Allahu i Lartėsuar thotė: "Vallė, a i urdhėroni
njerėzit qė tė bėjnė tė mira e veten po e harroni, ju qė
lexoni shkrimet?! A nuk arsyetoni?" (Bekare, 44)
Ky ajet kuranor ka zbritur nė kontekstin e pėrkujtimit
Beni Israilėve tė dhuntive tė Allahut tė Lartėsuar ndaj
tyre. Qėllimi i ajetit Allahu e di mė sė miri- ėshtė
tė sqarojė gjendjen e ēifutėve dhe tė atyre qė janė si
ata dhe qė ecin sipas ligjeve tė tyre. Ata kryenin
detyrėn e kėshillimit dhe tė mėsimit ashtu siē bėn
zanatliu me zanatin e tij, tregtari me tregtinė e tij,
punėtori me punėn e tij, vetėm me pėrmbushjen e detyrės
sė tyre, me qėllim qė tė fitojnė kompensimin pėr atė qė
bėjnė. Ata nuk e shikojnė gjendjen e tyre kundrejt
urdhrave me tė cilat i urdhėrojnė njerėzit.
Me fjalėn "njerėzit" nė ajet synohet masa e gjerė nga
populli i ēifutėve. Kuptimi i ajetit ėshtė: Si po i
urdhėroni pasuesit tuaj dhe masėn e gjerė qė tė bėjnė
mirė, por po e harroni veten tuaj?
Gjithashtu, ajeti ėshtė edhe kėrcėnim pėr dijetarėt e
tyre sepse ata e dinė se ajo me tė cilėn ka ardhur i
Dėrguari i Allahut ėshtė e vėrtetė. Ata i urdhėrojnė
pasuesit e tyre me kėshilla e nuk dėshirojnė shpėtimin e
vetvetes. Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij,
gjatė komentimit tė kėtij ajeti thotė: "A po i ndaloni
njerėzit nga mosbesimi (kufri), ndėrsa po e lini veten
tuaj? Ju po mohoni atė ēfarė ka nė Tevrat, po e
kundėrshtoni marrėveshjen Time dhe po mohoni atė qė dini
nga Libri Im.
E mira nėnkupton dobinė nė vepra pėr ēėshtjet e kėsaj
bote dhe tė botės tjetėr. Ėshtė transmetuar se e mira
ėshtė nė tri gjėra: "E mira nė adhurimin e Allahut, e
mira nė kujdesin ndaj tė afėrmve dhe e mira nė sjelljen
ndaj tė tjerėve".
Qortimi nė ajet ėshtė pėr shkak tė lėnies sė veprės sė
mirė e jo pėr shkak tė urdhėrimit pėr nė mirėsi. Kėshtu
Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij i ka qortuar ata
njerėz, tė cilėt urdhėrojnė pėr vepra tė mira dhe nuk
punojnė me to. I ka qortuar me njė qortim, i cili
lexohet edhe sot e kėsaj dite. Urdhėrimi nė tė mirė
ėshtė obligim pėr dijetarin dhe mė parėsore ėshtė qė i
dijshmi tė punojė bashkė me ata qė i urdhėron e jo tė
largohet prej tyre. Shuajbi, paqja e Zotit qoftė mbi tė,
i drejtohet popullit tė vet duke u thėnė: "Unė nuk
dėshiroj tė bėj atė, qė jua ndaloj juve." (Hud, 88)
Urdhėrimi nė tė mirė dhe tė punuarit me tė janė obligim
dhe nuk bie njėra prej tyre e tė lihet tjetra sipas
mendimit mė tė saktė tė dijetarėve. Harresa nė fjalėn e
Allahut tė Lartėsuar (e veten po e harroni) ka pėr
qėllim lėnien, respektivisht po e lini veten tuaj nga
obligimi i asaj qė po i urdhėroni tė tjerėt.
Harresa النسيان vjen me kuptimin e lėnies; kėtė kuptim
ka nė kėtė ajet. Ngjashėm me kėtė ka ardhur edhe nė
fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Ata e kanė harruar
Allahun, por edhe Ai i ka harruar ata" (Tevbe, 67),
gjithashtu fjala e Tij: "Kur ata i harruan
paralajmėrimet Tona" (En'am 44) e ajete tė tjera.
Gjithashtu, kjo fjalė e ka kuptimin e tė kundėrtės sė tė
mbajturit mend dhe tė kujtesės.
Fjala e Allahut tė Lartėsuar: "A nuk arsyetoni?!"
nėnkupton pyetjen e mohimit tė arsyetimit tė tyre dhe
ėshtė pyetje nė formė tė mohimit dhe tė qortimit.
Ēdokush qė vazhdon tė tregohet i pavėmendshėm pėr veten
e vet dhe nuk mendon pėr tė mirėn e saj, pothuajse i ka
humbur arsyetimi dhe logjika. Ndėrsa pėr atė se ky
veprim konsiderohet i keq nuk dyshon asnjė i menēur.
Qėllimi kryesor i kėsaj porosie kuranore ėshtė tėrheqja
e vėrejtjes pėr besimtarėt nė pėrgjithėsi, e pėr
thirrėsit nė veēanti, rreth domosdoshmėrisė sė pajtimit
dhe bashkimit tė fjalės dhe veprės, e jo qė fjala e tyre
tė jetė nė njė luginė ndėrsa vepra e tyre nė njė luginė
tjetėr. Dija mė e dobishme ėshtė ajo qė e vėrteton vepra.
Prandaj, ai qė urdhėron nė tė mirėn dhe nė tė dobishmen,
duhet tė nxitojė i pari drejt saj. Nė hadithin e vėrtetė,
pėr tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi tė, thuhet se: "Morali i tij ishte
Kurani". Sjellja dhe veprat e tij ishin nė pajtueshmėri
tė plotė me atė qė ka zbritur Kurani dhe ka urdhėruar
pėr tė. Puna ėshtė fryt i dijes dhe nuk ka dobi dija pa
vepėr.
Nė fund po e pėrmbyllim bisedėn tonė rreth kėtij ajeti
me fjalėn e Ibrahim en Nahaij, Allahu e mėshiroftė, i
cili thotė: "Unė i urrej rrėfimet pėr shkak tė tre
ajeteve kuranore. Fjala e Allahut tė Lartėsuar: "Vallė,
a po i urdhėroni njerėzit qė tė bėjnė tė mira..." (Bekare,
44), fjalėn e Tij: "Pėrse thoni atė qė nuk e bėni?" (Saf,
2), dhe fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: "Unė nuk dėshiroj
tė bėj atė, qė jua ndaloj juve." (Hud, 88)
E lusim Allahun e Madhėrishėm tė na bėjė prej atyre tė
cilėt e punojnė atė qė e urdhėrojnė. "Ndėrsa suksesi
im varet vetėm nga Allahu. Tek Ai mbėshtetem dhe Atij i
drejtohem." (Hud, 88)
Almedin Ejupi
12.4.2009
|