Komentimi i sures Kehf (V)
19.12.2009 15:51:49

Ajeti i nėntėmbėdhjetė: “Ashtu i zgjuam ata qė tė pyesin njeri-tjetrin.” Ata lėvizėn ngaqė mė parė nuk kishin lėvizur dhe kjo me qėllim qė vetėm tė pyesnin. “Njeri prej tyre foli e tha se sa kemi ndenjur? Ata thane se kemi ndenjur njė ditė apo njė pjesė tė saj.” Ata thanė kėshtu se kur hynė nė shpellė ishte mbrėmje e kur  u ngritėn ishte pjesa e fundit e ditės. “Disa thanė se Zoti juaj e di mė sė miri se sa keni ndenjur, prandaj dėrgojeni njėrin prej jush me kėtė argjend nė qytet.” Nė kėtė ajet ka katėr ēėshtje:

1. Ata ishin tė uritur e kishin disa para argjendi ku gjendej piktura e mbretit tė mėparshėm tė kohės sė tyre. Ai qė u dėrgua ishte mė i vogli prej tyre. Qyteti quhej Efisus, ndėrsa pas Islamit u quajt Tarasus.

2. Sipas Ibn Abasit, tė therurat pėr ta u lejuan, sepse banorėt e atij vendi thernin nė emėr tė idhujve, por nė mesin e tyre kishte prej atyre qe kishin fshehur besimin. Ai thotė se masa e gjerė ishin mexhus. Pėr kėtė fjalė thuhet se ėshtė ushqim qė nė tė ka shumė bereqet. Ata e urdhėruan kėtė qė t’u sillte atyre ushqim qė kur t’u gatuhej t’u mjaftonte. Thuhet se ky ushqim mund tė ketė qenė oriz.

“E t’ju sjellė atė juve e tė ketė shumė kujdes (gjate hyrjes nė qytet pėr tė blerė ushqim). E tė mos i japė tė kuptojė askujt pėr ju.” Pra, tė mos lajmėrojė askėnd pėr ata.

Ajeti i njėzetė: “Pra, nėse ata kuptojnė pėr ju, do t’ju vrasin me gurė.” Tek ata pėr atė qė kundėrshton fenė e tyre si dėnim kishin gurėzimin.

3. Dėrgimi i djaloshit me dėrhem ėshtė argument pėr marrjen pėrsipėr tė blesh diēka pėr dikė tjetėr. Kjo gjė ishte e njohur edhe nė kohen para Islamit. Abdurrahman bin Auf i la pėrsipėr njė politeisti ruajtjen dhe kujdesin e familjes se tij dhe vet mori pėrsipėr qė tė kujdeset pėr familjen e tij nė Medine. Njė hadith i tillė gjendet tek libri i Buhariut.

4. Veqillėku ėshtė njė vepėr qė Allahu e ka lejuar, sepse jo kushdo ka mundėsi qe t’i kryejė vetė tė gjitha nevojat  e tij, pa ndihmėn e tė tjerėve. Me kėtė ajet janė argumentuar dijetarėt pėr tė ngarkuar dikė tjetėr tė tė kryejė njė punė tėnden. Por veqillėku ėshtė i lejuar nė gjėra tė lejuara.

Gjithashtu, ajeti pėrmban edhe lejimin e bashkimit tė pasurisė, sepse paret ishin tė tė gjithėve. Po ashtu, ėshtė e lejuar qė tė bashkohet ushqimi e tė hanė sė bashku edhe pse dikush mund tė hajė mė shumė se ndonjė tjetėr.

Ajeti i njėzetė e njė: “Dhe ashtu i zbuluam ato (pėr njerėzit) e ta kuptojnė (muslimanėt ku u dėrguan banorėt e kehfit nė kohen e tyre) se premtimi i Allahut ėshtė i sigurtė e katastrofa e pėrgjithshme ėshtė e padyshimtė. Atėherė kur ata po bisedonin pėr ēėshtjen e tyre dhe thanė: ‘Ndėrtojuni atyre njė ndėrtesė. Zoti i tyre e di mė sė miri pėr ta.’ E ata qė ishin mė shumė thanė: ‘Do t’u ndėrtojmė gjithqysh nė hyrjen e tyre njė xhami.” Nė kėtė kohė mbreti zullumqar kishte vdekur e nė vend tė tij kishte ardhur njė mbret i mirė. Banoret e kėtij vendi ranė nė kundėrshtim pėr varrosjen e eshtrave tė tyre nė varr. Disa prej tyre thanė se ata qė grumbullohen janė shpirtrat, ndėrsa trupat i ha toka. Ēėshtja arriti deri tek mbreti e as ai nuk dinte se ē’tė bėnte. Iu lut Allahut qė t’ia sqaronte atij kėtė ēėshtje. Mbreti lutet dhe Allahu i nxjerr atij grupin e banorėve tė kehfit. Kur djali doli pėr tė marrė ushqim, ai u duk atyre si i huaj, po ashtu edhe paratė qė kishte ai ishin tė njė kohe tė vjetėr. Ai u dėrgua tek mbreti besimtar. Pasi e pa mbreti atė, tha se mbase ky ėshtė prej grupit tė djemve qė kishin dalė nė kohėn e mbretit Dikjanus. Dhe unė, -thotė mbreti,- e kam lutur Allahun qė t’i shikoj ata. E pyeti kėtė djalė dhe ai e njoftoi atė. Mbreti gėzohet e thotė se mbase Allahu u dėrgoi juve argument e mė pas i ftoi ata qė tė shkonin tek shpella. Shkuan me tė edhe banorėt e kėtij qyteti. Kur u afruan tek shpella, djali u tha se do tė hynte vetė i pari, qė shokėt e tij tė mos trembeshin. U fut tek shokėt dhe u tregoi atyre se ata qė ishin jashtė ishin popull musliman. Transmetohet se ata u gėzuan pėr diēka tė tillė dhe dolėn tek mbreti. Pasi e respektuan njeri-tjetrin, u kthyen pėrsėri nė shpellė. Transmetimet mė tė shumta janė se ata vdiqėn me tė vėrtetė, kur djali u tregoi atyre. Ata qė ishin tė dyshimtė pėrsa i pėrket ringjalljes sė eshtrave, besuan bindshėm. Kjo qe ta dinte mbreti dhe vartėsit e tij se ringjallja ėshtė e vėrtetė. Mbreti tha qė tė ndėrtonin mbi ta njė ndėrtesė. Ata qė ishin nė fenė e djemve thanė qė kjo tė ishte xhami. Abdullah bin Umer thotė se Allahu ua fshehu njerėzve gjurmėt e djemve e nuk i la ata qe t’i shihnin. Thuhet se mbreti deshi qė t’i fuste ata nė njė arkivol prej ari, por pa nė ėndėrr qė ata i thanė atij qė t’i fuste ashtu se vėrtetė ishin krijuar prej dheut e ne dhe do tė shndėrrohen.

Kėtu futen disa ēėshtje qė janė tė lejuara e disa qė janė tė ndaluara. Ngritja e xhamisė mbi varreza e namazi nė tė ėshtė haram. Ebu Daudi dhe Tirmidhiu transmetojnė prej Ibn Abasit se profeti (alejhi selam) i ka mallkuar gratė qė vizitojnė varrezat dhe ata qė i bėjnė ato vendfalje. Nė dy librat e vėrtete prej Aishes transmetohet se Umu Habibeh dhe Umu Selemeh kanė pėrmendur njė kishė qė e kishin parė nė Abisini. Nė tė kishte skulptura tė profetit. Profeti (alejhi selam) tha: “Vėrtet, nėse gjendej tek to njė njeri i mirė e pastaj vdiste, i ndėrtonin faltore mbi varrin e tij e bėnin piktura te tilla. Ata janė krijesat mė tė kėqia tek Allahu Ditėn e Kiametit.” Dijetarėt kanė thėnė se ky hadith ėshtė argument pėr ndalimin e ndėrtimit tė xhamive mbi varret e profetėve dhe dijetarėve.

Po ashtu, transmetohet se profeti (alejhi selam) ka thėnė: “Mos u falni drejt varreve e mos u ulni mbi to!” Pra mos tė marrim pėr kible (drejtim) varrezat siē bėnin ēifutėt dhe  tė krishterėt, sepse njė gjė e tillė tė ēon nė adhurimin e idhujve. Profeti (alejhi selam) tregoi kujdes dhe e mbylli njė portė qė tė ēon tek njė gjė e tillė. Ai ka thėnė: “U shtua zemėrimi i Allahut ndaj njė populli qė varret e profetėve dhe njerėzve tė mirė i bėnė xhami.”

Transmeton Xhabiri prej profetit (alejhi selam) se ai ka ndaluar tė shkruhet mbi varr, tė ndėrtohet mbi tė apo tė pėrulėsh kokėn nė drejtim tė varrit. Pėr kėtė hadith Tirmidhiu thotė se ėshtė hadith hasen sahih. Po ashtu, dijetarėt kanė thėnė se ėshtė urdhėruar pėr heqjen e ndėrtesės dhe mbetet vetėm respekti qė njihet pėr varret, sikurse pėr varrin e profetit (alejhi selam).

Ngritja e varrit bėhet nė masėn e njė pėllėmbe dheu spėrkatet me ujė qė tė mos e ngrejė era. Imam Shafiu thotė se nuk ka ndonjė gjė nėse baltoset varri. Ndėrsa Ebu Hanife e kundėrshton kėtė. S’ka gjė nėse vendoset tek varri njė gurė qė tė jetė si shenjė. Thuhet se Fatimja vizitonte varrin e Hamzės ēdo tė xhuma dhe e njihte nga copa e gurit.

Disa dijetarė kanė thėnė se varrosja mund tė bėhet edhe nė njė arkė apo tabut. Ėshtė mirė qė i vdekuri tė varroset nė njė qoshe tė varrit tė hapur enkas e qė quhet lahd. Pastaj behet baltosja e kėtij vendi qė tė mos bjere trualli i varrit mbi trupin e tė vdekurit.

Pėrfitimet e ajeteve

1. Nė kėto ajete del ne pah Forca, Dija dhe Urtėsia e Allahut.

2. Ėshtė detyrė kėrkimi i hallallit nė ushqim, veshje, pije, etj.

3. Vdekja si politeist apo si mohues tė bėn qė tė mos gjesh shpėtim nė ahiret.

4. Pohimi i ringjalljes, gjė e cila mohohej nga qafirėt kurejsh.

5. Vėrtetim i fjalės sė profetit (alejhi selam) qė thotė: “Do tė ndiqni rrugėn e atyre qė kanė qenė para jush pėllėmbė pas pėllėmbe e parakrah pas parakrahu.” E sot, fatkeqėsisht, muslimanėt kanė ngritur faltore mbi varret e njerėzve tė mirė.

13.10.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010