T’i mbajnė gjynahet e veta… si dhe pjesėn e gjynaheve tė atyre qė i ēuan nė humbje
19.12.2009 16:02:48

Ėshtė i njohur fakti se nė legjislacionet qiellore pėrgjithėsisht e nė legjislacioni islam veēanėrisht se njeriu nuk ndėshkohet pėr shkak tė veprimit tė tjetrit e as nuk jep pėrgjegjėsi pėr ndonjė shkelje tė ndonjė njeriu tjetėr. Tekstet kuranore nė vėrtetimin e kėtij kuptimi janė tė shumta, prej tė cilave pėrmendim: Fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Nė dobi tė tij ėshtė e mira qė bėn, kurse nė dėm tė tij ėshtė e keqja qė punon." (Bekare, 286), gjithashtu fjala e Tij: "Kushdo qė bėn diēka, punon pėr vete dhe askush nuk ngarkohet me barrėn e tjetrit." (En'am, 164), fjala e Tij: "qė secili tė shpėrblehet pėr atė qė ka bėrė." (Taha, 15) e ajete tė tjera tė ngjashme si kėto.
Krahas kėtyre ajeteve, tė cilat vėrtetojnė se pėrgjegjėsinė ndėshkimore e mbart vetė kryesi i veprės, nė anėn tjetėr gjejmė disa prej ajeteve tė cilat argumentojnė se gjynahqari mund tė ndėshkohet pėr shkak tė gjynahut tė tjetrit. Prej kėtyre ajeteve janė edhe fjala e Allahut tė Lartėsuar: "(Le tė thonė kėshtu, me qėllim) qė t’i mbajnė gjynahet e veta tė plota nė Ditėn e Kiametit, si dhe pjesėn e gjynaheve tė atyre qė i ēuan nė humbje." (Nahl, 25). Gjithashtu fjala e Tij: "Ata (mohuesit), do t’i mbartin barrėt e veta e bashkė me to edhe barrė tė tjera." (Ankebut, 13)
Kėto dy ajete nga pamja e jashtme na bėjnė me dije se disa njerėz do tė ndėshkohen pėr shkak tė disa veprimeve tė cilat i kanė bėrė tė tjerėt e jo ata, gjė e cila mund tė duket se ekziston kundėrthėnia ndėrmjet ajeteve mohuese pėr bartjen e barrės dhe gjynaheve tė tė tjerėve dhe atyre pohuese.
Pa dyshim se Libri i Allahut tė Madhėrishėm ėshtė shumė mė i lartė dhe mė madhėshtor sesa tė pėrmbajė kundėrthėnie ndėrmjet ajeteve tė tij, pėr faktin se Libri ėshtė i Allahut tė Lartėsuar: "Atij nuk mund t’i afrohet gėnjeshtra nga asnjėra anė." (Fussilet, 42)
Ajo qė duket nė shikim tė parė se ekzistojnė kundėrthėniet ndėrmjet ajeteve ėshtė thjesht pėr shkak tė kufizimit tė logjikės sė njeriut, kurse nė realitet nuk ekziston kundėrthėnia.
Dijetarėt kanė dhėnė pėrgjigje lidhur me atė qė duket tė ketė mospėrputhje ndėrmjet ajeteve duke thėnė: "Nė origjinė, ēėshtja e llogaridhėnies dhe e pėrgjegjėsisė nė Ditėn e Kiametit ėshtė qė njeriu nuk e mbart barrėn e tjetrit, pėr faktin se kjo ėshtė nė kundėrshtim me parimin e drejtėsisė me tė cilin pajtohen tė gjitha legjislacionet qiellore. Por, nė kėtė esencė mund tė ketė pėrjashtime pėr ndonjė shkak tė caktuar, qė do ta sqarojmė nė vijim. Po e ilustrojmė me njė shembull nga jeta. Sikur njė individ ta nxitė njė person tjetėr pėr vrasjen e njė burri, ky i fundit i pėrgjigjet kėsaj nxitjeje dhe e vret njeriun. Nė kėtė situatė ndėshkohet autori i drejtpėrdrejtė, respektivisht vrasėsi, gjithashtu ndėshkohet edhe nxitėsi i vrasjes. Nuk ėshtė e drejtė tė thuhet kėtu se ndėshkimi duhet t'i shqiptohet vetėm vrasėsit tė drejtpėrdrejtė e jo shtytėsit tė vrasjes. Shtytėsi i vrasjes konsiderohet shkaktar i vrasjes nga aspekti se ai e ka nxitur personin dhe e ka shtyrė drejt kryerjes sė vrasjes.
Sikur tė mos ekzistonte kjo shtytje nuk do tė ndodhte vrasja. Prandaj, nuk ėshtė e qėlluar dhe e drejtė qė vrasja t'i atribuohet vetėm autorit tė drejtpėrdrejtė e jo nxitėsit. Sikur kjo tė bėhej kėshtu, atėherė gjykimi do tė ishte i pavend dhe i padrejtė. Ajetet rreth tė cilave po flasim nuk qėndrojnė shumė larg asaj qė ilustruam mė sipėr. Ajetet bėjnė me dije pėr mbartjen e ndėshkimit pėr njė veprim qė e kanė bėrė tė tjerėt sepse ishin shkaktarė pėr largimin e njerėzve nga rruga e Allahut dhe nga ky kėndvėshtrim do tė dėnohen. Prandaj, e drejtė ėshtė tė ngarkohen me barrėn e tė tjerėve pėr shkak tė veprimeve tė tyre, tė cilat ēuan nė humbjen e tė tjerėve.
Nga kjo nuk duhet tė kuptohet se tė humburit do tė lirohen dhe falen nga dėnimi dhe llogaridhėnia, por qė tė dy do tė japin llogari pėr veprimet e tyre. Mashtruesit do tė mbartin gjynahet e atyre qė i mashtruan dhe i humbėn dhe do tė ndėshkohen pėr kėtė shkak, ndėrsa tė humburit do t'i mbartin gjynahet e tyre pėr shkak tė pasimit tė mashtruesve.
Lidhur me ajetin: "Ata (mohuesit), do t’i mbartin barrėt e veta e bashkė me to edhe barrė tė tjera" (Ankebut, 13) ėshtė transmetuar nga Muxhahidi tė ketė thėnė: "Do t’i mbartin gjynahet e tyre dhe gjynahet e atyre qė iu binden dhe i dėgjuan e as nuk do t’u lehtėsohet aspak dėnimi i tyre."
Sikur tė thellohemi mė tepėr nė ēėshtje, do tė na sqarohet se ajo qė e mbartin mashtruesit nga barra e tė humburve nė fakt ėshtė rezultat i punės dhe i fitimit tė tyre, pasi ata janė shkaktarė tė drejtpėrdrejtė tė humbjes sė pasuesve dhe ėshtė plotėsisht e drejtė tė dėnohen dhe tė japin llogari pėr njė veprim qė e shpikėn vetė ata. Prandaj, ndėshkimi nuk ėshtė pėr shkak tė veprimit qė kanė bėrė tė tjerėt, por pėr shkak se vetė ata e kanė kryer. Kėsisoj, na bėhet e qartė se ndėshkimin e kanė fituar nga vetė dora e tyre e jo nga tė tjerėt.
Kėtė e pėrforcon edhe hadithi tė cilin e shėnon Muslimi tė transmetuar nga Xherir b. Abdullahu, i cili thotė: "Ishim tek i Dėrguari i Allahut nė mesin e ditės. Erdhėn disa njerėz tė varfėr, shumica e tė cilėve ishin prej Medarrit. Kur i pa i Dėrguari i Allahut kėshtu, i ndryshoi fytyra pėr shkak tė varfėrisė qė kishte parė tek ta. Njė njeri dha lėmoshė nga dinarėt dhe dėrhemėt e vet, nga veshja e tij, pastaj nga gruri dhe hurmat e tij, derisa tha se edhe gjysmėn e hurmės, nėse ėshtė nevoja, do ta jap. Pastaj erdhi njė njeri prej ensarėve me njė pako, saqė nuk kishte mundėsi ta mbante nė dorė, pastaj filluan njerėzit tė japin, derisa pashė dy grumbuj tė mėdhenj me ushqim dhe me rroba, gjersa pashė fytyrėn e tė Dėrguarit tė Allahut tė shndriste si tė ishte prej ari. I Dėrguari i Allahut tha: “Kush hap njė rrugė tė mirė nė Islam (njė sunet tė mirė), ai do tė ketė shpėrblimin e vet dhe tė atyre qė vinė pas tij, pa iu pakėsuar shpėrblimi atyre qė punojnė pas tij. Ndėrsa kush hap njė rrugė tė keqe nė Islam, ai do tė ketė mėkatin e vet dhe tė atyre qė punojnė pas tij me tė, pa iu pakėsuar atyre dėnimi.”
Nė njė transmetim tjetėr nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, thotė se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė : ''Kush thėrret nė udhėzim ka shpėrblim (pėr kėtė) dhe shpėrblimin e atyre qė veprojnė me kėtė udhėzim, duke mos iu pakėsuar ky shpėrblim (atij qė realisht e kryen veprėn). Kush fton nė humbje, ka mėkat sa mėkati i tė gjithė atyre qė e kanė pasuar, pa u pakėsuar prej mėkateve tė tyre asgjė”. Shėnon Muslimi.
Kėto dy hadithe argumentojnė qartė pėr atė qė sqaruam mė lart. Njeriu mbart pėrgjegjėsinė e veprės sė tij nėse nė veprėn e tij ka ndikim tė drejtpėrdrejt ose tė tėrthortė te tjetri. Duke u bazuar mbi kėtė qė thamė, nėse dikush ėshtė prijės drejt sė keqes dhe ftues drejt saj dhe njerėzit e pasojnė atė, ai nė Ditėn e Gjykimit do tė mbartė gjynahet e tij dhe gjynahet e atyre qė e pasuan pa u pakėsuar prej mėkateve tė tyre asgjė.
Nė dritėn e asaj qė pėrmendėm lidhur me esencėn e llogarisė dhe tė ndėshkimit nuk ėshtė nė mėnyrė absolute dhe nė formė tė prerė, por ėshtė e pėrcaktuar a ka njeriu ndikim te tjetri apo jo. Nėse po, atėherė ėshtė pjesėmarrės nė ndėshkim dhe llogaridhėnie. Nga kėtu mėsojmė se ndėrmjet ajeteve nuk ekzistojnė kundėrthėnie dhe mospajtime reale. Allahu di mė sė miri!


Pėrgatiti:Almedin Ejupi
14.6.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010