E nėse
ndokush prej idhujtarėve tė kėrkon strehim, ti strehoje
nė mėnyrė qė t'i dėgjojė fjalėt e Allahut (Kuranin), e
mandej pėrcille nė vendin e tij tė sigurt. Kėtė, ngase
ata janė popull qė nuk e dinė (tė vėrtetėn e fesė
islame).
Si mund
tė kenė idhujtarėt besė (marrėveshje) te Allahu dhe te i
dėrguari i Tij, pėrveē atyre me tė cilėt keni lidhur
marrėveshje pranė Xhamisė sė Shenjtė (Qabes), e derisa
ata i pėrmbahen (marrėveshjes), pėrmbahuni edhe ju.
Allahu i do ata qė ruajnė besėn.
Si (mund
tė kenė besė) ata tė cilėt nėse ju mundin, nuk pėrfillin
ndaj jush as farefisni dhe as marrėveshje. Ata ju bėjnė
lajka me fjalėt e tyre kundėrshtojnė, ngase shumica e
tyre janė besėthyes.
Ata i
shkėmbyen ajetet e Allahut pėr njė vlerė tė paktė dhe
penguan nga rruga e Tij. Ata vepruan keq.
Ata nuk
respektojnė te asnjė besimtar as farefisninė, as
marrėveshjen; si tė tillė janė pėrdhunues.
Po, nėse
ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin,
atėherė i keni vėllezėr nė fe. Ne sqarojmė argumentet
pėr ata njerėz qė kuptojnė.
E nėse
ata thyejnė zotimet e tyre pas marrėveshjes, ofendojnė
fenė tuaj, atėherė luftoni krerėt e mohuesve. Ata vėrtet
nuk kanė besė, luftoni qė tė frenohen (nga krimi e
fyerja).
Pėrse tė
mos e luftoni njė popull qė thyen zotimet e veta dhe
tentuan tė dėbojnė tė dėrguarin? Nė tė vėrtetė ata ua
filluan tė parėt luftėn. A u frikėsoheni atyre? Mė e
drejtė ėshtė t'i frikėsoheni Allahut, nėse jeni
besimtarė.
Luftoni
ata, Allahu i dėnon dhe i mposht ata nėpėrmjet jush, e
juve ju ndihmon kundėr tyre dhe shėron zemrat e njerėzve
besimtarė.
Dhe Ai mėnjanon brengat nga zemrat e tyre. Allahu ia
pranon pendimin atij qė do. Allahu i di tė fshehtat, me
urtėsi zgjidh ēėshtjet.
Teube 6-15.
E nėse
ndokush prej idhujtarėve tė kėrkon strehim, ti strehoje
nė mėnyrė qė t'i dėgjojė fjalėt e Allahut (Kuranin), e
mandej pėrcille nė vendin e tij tė sigurt. Kėtė, ngase
ata janė popull qė nuk e dinė (tė vėrtetėn e fesė
islame).
Kjo fe
ėshtė njoftim pėr ata qė nuk e din dhe strehim pėr ata
qė duan tė strehohen nėn tė.
Islami
lufton qė ta mposhtė forcėn e materializmit dhe ēdo
forcė mizore, e cila pengon njerėzit qė ta dėgjojnė
fjalėn e Allahut. E lufton atė materializėm i cili
mundohet tė pengojė njerėzit nga njohja e asaj qė ju ka
zbritur Allahu. Islami ėshtė ai ligj, i cili i nxjerr
njerėzit nga adhurimi i njėri-tjetrit nė adhurimin e
Allahut, nga errėsira nė dritė.
Nėse kjo
forcė e materializmit mposhtet dhe armiqtė e Allahut
mposhten, ndėrsa sundimi mbi tokė i mbetet ligjit tė
Allahut. Nė kėtė rast njerėzit janė tė sigurt nė fenė e
Allahut, janė nėn mbrojtjen e tij. I mėson ata dhe nuk i
frikėson; i strehon ata dhe nuk i mashtron; i ruan dhe i
mbron deri sa tė arrijnė nė vendin e tyre. Edhe pse ata
e refuzojnė programin hyjnor, Islami prapė i ruan ata,
deri sa tė arrijnė nė vendin e tyre.
Ndėrsa
sot mbi tokė ekzistojnė ligje dhe programe, tė cilat i
kanė formuar njerėzit. Ato ligje janė tė mbushura
pėrplot me mizori, mashtrim, tradhti dhe nacionalizėm.
Nė kėto ligje nuk ėshtė i sigurt ai i cili e kundėrshton
atė. Nuk ėshtė i sigurt as nė pasurinė e tij, as nė
nderin e tij. Tė gjitha shenjtėrit njerėzore i ka tė
rrezikuara. Me gjithė kėtė mizori qė pėrmbajnė kėto
ligje tė njerėzve dhe me gjithė tolerancėn islame, prapė
krerėt e jobesimtarėve ngrihen dhe akuzojnė Islamin dhe
dėshirojnė tė fusin dyshime tek njerėzit rreth kėtij
ligji tė Allahut, se gjoja ai ėshtė ligj i shpatės dhe
ligj i cili i detyron njerėzit me forcė tė pėrqafojnė
atė.
Si mund
tė kenė idhujtarėt besė (marrėveshje) te Allahu dhe te i
dėrguari i Tij, pėrveē atyre me tė cilėt keni lidhur
marrėveshje pranė Xhamisė sė Shenjtė (Qabes), e derisa
ata i pėrmbahen (marrėveshjes), pėrmbahuni edhe ju.
Allahu i do ata qė ruajnė besėn.
Allahu
kėtė ajet e sjell nė formė ēudie. Si ka mundėsi qė tė
ketė marrėveshje me jobesimtarėt, kur ata nuk njohin
pejgamberllėkun e Muhamedit (aljehi selam) dhe nuk e
adhurojnė Allahun e madhėruar?! Si tė ketė marrėveshje
me jobesimtarėt, kur ata janė ata tė cilėt e mashtrojnė
dhe e thyejnė marrėveshjen gjithherė?! Pastaj, Allahu i
pėrjashton nė kėtė ajet disa prej tyre, siē thotė nė
fjalėn e Tij:
Pėrveē
atyre me tė cilėt keni lidhur marrėveshje pranė Xhamisė
sė Shenjtė (Qabes), e derisa ata i pėrmbahen
(marrėveshjes), pėrmbahuni edhe ju. Allahu i do ata qė
ruajnė besėn.
Ibėn
Abasi thotė: Ata kanė qenė kurejshėt. Ndėrsa Katade
thotė: Kėta janė banorėt e Mekės me tė cilėt kanė bėrė
marrėveshje me Pejgamberin nė marrėveshjen e Hudejbijės.
Pastaj
thotė: ...Derisa ata i pėrmbahen (marrėveshjes),
pėrmbahuni edhe ju. Allahu i do ata qė ruajnė besėn.
Por ata
nuk e mbajtėn premtimin e tyre. Pėr kėtė, i Dėrguari i
Allahut pas ēlirimit tė Mekės i la tė lirė katėr muaj.
Ose tė bėhen muslimanė, ose tė largohen dhe tė shkojnė
nga tė dėshirojnė, por ata e pranuan Islamin pa i
plotėsuar katėr muaj.
Si (mund
tė kenė besė) ata tė cilėt nėse ju mundin, nuk pėrfillin
ndaj jush as farefisni dhe as marrėveshje. Ata ju bėjnė
lajka me fjalėt e tyre kundėrshtojnė, ngase shumica e
tyre janė besėthyes. Ata i shkėmbyen ajetet e Allahut
pėr njė vlerė tė paktė dhe penguan nga rruga e Tij. Ata
vepruan keq. Ata nuk respektojnė te asnjė besimtarė as
farefisninė, as marrėveshjen; si tė tillė janė
pėrdhunues.
Si ka
mundėsi tė ketė marrėveshje me jobesimtarėt, kur ata nuk
lidhin marrėveshje pėrveēse kur janė tė paaftė dhe tė
dobėt?!
Sikur ata
tė jenė tė fortė dhe tju mundin juve do tė kishin bėrė
gjėra tė ēuditshme tek juve dhe nuk do ta kishin pas
parasysh marrėveshjen qė e keni mes jush dhe atyre.
Jobesimtarėt kur janė mė tė fortė se besimtarėt nuk
shikojnė asnjė marrėveshje e as njė ligj. Nuk ekziston
tek ta as farefisni. Ata pėr shkak tė urrejtjes sė madhe
qė kanė ndaj besimtarėve tejkalojnė ēdo kufi njerėzor.
Asnjėherė nuk duhet tė mendojė besimtari se ata kanė
mėshirė mbi ne. Por, marrėveshjet e tyre vijnė nė
shprehje vetėm kur ata janė tė dobėt dhe nuk kanė
mundėsi ti mundin besimtarėt.
Ata bėjnė
se gjoja janė tė kėnaqur me myslimanėt, pėr shkak tė
dobėsimit tė tyre. Ata janė njerėz qė kanė tejkaluar
kufijtė e Allahut. Argumentet e Allahut i kanė blerė me
njė ēmim tė lirė tė kėsaj bote. Ata frikėsohen se Islami
po ju humb diēka prej interesit tė tyre tė kėsaj bote.
Penguan nė rrugėn e Allahut, e penguan veten e tyre dhe
i penguan tė tjerėt. Sa veprim i keq ėshtė ky.
Cilėsia e
armiqėsisė sė tyre ėshtė pėr shkak tė urrejtjes qė kanė
ndaj besimtarėve. Kjo ėshtė gjendja e jobesimtarėve
ēdoherė me muslimanėt.
Pastaj Allahu ju drejtohet muslimanėve se si tė veprojnė
nė kėtė gjendje me jobesimtarėt.
Po, nėse ata pendohen, e falin namazin
dhe e japin zeqatin, atėherė i keni vėllezėr nė fe. Ne
sqarojmė argumentet pėr ata njerėz qė kuptojnė.
Islami
ėshtė tolerant po ashtu edhe muslimanėt. Nėse njeriu
pendohet nga ajo qė ka vepruar dhe ju bashkėngjitet
rradhėve tė muslimanve, ai nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē
njė vėlla i ri nė shoqėrinė muslimane. Islami shlyen atė
qė bėn njeriu kur ėshtė jashtė Islamit.
Pastaj
Allahu thotė:
E nėse
ata thyejnė zotimet e tyre pas marrėveshjes, ofendojnė
fenė tuaj, atėherė luftoni krerėt e mohuesve. Ata vėrtet
nuk kanė besė, luftoni qė tė frenohen (nga krimi e
fyerja). Pėrse tė mos e luftoni njė popull qė thyen
zotimet e veta dhe tentuan tė dėbojnė tė dėrguarin? Nė
tė vėrtetė ata ua filluan tė parėt luftėn. A u
frikėsoheni atyre? Mė e drejtė ėshtė t'i frikėsoheni
Allahut, nėse jeni besimtarė. Luftoni ata, Allahu i
dėnon dhe i mposhtė ata nėpėrmjet jush, e juve ju
ndihmon kundėr tyre dhe shėron zemrat e njerėzve
besimtarė. Dhe Ai mėnjanon brengat nga zemrat e tyre.
Allahu ia pranon pendimin atij qė do. Allahu i di tė
fshehtat, me urtėsi zgjidh ēėshtjet.
Armiqėsia
dhe urrejtja e jobesimtarėve ndaj muslimanėve nuk ishte
vetėm ndaj Muhamedit, shokėve dhe ndaj tė gjithė umetit
tė tij. Lufta mes sė vėrtetės dhe sė kotės ka ekzistuar
edhe me herėt. Shembulli i Nuhut dhe veprimi i
jobesimtarėve ndaj Nuhut. Pastaj shembulli i Hudit,
Salihut, Ibrahimit, Musait, Isait dhe besimtarėve tė
tyre janė argumente mė tė mira pėr urrejtjen e
jobesimtarėve ndaj muslimanėve dhe luftėn mes tė
vėrtetės dhe tė pavėrtetės.
Pastaj
ēka vepruan jobesimtarėt me Muhamedin dhe shokėt e tij.
I dėbuan nga shtėpitė e tyre. I luftuan pasi qė i dėbuan
nga shtėpitė e tyre. Nuk kishin parasysh as marrėveshjet
e as farefisin.
Ēka
vepruan mushrikėt ndaj muslimanėve nė betejėn me Tatarėt.
Ēka vepruan ateistėt pastaj me muslimanėt pas 14 shekuj
nė ēdo vend. Natyrshėmria e tyre gjithmonė ka qenė e
njėjtė. Ata asnjėherė nuk kanė pasur parasysh as
marrėveshjet, as farefisninė me muslimanėt.
Ibn
Kethiri tregon nė librin tij Bidaje ue Nihaje: Kur
tatarėt e pushtuan Bagdadin dhe e pėrmbysėn udhėheqėsinė
e muslimanve, vranė tė gjithė ata qė kishin mundėsi prej
grave, burrave, fėmijėve, pleqve tė rinjtė, sa qė shumė
nga besimtarėt u detyruan tė mbyllen nėpėr shtėpitė e
tyre apo nėpėr dyqanet e tyre. Por, edhe aty nuk
shpėtuan nga duart e tatarėve. Ose i nxorėn nga shtėpitė
e tyre dhe i mbytėn, ose i dogjėn dyqanet sė bashku me
ta. Thuhet se nė kėtė betejė tatarėt i kanė vrarė
800.000 muslimanė. Thuhet se kanė vrarė edhe mė shumė
rreth njė milion muslimanė. Dyzet ditė rresht kanė prerė
dhe kanė masakruar muslimanė pa u ndalur. I vranė edhe
dijetarėt, edhe halifen. E shkatėrruan komplet qytetin e
Bgadadit.
Pastaj
muslimanėt nė Indi i goditi e njėjta gjendje. Po ashtu
muslimanėt nė Ballkan, nė Bosnje nė Kosovė. Kjo ėshtė
natyrshmėria e jobesimtarėve, kjo ėshtė urrejtje e
jobesimtarėve ndaj muslimanėve nė ēdo kohė dhe nė ēdo
vend.
Pėrgatiti: Shaban Murati
09.03.2007