tė
vendosen dobitė e tij aty ku nuk duhet.
Me fjalėn "dobi (tė tjera)" dihet fakti se hekuri
konsiderohet prej elementeve mė tė rėndėsishme dhe
mė tė nevojshme sesa elementet e tjera.
"Me qėllim qė Allahu tė njohė ata qė e ndihmojnė
Atė", qė t'u tregojė njerėzve gjurmėt e dijes sė
Allahut pėr atė qė e ndihmon Atė. Ndihma e
njerėzve pėr Allahun qėndron nė ndihmėn pėr fenė e
Tij, por dihet qė Allahu ėshtė i pasur dhe nuk ka
nevojė pėr ndihmė. Kėtu futet ndihma e
legjislacionit tė tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe
paqja e Allahut qoftė mbi tė, pas vdekjes sė tij
dhe mbrojtja e tij. Gjithashtu ndihma e prijėsve
tė muslimanėve pėrderisa pasojnė tė vėrtetėn,
ndihma e tė dobėtėve nga besimtarėt. E tėrė kjo
futet tek fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Me qėllim
qė Allahu tė njohė ata qė e ndihmojnė Atė". Kjo
ėshtė njėjtė si fjala e Allahut: "O besimtarė,
nėse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t'ju ndihmojė"
(Muhamed, 7)
Dobitė e ajetit: Ajeti pėrfshin shumė dobi e
mėsime, prej tė cilave pėrmendim:
1- Njerėzit janė tre lloj kategorish. Kategoria e
parė janė ata qė shkojnė pėrpara me tė mira (pėrtej
detyrimeve). Tė tillėt sillen me krijesat sipas
Librit tė Allahut, tregohen tė drejtė dhe ruhen
nga vendet e dyshimta. Kategoria e dytė janė nė
rrugė tė mesme (duke kryer detyrimet dhe duke
shmangur tė ndaluarat). Tė tillėt kanė nevojė pėr
peshore dhe kategoria e tretė i bėjnė dėm vetes
(duke bėrė vepra tė ndaluara), nuk janė tė drejtė.
Kėtyre patjetėr u duhet hekuri dhe qortimi. Kjo
ndarje ėshtė nxjerrė nga fjala e Allahut tė
Lartėsuar: "Disa prej tyre i bėjnė dėm vetes (duke
bėrė vepra tė ndaluara), disa janė nė rrugė tė
mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur tė
ndaluarat), ndėrsa disa, me lejen e Allahut,
shkojnė pėrpara me tė mira (pėrtej detyrimeve);
kjo ėshtė dhuntia e madhe. (Fatir, 32)
2- Njeriu ose mund tė jetė prej atyre qė kanė
shpirt tė qetėsuar, i cili jeton vetėm pėr Allahun
dhe vepron vetėm sipas Librit tė Allahut, ashtu
siē thotė Ai: "...ata qė besojnė dhe zemrat e tė
cilėve, kur pėrmendet Allahu, qetėsohen." (Ra'd,
28), ose mund tė jetė prej atyre qė kanė shpirt
qortues. Kėta tė fundit patjetėr kanė nevojė pėr
peshore nė njohjen e moralit, nė mėnyrė qė tė
ruhen nga teprimi dhe neglizhenca dhe tė mbeten nė
rrugėn e drejtė. Por mund tė jetė edhe prej atyre
qė kanė shpirt tė prirė pėr tė keqe dhe kėtu
patjetėr duhet angazhimi i hekurit.
3- Pėrmendja e Librit nė ajet sinjalizon tė
punuarit sipas dispozitave tė sheriatit, tė cilat
obligojnė drejtėsinė dhe barazinė. Kjo ėshtė
ēėshtja e tė dijshmėve dhe obligim i tyre. Ndėrsa
pėrmendja e peshores sinjalizon obligimin e
bartjes sė njerėzve mbi parimet e ngritura mbi
drejtėsinė. Kjo ēėshtje ėshtė e prijėsve dhe
obligim i tyre. Pėrmendja e hekurit sinjalizon se
nėse njerėzit rebelohen, duhet tė pėrdoret shpata.
Kjo argumenton se shkalla e dijetarėve, tė cilėt
janė tė zotėt e Librit, ėshtė kryesuese ndaj
shkallės sė prijėsve, tė cilėt janė tė zotėt e
shpatės.
4- Nė ajet ka argument se tė Dėrguarit janė unik
nė objektivin e sheriatit dhe nė mesazhin e
Allahut, d.n.th. i urdhėrojnė robėrit tė jenė tė
drejtė.
5- Allahu i Lartėsuar nė kėtė ajet e ka shoqėruar
Librin me hekurin sepse Ai me kėto dy ēėshtje e
ndihmon fenė e Vet, e lartėson fjalėn e Vet, me
Librin nė tė cilin ka argumente dhe fakte dhe me
shpatėn ndihmėse me lejen e Allahut. Dhe nė fund,
e nuk ėshtė e fundit, ajeti na mėson se kėrkesat
dhe objektivi i legjislacioneve ėshtė ngritja e
njė jete tė drejtė dhe ngritja e njė shoqėrie tė
drejtė. Allahu e di mė si miri!
Pėrgatiti: Almedin Ejupi
12.7.2009
|