Komenti i ajetit shtatė i sures Huxhurat
19.12.2009 15:48:34

Allahu thotė:

“E, dijeni se nė mesin tuaj e keni tė dėrguarin e Allahut. Sikur ai t'ju dėgjonte juve nė shumė ēėshtje, ju do tė pėsonit vuajtje, por Allahu juve ua bėri tė dashur besimin dhe ua zbukuroi atė nė zemrat tuaja, ndėrsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundėrshtimin, ua bėri qė t'i urreni. Tė tillė janė ata qė gjetėn rrugėn e drejtė.”

Ky ajet iu drejtohet shokėve tė Pejgamberit duke u thėnė: “E, dijeni se nė mesin tuaj e keni tė dėrguarin e Allahut.”

Njė gjė e tillė ishte e njohur nė mesin e tyre, sepse i Dėrguari i Allahut ishte nė mesin e tyre. atėherė ē’ėshtė dobia e kėtij ajeti qė tė pėrmend kėtė.

Dobia e kėtij ajeti ėshtė madhėrimi dhe respektimi i kėtij Pejgamberi, i cili ėshtė nė mesin tuaj. Sikur  qė thotė njeriu ky ėshtė libri i Allahut para jush edhe pse njeriu e di  dhe ndoshta e ka librin e Allahut para vetes, por kjo ėshtė njė formė e nxitjes dhe pėrkushtimit pėr tė. Pra, ky ajet i drejtohet shokėve tė Pejgamberit qė ta respektojnė atė tė jenė tė ndėrgjegjshėm ndaj tij dhe tė sillen mirė me tė.

Pastaj Allahu ka thėnė: “Sikur ai t'ju dėgjonte juve nė shumė ēėshtje, ju do tė pėsonit vuajtje.” Por, cilat janė ato ēėshtje pėr tė cilat sikur ti dėgjonte Pejgamberi do tė  pėsonin vuajtje? Dijetarėt kanė thanė se sikur Pejgamberi t’i kishte dėgjuar nė dėnimin e kėtij populli pėr tė cilėt i erdhi lajmi se kanė dalė nga feja, do tė kishte ndodhur njė luftė mes muslimanėve, sepse kur dėgjuan kėtė lajm disa nga shokėt e Pejgamberit thanė t’i luftojmė, o i Dėrguari i Allahut. Atėherė Allahu u tha: dijeni se nė mesin tuaj ėshtė i Dėrguari i Allahut, dėgjoni dhe respektoni atė. E sikur Pejgamberi do t’ju dėgjonte juve nė kėtė ēėshtje do tė ishte rėndė pėr juve.

Dijetarėt, gjithashtu, kanė sjellė disa shembuj qė shokėt e Pejgamberit kėrkonin prej tij diēka, qė sikur ti dėgjonte Pejgamberi ata do tė ishte njė lodhje dhe njė mundim pėr ta dhe nuk do tė mund ta bartin njė gjė tė tillė, siē ishte kėrkimi i atyre qė tė falėn me Pejgamberin deri nė mėngjes namaz tė natės apo kėrkuan prej tij vazhdimin e agjėrimit.

Pastaj Allahu tha: “Por Allahu juve ua bėri tė dashur besimin dhe ua zbukuroi atė nė zemrat tuaja, ndėrsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundėrshtimin, ua bėri qė t'i urreni. Tė tillė janė ata qė gjetėn rrugėn e drejtė.”

Allahu nė pjesėn e ajetit njofton pėr begatitė qė Allahu ia ka dhėnė njeriut. Jua bėri tė dashur imanin nė zemrat e tyre dhe jua zbukuroi atė, ndėrsa  pabesimin, mėkatin jua bėri gjė tė urryer. Kjo ėshtė njė begati e madhe.

Dobitė e kėtij ajeti

1. Mėshira e Pejgamberit pėr umetin e tij.

2. Begatia e Allahut ndaj robėrve tė Tij qė jua bėri tė dashur imanin atyre dhe jua zbukuroi nė zemrat e  tyre.

3. Begatia e Allahut ndaj robėrve tė Tij, i Cili jua bėri tė urryer nė zemrat e tyre mosbesimin, shfrenimin dhe mėkatin.

4. Nxitja nė largimin nga kufri, mėkati dhe shfrenimi.

5. Kujdesi nė pėrmirėsimin e zemrės.

6. Nxitja pėr qėndrimin nė rrugėn e vėrtetė.

A thua tė gjitha kėto  tė mira i merituan  pėr shkak tė prejardhjes sė tyre apo pėr shkak tė vendit tė tyre? Jo, ata nuk i fituan kėto tė mira pėr kėtė, por pėrgjigjja ėshtė nė ajetin qė vijon nė kėtė sure.

Pėrgatiti: Shaban Murati

11.11.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010