Kjo
ėshtė dhuratė dhe begati prej Allahut, e Allahu ėshtė i
Dijshėm dhe i Urtė.
Pra, ky
ajet tregon se kėto tė mira janė dhuratė prej Allahut.
Po ashtu i tėrheq vėrejtjen njeriut qė tė njohė
begatitė e Allahut ndaj tij e sidomos begatinė e
udhėzimit. Kush ėshtė Ai qė tė ka udhėzuar nė rrugė tė
drejtė? Kush ėshtė Ai qė ta bėri ty tė dashur tė
vėrtetėn? Kush ėshtė Ai i cili tė bėri qė posa ta
dėgjosh ezanin pėr namaz tė shpejtosh nė namaz? Kush
ėshtė Ai i Cili kur vjen muaji i Ramazanit gėzohesh,
ndėrsa tė tjerėt prej njerėzve ndjejnė lodhje dhe
rėndim, sikur po pret njė mysafir shumė tė rėndė? Kush
ėshtė Ai i Cili ti dha tėrė kėto tė mira?Ai ėshtė
Allahu.
Pėrmes
kėtij ajeti, Allahu na tregon se gjithė kėto tė mira qė
ne i kemi, janė prej Allahut. Po nė tė njėjtin ajet
Allahu na tėrheq vėrejtjen se ėshtė obligim i
besimtarit qė ta falėnderojė Atė. Sepse disa njerėz i
sheh se janė tė udhėzuar nė rrugėn e vėrtetė, ndihmojnė
fenė e Allahut, por nė anėn tjetėr u pėlqen vetja e
tyre, lavdėrohen me ato dhe mendon se ka njė vend tė
veēantė dhe njė vlerė tė veēantė nė fenė e Allahut. Jo,
vlera i takon Allahut, i Cili tė bėri ty shkak pėr kėtė.
Begatia dhe vlera i takon Allahut, i Cili tė ka bėrė
prej thirrėsve nė kėtė fe apo tė ka bėrė kėrkues tė
dijes. Ndėrsa Pejgamberi (alejhi selam) thotė: Kush
ndjek rrugėn e diturisė, Allahu do tia lehtėsojė atij
rrugėn pėr nė xhenet. Pra, Allahu ėshtė Ai i Cili tė ka
mundėsuar tė ndjekėsh kėtė rrugė e cila tė shpie nė
xhenet. Begatitė e Allahut janė tė shumta.
Pastaj Allahu, nė fund tė kėtij ajeti, thotė:
E Allahu ėshtė i Dijshėm dhe i Urtė.
Imam
Kurtubi ka thėnė: I Dijshėm pėr atė qė ėshtė nė tė
mirėn tuaj, ndėrsa i Urtė nė rregullimin e ēėshtjeve
tuaja.
Ndėrsa
disa komentatorė tė Kuranit kanė thėnė: I Dijshėm, e di
se kush i meriton kėto begati, ndėrsa i Urtė, vendosja e
kėtyre begative tek ai qė e meriton, sepse urtėsi ėshtė
ta vendosėsh njė gjė nė vendin e duhur.
Dobitė e
kėtij ajeti
1.
Begatitė tė cilat i arrin besimtarit nė fe apo nė dynja,
janė vetėm prej Allahut.
2.
Falėnderimin e Allahut pėr begatitė qė na i ka dhėnė.
3.
Largimi i lakmisė sė vetvetes nga njeriu.
4.
Vėrtetimi i dy emrave prej emrave tė Allahut dhe
cilėsitė qė pėrmbajnė kėta emra.
Pėrgatiti: Shaban Murati
25.11.2006