Besimtarė janė vetėm ata qė besuan Allahut, tė
dėrguarit tė Tij e mandej nuk dyshuan dhe pėr hir tė
Allahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre. Tė
tillė janė ata tė vėrtetit.
Allahu nė
kėtė ajet pėrmend disa ēėshtje qė kanė tė bėjnė me
imanin, d.m.th.: me anėn e tij tė brendshme. Besimi nė
Allahun dhe besimi nė tė dėrguarin e Tij janė prej
ēėshtjeve tė brendshme. Pastaj ka pėrmendur xhihadin e
qė ėshtė punė e dukshme dhe vepėr e gjymtyrėve.
Tė besosh
nė Allahun do tė thotė tė besosh nė veprat e Tij (teuhidin
rrububije), tė besosh se vetėm Allahu ėshtė Ai qė
meriton adhurimin dhe askush tjetėr, si dhe tė besosh nė
emrat dhe cilėsitė e Tij.
Ndėrsa tė
besosh nė pejgamberinė tij, d.m.th.: tė besosh se ai
ėshtė i Dėrguar i Allahut, tė veprosh nė atė qė urdhėron
dhe tė ndalohesh nga ajo qė ai ndalon.
Pastaj thotė Allahu: mandej nuk dyshuan.
D.m.th.: pasi qė besuan nė Allahun nuk dyshuan nė
mėsimin e tyre. Pra, imani i njeriut ėshtė njė ibadet i
zemrės, po ashtu mos dyshimi ėshtė ibadet i zemrės. Pasi
qė Allahu i pėrmendi kėto, kaloi nė vepra tė gjymtyrėve,
duke thėnė: Dhe pėr hir tė
Allahut luftuan me pasurinė dhe me jetėn e tyre.
Dijetarėt
thonė se nė shumicėn e ajeteve, kur pėrmendet lufta nė
rrugėn e Allahut dhe flijimi nė tė, i jepet pėrparėsi
luftės me pasuri, para asaj me shpirt apo me veten. Pėr
arsye se kanė thėnė disa dijetarė se pasuria ėshtė mė e
dashur tek njeriu se sa vetja e tij. Pėr kėtė e sheh
njeriun i cili e lodh veten e tij pėr arritjen e
pasurisė, pastaj nuk dėshiron qė atė pasuri ta
shpenzojė. Pėr kėtė edhe Allahu i dha pėrparėsi pasurisė
ndaj vetes nė luftėn nė rrugėn e Allahut pėr tė jua
tėrhequr vėrejtjen.
Ndėrsa
disa dijetarė tė tjerė kanė thėnė se Allahu i ka dhėnė
pėrparėsi nė shumicėn e ajeteve pasurisė para vetes sė
tij, pėr arsye se lufta nė rrugėn e Allahut ka nevojė
pėr dhėnien e pasurisė, para se tė ketė nevojė pėr
dhėnien e vetes. Besimtari kur shkon nė luftė nė rrugėn
e Allahut nuk ka ēka kėrkon, nėse nuk ka armė, ndėrsa
armėt duhet tė blihen me pasuri.
Si do
qoftė, ajeti ka mundėsi ti pėrfshijė tė dyja mendimet
dhe pėr kėtė mund tė themi se Allahu i ka dhėnė
pėrparėsi pasurisė nė xhihad para vetes, pėr arsye se
pasuria ėshtė mė e dashur tek njeriu se sa vetja e tij
dhe gjithashtu para se tė dilet nė luftė, njeriu duhet
tė jetė i pėrgatitur me armė tė mira dhe kjo bėhet kur
njeriu posedon pasuri.
Allahu nė kėtė ajet e ka pėrmendur njė kusht qė ėshtė
shumė me rėndėsi tia kushtojmė vėmendjen kėtij. Ai
kusht ėshtė: nė
rrugėn e Allahut. D.m.th.:
luftuan me pasurinė dhe me veten e tyre nė rrugėn e
Allahut. Besimtari nuk lufton pėr sy e faqe, por ai
lufton pėr Allahun. Ai nuk lufton pėr shkak tė vendit,
mirėpo kėtė e bėn qė lufta tė jetė vetėm pėr Allahun. I
Dėrguari i Allahut ka treguar se kur lufta mund tė jetė
nė rrugėn e Allahut, kur ėshtė pyetur pėr njeriun i cili
ka dal tė luftojė qė ti thuhet trim, njė njeri i cili
ka dalė tė luftojė pėr shkak tė plaēkės apo ka dalė tė
luftojė pėr shkak qė tė ketė ndonjė pozitė, pastaj i
kanė thėnė tė dėrguarit tė Allahut se cili prej kėtyre
ėshtė nė rrugėn e Allahut. I Dėrguari i Allahut iu
pėrgjigj: Kush
lufton qė fjala e Allahut tė jetė mė e larta ai ėshtė nė
rrugėn e Allahut.
Kanė
thėnė dijetarėt se nė kėtė ajet hyn edhe xhihadi me
dije, sepse qėllimi i dijes dhe i mėsimit tė tjerėve
gjithashtu ėshtė qė tė ngrihet fjala e Allahut. Xhihadi
bėhet me shpatė, me armė, por bėhet edhe me gjuhė edhe
me dije. Ai njeri i cili nuk ka mundėsi qė tė luftojė nė
mejdan qė fjala e Allahut tė jetė mė e larta, atėherė
kemi xhihadin tjetėr, tė cilit po ashtu nuk i pakėsohet
vlera e ai ėshtė xhihadi i mėsimit tė sheriatit ku me tė
ti e ngre fjalėn e Allahut.
Pastaj Allahu thotė:
Tė tillė janė ata tė sinqertit.
Pra kėta
janė ata njerėz tė cilėt kanė qenė nė imanin e tyre tė
sinqertė, tė cilėt imanin e tyre qė e kanė pas nė zemėr
e kanė shndėrruar nė praktikė, e jo ata tė cilėt thonė
me gjuhėn e tyre se e besojmė, ndėrsa veprat e tyre janė
larg asaj qė ata pretendojnė.
Dobitė e
kėtij ajeti:
1.
Sqarimi se kush ėshtė besimtari i vėrtetė.
2. Vlera
e imanit dhe ngritja e shkallės sė tij.
3.
Kujdesi nga dyshimi dhe mos bindja.
4. Vlera
e xhihadit me pasuri.
5. Vlera
e xhihadit me shpirt.
6.
Xhihadi i vėrtetė ėshtė ai i cili ėshtė nė rrugėn e
Allahut.
7. Nuk
duhet qė njeriu tė mjaftojė vetėm me pėrmirėsimin e
vetes sė tij, por ai duhet qė ti pėrmirėsojė edhe tė
tjerėt.
8.
Lavdėrimi i atyre tė cilėt i cilėson me kėto cilėsi tė
larta, duke u bazuar nė fjalėn e Allahut: Tė
tillė janė ata tė sinqertit.
Pėrgatiti: Shaban Murati
19.01.2007