Komentimi i ajetit “Dhe rrini nė shtėpitė tuaja” (El Ahzab, 33)
19.12.2009 16:01:30

Ibn Kethiri, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Thėnia e Allahut: “Dhe rrini nė shtėpitė tuaja.” (El Ahzab 33), do tė thotė qė femrat tė qėndrojnė nė shtėpitė e veta dhe tė mos dalin nga shtėpia pėrveē pėr ndonjė nevojė. Nevojė nė Islam ėshtė namazi nė xhami, duke u bazuar nė fjalėn e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, qė e transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftė ik kėnaqur me tė: “Mos i ndaloni robėreshat e Allahut (femrat) tė shkojnė nė xhamitė e Allahut dhe kur tė dalin tė dalin tė paparfumuara.” (Ebu Davudi 1/155. Shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė hasen-sahih. Shih Sahih Ebu Davud 529.) Nė njė transmetim tjetėr ka thėnė: “Dhe qėndrimi i tyre nė shtėpitė e tyre ėshtė mė i mirė pėr to.”

Gjithashtu Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Nuk ka dyshim se e gjithė femra ėshtė avret dhe kur tė dalė femra (jashtė shtėpisė), e shoqėron atė shejtani dhe mė sė afėrmi kėnaqėsisė sė Allahut ėshtė nėse ajo rri nė shtėpinė e saj.” (Tirmidhiu, Ibn Ebi Shejbe, Ibn Huzejme, Ibn Hibani dhe hadithi ėshtė sahih.)

Po ashtu ka thėnė: “Namazi i femrės nė dhomėn e saj ėshtė mė i mirė sesa namazi i saj nė dhomėn e pritjes (sallon) dhe namazi i saj nė dhomėn e fjetjes sė saj ėshtė mė i mirė sesa namazi i saj nė dhomėn e saj.” (Ebu Davudi 570, Tirmidhiu 1173. Shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih. Shih Sahih Et-tergib uet-terhib 1/136) (Tefsir el Kuranil Adhim i Ibn Kethirit 3/482.)

Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Thėnia e Allahut: “Dhe rrini nė shtėpitė tuaja” (El Ahzab 33), i urdhėron femrat tė qėndrojnė nė shtėpitė e tyre. Edhe pse ky ajet u ėshtė drejtuar grave tė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, i pėrfshin edhe femrat e tjera pėr shkak se nuk ka ardhur ndonjė argument qė tregon se ky ajet ka pėr qėllim vetėm gratė e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem e jo edhe femrat e tjera dhe Islami ėshtė i mbushur me argumente tė cilat e urdhėrojnė femrėn tė qėndrojė nė shtėpinė e saj dhe tė mos dalė nga shtėpia pėrveēse pėr ndonjė nevojė. Allahu xh.sh. i ka urdhėruar gratė e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem tė qėndrojnė nė shtėpitė e tyre dhe i ka ndaluar ta shfaqin bukurin e tyre duke u zhveshur (ky urdhėr i pėrfshin tė gjitha femrat muslimane).

Pastaj vazhdon Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė, dhe thotė: “Tregon Thalebiu dhe tė tjerėt se Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kur e lexonte kėtė ajet, qante saqė i lagej hixhabi nga lotėt e saj.

Po ashtu theksohet se kur Sevdeja (gruaja e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem) ėshtė pyetur se pse nuk shkonte nė haxh dhe umre ashtu siē po shkojnė edhe motrat e saj. Ajo tha: “Unė e kam bėrė haxhin dhe umren dhe Allahu xh.sh. mė ka urdhėruar tė qėndroj nė shtėpi.” Thekson transmetuesi i kėtij hadithi dhe thotė: “Vallahi nuk ka dalė prej derės sė dhomės sė saj derisa e kanė nxjerrė xhenaze. Allahu qoftė i kėnaqur me tė.”

Pastaj Kurtubiu thotė: “Nuk ka pėr qėllim ajeti: “Dhe rrini nė shtėpitė tuaja” qė mos ta kalojnė gratė pragun e shtėpisė sė tyre asnjėherė. Atyre u ėshtė lejuar tė dalin, mirėpo nėse kanė nevojė.

Dhe duhet ta dimė se ky lejim (qė tė dalin femrat jashtė shtėpisė nėse kanė nevojė) nuk ėshtė i pėrgjithshėm dhe pa kushte, pra nuk i lejohet femrės tė dalė jashtė shtėpisė kur tė dėshirojė dhe nga tė dėshirojė ajo, po ashtu tė pėrzihet me meshkujt nė ndeja tė ndryshme. Nevoja janė ato gjėra tė cilat gruaja patjetėr duhet t’i kryejė apo gjėra qė patjetėr duhet t’i blejė.

Dhe pa dyshim se nuk kemi mundėsi t’i pėrfshijmė dhe t’i pėrmendim tė gjitha rastet se kur i lejohet femrės tė dalė nga shtėpia dhe kur jo. Po ashtu nuk ka mundėsi tė vendoset ndonjė rregull pėr kėtė ēėshtje, mirėpo njeriu ka mundėsi tė gjykojė dhe t’i shikojė rastet se kur i lejohet gruas tė dalė dhe kur jo sipas haditheve dhe kushteve qė ka pėrmendur Pejgamberi salallahu alejhi ue selem pėr lejimin e daljes sė femrės jashtė shtėpisė. (El Hixhab f.309)

Prej tyre, si p.sh. kėrkimi i lejes pėr tė shkuar nė xhami, shkuarja e femrave nė haxh apo nė faljen e xhumasė apo tė dy bajrameve, po ashtu edhe vizita e varrezave apo prania nė luftė dhe nė tė gjitha kėto raste ka rregulla, kushte dhe ndalesa.

Argument pėr lejimin e daljes sė gruas jashtė shtėpisė pėr nevojat e saj (nė rast se nuk ka mundėsi tjetėrkush t’i kryejė kėto nevoja) ėshtė hadithi qė transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, e cila thotė: “Ka dalė Sevdeja pasi ka zbritur urdhri i mbulesės pėr nevojat e saj dhe ajo ishte njė grua me shtatė tė lartė dhe posa dilte ajo nga shtėpia, njihej nga ata persona tė cilėt e njihnin atė para se tė bėhej obligim mbulesa. Dhe kur ajo doli pėr nevoja tė saj, e takoi atė Omer ibn Hatabi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe i tha: “O Sevde, vallahi nuk ke mundėsi tė fshihesh nga ne! Pėr kėtė shkak, ki kujdes se si del.” Thotė Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Pastaj ajo u kthye dhe Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ishte tek unė duke ngrėnė drekė dhe nė dorėn e tij kishte njė kockė me mish dhe Sevde hyri brenda dhe tha: “O i Dėrguar i Allahut, unė dola nga shtėpia pėr disa nevoja tė mia dhe mė takoi Omeri dhe mė tha kėto fjalė.” Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Pastaj Allahu e inspiroi Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke qenė kocka me mish ende nė dorėn e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe tha: “Me tė vėrtetė ju ėshtė lejuar juve (femrave) tė dilni (nga shtėpia) pėr nevojat tuaja.” (Muslimi dhe Buhariu 1/249)

Shejh Mustafa Adevi, Allahu e ruajttė, thotė: “Sa i pėrket daljes sė gruas nga shtėpia e saj, dije se ėshtė e urryer dalja e gruas nga shtėpia e saj pa nevojė pėr shkak se Allahu xh.sh. thotė: “Dhe rrini nė shtėpitė tuaja e mos shfaqni bukurinė tuaj si shfaqej nė injorancėn e hershme.” (El Ahzab 33) Edhe pse Allahu xh.sh me kėtė ajet ju ka drejtuar grave tė pejgamberit salallahu alejhi ue selem, ky ajet vlen edhe pėr femrat e tjera dhe dalja e saj lejohet nė rast tė sigurisė nga fitneja. Po ashtu, kur del nga shtėpia e saj pėr nevojat e saj, ajo duhet t’u pėrmbahet ligjeve tė Islamit, tė dalė e mbuluar, tė mos parfumohet, tė largohet nga vendet ku ka meshkuj, tė mos ecė nė mes tė rrugės, tė mos veshė kėpucė qė kėrcasin dhe nė pėrgjithėsi duhet tė dalė duke i plotėsuar kushtet qė i ka caktuar Allahu xh.sh. dhe i Dėrguari i Tij. (Xhami Ahkam En-nisa f.120)

Ibn El Arabij ka thėnė: “Kam vizituar mė shumė se njė mijė vende dhe nuk kam parė gra mė tė kujdesshme ndaj familjes sė tyre dhe mė tė matura dhe modeste se sa femrat e Nablusit (palestinės), ku ėshtė hedhur Ibrahimi alejhi selam nė zjarr. Unė kam ndenjur nė atė vend dhe nuk kam parė asnjė femėr nė rrugė ditėn, pėrveē ditėn e xhuma (premte). Nė atė ditė ato dilnin pėr namazin e xhumasė, saqė u mbushte xhamia prej tyre dhe kur pėrfundonte namazi, shkonin nėpėr shtėpitė e tyre dhe nuk ka parė mė syri im asnjė femėr deri nė xhumanė e ardhshme.” (El Xhami El Ahkam el kuran, tė Kurtubiut 8/5450)

Dijetari Ebul Ala el Mevdudi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Ka thėnė tabiini, komentatori i njohur i Kuranit, Katade ibn Deame: “Pozita e femrės dhe vendqėndrimi i saj ėshtė shtėpia dhe nuk i ėshtė obliguar gruas ndonjė punė jashtė shtėpisė sė saj pėr ndonjė shkak tjetėr pėrveēse qė tė qėndrojė nė shtėpi e qetė dhe tė kryejė obligimet e saj familjare. Nėse femra ka nevojė tė dalė, i lejohet tė dalė nga shtėpia me kusht qė tė dalė kokulur, mos tė ketė nė rrobat e saj ndonjė zbukurim tėrheqės qė tėrheq shikimin e njerėzve dhe mos tė ketė pėr qėllim tė zbulojė bukuritė e saj duke zbuluar fytyrėn ndonjėherė apo duart. Po ashtu nuk duhet tė ecė me njė ecje tėrheqėse dhe nuk i lejohet tė vendosė stoli. Nuk i lejohet tė ngrejė zėrin qė tė dėgjojnė tė tjerėt. I lejohet tė flasė pėr nevojat e veta, mirėpo nuk lejohet tė flasė me njė gjuhė tėrheqėse. Nėse i zbaton tė gjitha kėto kushte, i lejohet tė dalė nga shtėpia pėr nevojat e veta.” (El Hixhab f.308) 

 

Pėrktheu: Eroll Nesimi
3.5.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010