Allahu ėshtė pranues i pendimit
19.12.2009 16:01:12

Nė Kuranin Fisnik rreth pendimit lexojmė shumė ajete, prej tė cilave janė edhe kėto: "Allahu ėshtė pranues i pendimit vetėm pėr ata qė bėjnė ndonjė tė keqe nga padituria dhe pendohen shpejt." (Nisa, 17)

Gjithashtu fjala e Allahut tė Madhėrishėm: "Thuaj: "O robėrit e Mi, qė i keni bėrė keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresėn nė mėshirėn e Allahut! Allahu, me siguri, i fal tė gjitha gjynahet." (Zumer, 53)

"Ai e pranon pendimin e robėrve tė Vet, i fal gjynahet dhe i di tė gjitha ēfarė punoni ju." (Shura, 25)

"A nuk e dinė ata se Allahu ėshtė Ai qė pranon pendimin dhe bamirėsinė nga robėrit e Vet?" (Tevbe, 104).

Dijetarėt thonė: “I gjithė umeti ėshtė unanim se pendimi (tevbeja) ėshtė obligim pėr besimtarėt, duke u mbėshtetur nė fjalėn e Allahut tė Madhėrishėm: "Tė gjithė ju, o besimtarė, kthehuni tek Allahu tė penduar, qė tė arrini shpėtimin!" (Nur, 31)

Ēėshtja e pendimit nė Islam ėshtė njė ēėshtje madhore dhe konsiderohet njė dhunti me tė cilėn Allahu i Lartėsuar i begaton robėrit e Vet. Ai u ofron mundėsinė qė tė rishikojnė llogaritė, tė arrijnė atė qė u ka kaluar dhe tė kthehen tek ajo qė ėshtė shpėtim nga shkatėrrimi. Nė vijim do tė flasim lidhur me ajetet tė cilat i theksuam nė fillim tė kėtij shkrimi, tematika e tė cilave ėshtė pendimi.

Nė fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Allahu ėshtė pranues i pendimit" ėshtė konfirmim dhe premtim nga ana e Allahut tė Madhėrishėm pėr pranimin e pendimit nga robėrit e Tij, tė cilėt i bėnė dėm vetes sė tyre me gjynahet, tė mėdha dhe ato tė vogla. Sikur (falja e mėkateve) nėnkuptohet se ėshtė obligim pėr Allahun e Lartėsuar, por asgjė nuk ėshtė obligim pėr Tė, vetėm se ajo qė ia ka obliguar Vetes.

Lidhur me fjalėn e Allahut: "Allahu ėshtė pranues i pendimit vetėm pėr ata qė bėjnė ndonjė tė keqe nga padituria", nga ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmetohet se ka thėnė: “Kush punon ndonjė tė keqe, ai ėshtė i paditur e nga padituria e tij ėshtė bėrja e ndonjė tė keqeje.”

Fjala e Allahut "pendohen shpejt" nėnkuptohet qė mėkatari tė shpejtojė drejt pendimit pas mėkatit duke mos kėmbėngulur nė mėkatin dhe gabimin e tij.

Ndėrsa sa i pėrket fjalės sė Allahut tė Lartėsuar: "Nuk pranohet pendimi i atyre qė vazhdimisht bėjnė tė kėqija" (Nisa, 18), ėshtė paralajmėrim pėr mospranimin e njė lloj pendimi, e ai ėshtė nė momentin e afrimit tė vdekjes dhe humbjes sė shpresės nga jeta "e, kur u afrohet vdekja, atėherė thonė: "Unė tani me tė vėrtetė po pendohem" (Nisa, 18). Prej robit gjatė pendimit kėrkohet qė punėn ta shoqėrojė me fjalė. Atij nuk i mjafton tė thotė atė qė nuk punon e as tė punojė atė qė nuk e thotė. Deklarim i pendimit thjesht nuk janė vetėm fjalėt qė thuhen dhe shprehjet qė pėrsėriten, por patjetėr duhet ta vėrtetojė puna dhe vepra, pėrndryshe nuk konsiderohet pendim i sinqertė.

Kur humb shpresa pėr jetė, pendimi atėherė nuk ka dobi pėr faktin se nuk ka hapėsirė pėr punė dhe veprim. Nė kėtė kontekst kanė ardhur hadithe tė shumta tė cilat konfirmojnė njė gjė tė tillė. Prej tyre ėshtė edhe ky hadith i cili transmetohet nga Abdullah b. Umeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy, se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Allahu i Lartėsuar e pranon pendimin e robit para se tė gargarisė." (Shėnon Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Nėse pendimi nė ajetin e parė tė sures Nisa "Allahu ėshtė pranues i pendimit" ėshtė i pėrgjithshėm pėr secilin qė bėn mėkat, ajeti i dytė "e, kur u afrohet vdekja, atėherė thonė: "Unė tani me tė vėrtetė po pendohem", e specifikon kėtė pėrgjithėsim nė kohėn kur afrohet vdekja, ngase pendimi atėherė nuk ka dobi.

Allahu i Lartėsuar gjithashtu nė suren Nisa ajeti 48 thotė: "Vėrtet, Allahu nuk fal qė tė adhurohet dikush apo diēka tjetėr veē Atij, por gjynahet e tjera mė tė vogla ia fal kujt tė dojė." Nga pamja e jashtme e kėtij ajeti kuptojmė se Allahu i Lartėsuar i fal tė gjitha mėkatet pėrveē idhujtarisė (shirkut), tė cilin nuk e fal. Ky pėrgjithėsim ėshtė kufizuar nė rastin e vdekjes sė robit duke qenė idhujtar, sepse falja e Allahut nuk e arrin as nga afėr e as nga larg, mirėpo nėse robi pendohet nga idhujtaria para vdekjes sė tij, atėherė Allahu i Gjithėmėshirshėm e pranon pendimin nga robėrit e Tij dhe ua fal mėkatet.

Ibn Kethiri, Allahu e mėshiroftė, thotė: "Allahu i Lartėsuar lajmėron se nuk fal qė t'i bėhet shirk Atij, respektivisht nuk ia fal robit nėse e takon Allahun duke qenė idhujtar dhe i fal gjynahet e tjera, nėse do. Lidhur me kėtė ajet kanė ardhur hadithe, prej tė cilėve ėshtė edhe ky, tė cilin e shėnon Ahmedi, se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė: "Allahu i Lartėsuar ka thėnė: "O robi Im, pėrderisa ti mė lutesh Mua dhe shpreson nė Mua, Unė do t'i fal mėkatet e mėparshme. O robi Im, nėse mė vjen me gjynahe sa toka dhe mė takon Mua duke mos mė shoqėruar diēka nė adhurim, Unė do ta kthej kėtė me falje."

Nė fund, themi se dijetarėt janė unanimė se me pendimin nga mosbesimi dhe me bindjen nė besim shpresohet falja nga Allahu, ndėrsa vdekja nė mosbesim pa dyshim se nuk i falet. Gjithashtu, ata janė unanimė se mėkatarit, nėse pendohet, i falet gjynahu nėse plotėson kushtet e pranimit tė pendimit. Ndėrsa nėse mėkatari vdes me mėkatin e tij – pėrveē shirkut- duke mos u penduar, ajeti i sures en Nisa dhe ajete tė tjera argumentojnė se ēėshtja e tij i mbetet dėshirės dhe vullnetit tė Allahut tė Lartėsuar; nėse do, e fal me mėshirėn dhe faljen e Tij, ndėrsa nėse do, e dėnon me drejtėsinė e Tij. Allahu e di mė sė miri! 

 

Almedin Ejupi
26.4.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010