Komenti i ajetit trembėdhjetė tė sures Huxhurat
19.12.2009 15:49:52

“O ju njerėz! Vėrtetė Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (tė kėqijave), e Allahu ėshtė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė.”

Shkaku i zbritjes

Dijetarėt kanė pėrmendur shkakun e zbritjes sė kėtij ajeti. Pejgamberi urdhėroi njė njeri tė martohet prej njė fisi prej fiseve. Ky njeri, mė herėt, ishte prej robėrve tė tyre dhe pastaj e kishin liruar. Kur shkoi tek ky fis tė kėrkojė vajzėn ata thanė: “Ta martojmė vajzėn tonė me njė njeri i cili ka qen rob i yni?! Pastaj Allahu e zbriti kėtė ajet“O ju njerėz! Vėrtetė Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (tė kėqijave), e Allahu ėshtė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė.”

Kjo thirrje, qė Allahu bėnė nė kėtė ajet, ndryshon nga thirrjet nė ajetet qė pėrmendėm deri tani nė kėtė sure. Nė ajetet e mėparshme Allahu ėshtė drejtuar besimtarėve nė veēanti, ndėrsa nė kėtė ajet Allahu i drejtohet tė gjithė njerėzve. Kjo thirrje pėrshtatet me atė qė pėrmban ajeti nė brendėsinė e tij, sepse mburrja dhe krenaria  nė prejardhje, ndodh prej muslimanit dhe jomuslimanit. Pastaj sheh edhe prej popujve tė cilėt mburren dhe mendojnė se janė popuj tė zgjedhur dhe janė popuj tė prodhimit dhe teknologjive tė ndryshme, e ata mburren me kėtė. Pėr kėtė, Allahu i ka pėrmendur tė gjithė njerėzit nė bazėn se tė gjithė janė tė krijuar prej njė mashkulli dhe njė femre.

Pėr fjalėn e Allahut “prej njė mashkulli dhe njė femre” dijetarėt kanė thėnė se mund tė kuptohet nė dy mėnyra:

-Mashkulli ėshtė pėr qėllim Ademi (alejhi selam), ndėrsa femra ėshtė pėr qėllim Havaja, bashkėshortja e Ademit.

Nė bazė tė kėsaj, kuptimi i ajetit duhet tė jetė se ne ju kemi krijuar prej Ademit dhe Havasė dhe baza e juaj ėshtė njė.

-Mashkulli ėshtė pėr qėllim babai, ndėrsa femra ėshtė pėr qėllim nėna.

Nė bazė tė kėsaj tė dytės, ajeti kuptohet sikur Allahu po i drejtohet: Mos u mburr, o njeri, para tjetrit, sepse sikur qė ai ėshtė i krijuar prej njė mashkulli dhe njė femre, ashtu edhe ti je i krijuar nė kėtė formė, nuk ke ndonjė specifikė nė krijim, Ti ke baba edhe ai ka baba, ti ke nėnė edhe ai ka nėnė. Pra, ky ajet mund tė bartė edhe kėtė kuptim edhe pse shumica e dijetarėve janė tė mendimit se ajeti pėrmban kuptimin e parė.

Pasi qė njerėzit ndahen nė popuj dhe fise dhe prej traditave tė njerėzve ėshtė qė ta ngrenė njė fis dhe t’i ulin poshtė tė tjerėt. Allahu ua tėrhoqi vėrejtjen se mburrja dhe ngritja e ndonjė populli apo fisi nga tė tjerėt duhet tė jetė me devotshmėri e jo me diēka tjetėr. Pėr kėtė Allahu pastaj tha:

“E s'ka dyshim se te Allahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur ( tė kėqijave).”

Pastaj nė fund tė kėtij ajeti Allahu tha: “E Allahu ėshtė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė.”

-         i Dijshėm pėr tė jashtmen tuaj, ndėrsa

-         i Njohur pėr atė qė e fshihni nė brendėsinė tuaj.

Sikur Allahu do t’i tėrheqė njeriut vėrejtjen se  nuk duhet qė njeriu ta ndiejė veten se ėshtė njeri i devotshėm, ndėrsa nė brendėsinė e tij nuk ėshtė kėshtu.

Dobitė e kėtij ajeti

1. Sqarimi i asaj se ēdo njeri ėshtė krijuar prej njė mashkulli dhe njė femre dhe nuk i takon askujt qė tė mburret ndaj tjetrit.

2. Sqarimi i urtėsisė sė Allahut nė ndarjen  e njerėzve nė popuj dhe fise,  nė mėnyrė qė tė njihen.

3. Sqarimi i asaj se kush ėshtė mė i devotshėm tek Allahu.

4. Vėrtetimi i dijes sė Allahut e cila pėrfshin tė jashtmen dhe tė brendshmen e njeriut.

5. Disa dijetarė prej kėtij ajeti kanė nxjerrė se nuk ėshtė kusht pėrshtatshmėria nė martesė.

6. Vėrtetimi i dy emrave prej emrave tė Allahu dhe cilėsitė qė pėrmbajnė kėta emra.

Pėrgatiti: Shaban Murati

29.12.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010