Thotė Allahu: O ju qė keni
besuar! Largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa
dyshime janė mėkat dhe mos hulumtoni pėr zbulimin e tė
metave tė njeri-tjetrit, dhe mos pėrgjoni njėri-tjetrin;
a mos ndonjėri prej jush dėshiron tė hajė mishin e
vėllait tė vet tė vdekur? Atė pra e urreni! Kini frikė
nga ndėshkimi i Allahut, e Allahu ėshtė mėshirues, Ai
pranon shumė pendimin.
Pra shiko
se si Allahu na tėrheq vėrejtjen qė tė largohemi nga
dyshimet e shumta, sepse shumica e mendimeve tė dyshimta
janė mėkate.
Ndėrsa
mendimi i dyshimtė ėshtė kur te njeriu janė dy gjėra (dy
mendime) dhe nuk ėshtė i sigurt se cila prej tyre ėshtė
mė e vėrtetė.
Pra,
Allahu na njofton kėtu qė tė largohemi nga shumica e
mendimeve tė dyshimta, sepse janė mėkate. E me kėtė na
jep tė kuptojmė se disa dyshime nuk janė prej mėkateve.
Sikur pėr shembull: kur njeriu mendon pėr vėllanė e vet
diēka mirė.
Pra
mendimi i dyshimtė ndahet nė tri lloje:
1. Mendimi i mirė, pėr tė
cilin jemi tė urdhėruar.
2.
Mendimi i keq, pėr tė
cilin ka ndonjė shenjė apo ndonjė argument se ėshtė
ashtu dhe kjo ėshtė e lejuar por, normal, qė mos tė
kalohen kufijtė e caktuar.
3.
Mendimi i keq pėr tė cilin
nuk ke argument fare; dhe ky mendim ėshtė pėr qėllim nė
ajetin e lartpėrmendur.
Njeriu i
cili e mediton Kuranin dhe kėto ajete, sheh se si Allahu
i ka renditur kėto nė formė kaq precize, sepse njeriu
kur fillon tė mendojė keq pėr dikė, fillon pastaj tė
tregojė pėr tė metat e tij, fillon tė spiunoj, pastaj
fillon tė bėjė gibet dhe kėshtu me radhė, mėkat pas
mėkati.
Pastaj Allahu tėrheq vėrejtjen qė mos tė pėrgojojmė:
Dhe mos pėrgjoni njėri-tjetrin; a mos ndonjėri prej
jush dėshiron tė hajė mishin e vėllait tė vet tė vdekur?
Atė pra e urreni! Kini frikė nga ndėshkimi i Allahut, e
Allahu ėshtė Mėshirues, Ai pranon shumė pendimin.
Definicionin e pėrgojimit e ka pėrkufizuar mė sė miri i
Dėrguari i Allahut kur thotė: Tia pėrmendėsh vėllait
atė qė e urren. Kanė thėnė dijetarėt, qoftė ajo nė
moralin e tij, krijimin e tij, mendjen e tij, nė
fėmijėt e tij. Ēdo gjė qė njeriu e urren, ai ėshtė
pėrgojim.
Pastaj,
dijetarėt i kanė pėrjashtuar disa gjėra qė nuk
konsiderohen pėrgojim. P.sh.: nėse njė gruaje i bėhet
zullum dhe ajo vjen tek babai i saj dhe pėrmend gjėra qė
burri i saj i urren tė pėrmenden, por kėsaj vajze i
bėhet zullum, atėherė kanė thėnė dijetarėt se lejohet
kjo vajzė qė tia pėrmendė babit tė saj, nėse ai ka
mundėsi qė ta largojė kėtė zullum prej saj dhe raste tė
ngjashme.
Nėse
njeriut i ėshtė bėrė zullum, por ai pėrmend kėtė tek ai
qė nuk mund ta largojė kėtė zullum, a lejohet kjo? Ka
thėnė Ibėn Uthejmini se sipas ajetit kjo lejohet, sepse
Allahu thotė: Allahu nuk do publikimin e shprehjeve
tė kėqija, pėrveē (publikimit) tė atij qė i bėn
padrejtėsi. Allahu ėshtė Dėgjues, i Dijshėm. Nisa,
148.
Pastaj
Allahu na frikėson dhe na tėrheq vėrejtjen pėr
pėrgojimin, duke e krahasuar atė me ngrėnien e mishit tė
vėllait tėnd tė vdekur. Njė gjė tė tillė asnjė njeri i
menēur nuk mund ta bėjė, tė hajė mishin e vėllait tė tij
tė vdekur. E si e pėrgojon vėllain e tij, pra!
Njė ditė,
Pejgamberi ishte duke ecur dhe me tė ishin dy njerėz
dhe Pejgamberi i dėgjoi duke pėrgojuar. Pastaj kaloi
pranė njė ngordhėsire gomari tė ngordhur dhe pyeti: Ku
ėshtė filani edhe filani? Thanė: Ja kėtu, o i Dėrguari
i Allahut. Ju tha Pejgamberi: Zbritni dhe hani prej
kėsaj ngordhėsire. I thanė: O i Dėrguari i Allahut, e
kush ha prej kėsaj?! Tha Pejgamberi: Ajo qė thatė pėr
vėllanė tuaj mė herėt ėshtė mė e rėndė se kjo
ngordhėsirė.
Njė grua
e Pejgamberit, nė njė rast kur Pejgamberi lavdėronte
njėrėn prej grave tė tij, i tha ajo: Mjaft mė me
filanen se ajo ėshtė kėshtu edhe kėshtu. D. m. th.:
kishte pėr qėllim se ajo ėshtė e shkurtėr. Pejgamberi i
tha: Vallahi, ke thėnė njė fjalė qė sikur tė pėrzihet
me ujin e detit, do ta kishte ndotur.
Pėr kėtė
dijetarėt e kanė llogaritur pėrgojimin prej mėkateve tė
madha.
Pėrgojimi
i ndonjė dijetari ėshtė mė i rėndė se pėrgojimi i
njerėzve tė thjeshtė. Jo pėr shkak se ai ėshtė i
shenjtė, por pėr shkak se nėse pėrgojohet ai, atėherė i
humb vlera nė popull dhe nuk pėrfitojnė pastaj prej tij.
Dobitė e
kėtij ajeti:
1.
Urdhėrimi pėr largimin e mendimit tė keq.
2.
Ndalimi i spiunimit.
3.
Ndalesa pėr gibetin.
4.
Largimi prej gibetit.
5.
Pėrshkrimi i atij qė pėrgojon me atė qė e han mishin e
vėllait tė vet tė vdekur.
6.
Pėrgojimi ėshtė prej mėkateve tė mėdha.
7.
Vėrtetimi i dy emrave tė Allahut.
8. Nxitja
nė pendim, pasi qė njeriu bėn mėkat.
9. Nxitja nė frikėn ndaj Allahut dhe nė
ruajtjen e gjuhėve tona nga gjėrat e ndaluara.
Allahu nuk do publikimin e shprehjeve tė kėqija, pėrveē
(publikimit) tė atij qė i ėshtė bėrė padrejtė. Allahu
ėshtė Dėgjues, i Dijshėm.
Pėrgatiti: Shaban
Murati
22.12.2006