Koment i ajeteve 4-5 tė sures Huxhurat
19.12.2009 15:48:07

“Ata qė thėrrasin pėrtej mureve, shumica e tyre janė qė nuk kuptojnė. E sikur ata tė bėnin durim derisa tė kishe dalė ti vetė, do tė ishte mė edukative pėr ta, po Allahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues.” Huxhurat, 4-5.

Nė kėtė ajet  shihet edukata e tretė nė kėtė sure.

Edukata e parė ishte  ndalesa qė mos t’i japim fjalės tonė pėrparėsi ndaj fjalės sė Allahut dhe tė Pejgamberit.

Edukata e dytė ka tė bėjė rreth ndalesės sė ngritjes sė zėrit ndaj zėrit tė Pejgamberit, si dhe lavdėrimi ndaj atyre qė ulin zėrin para Pejgamberit.

Ndėrsa edukata e tretė qė ėshtė nė kėtė ajet ka tė bėj me thirrjen e Pejgamberit se si ta thėrrasim tė Dėrguarin e Allahut.

Shkaku i zbritjes  sė kėtij ajeti

Ky ajet ka zbritur kur njė grup nga fisi temim erdhėn tek Pejgamberi dhe Pejgamberi nė atė moment ishte nė njėrėn prej dhomave tė grave tė tij, duke pushuar. Filluan ta thėrrasin Pejgamberin duke i thėnė: “O Muhamed, dil tek ne sepse lavdėrimi ynė ėshtė i bukur, ndėrsa nėnēmimi ynė ėshtė i keq.”

Kurtubi ka thėnė se ky grup ishin  afėrsisht 70 persona, ndėrsa Pejgamberi ishte duke pushuar nė mesditė nė njėrėn prej dhomave tė tij.

Kėta ishin disa arabė tė shkretėtirės tė cilėt thėrrisnin Pejgamberin me emrin e tij “O Muhamed!” por Allahu zbriti kėtė ajet si edukim pėr ta dhe ata qė vijnė pas tyre.

Nė kėtė ajet Allahu na jep njė vėrejtje tė madhe se si muslimani duhet tė jetė korrekt ndaj gjėrave dhe nėse gjykon pėr njė grup apo pėr njė shoqėri, mos t’i pėrgjithėsojė ata.

Allahu kur tregon pėr kėtė grup qė kanė ardhur tek Pejgamberi, na bėn me dije qė nuk kanė qenė tė gjithė tė cilėt kanė thirrur: “O Muhamed”, por kanė qenė disa prej tyre dhe pėr kėtė Allahu tha: “Shumica e tyre janė qė nuk kuptojnė.” Pėr kėtė arsye, kur disa njerėz thonė se kjo shoqėri e tėra ėshtė e prishur e kanė gabim, sepse patjetėr duhet qė tė jemi korrekt dhe tė dallojmė ata qė janė tė mirė nga tė kėqijtė, sepse edhe Allahu nuk gjykoi pėr tėrė grupin, por tha: “Shumica e tyre janė qė nuk kuptojnė.”

Dobitė e ajetit

1. Nėnēmimi i atyre tė cilėt nuk kanė edukatė, kjo ėshtė marrė nga fjala e Allahut: “nuk kuptojnė”.

2. Kujdesi i njeriut nė tė folur pėr tė tjerėt, sepse Allahu tha: “Shumica e tyre janė qė nuk kuptojnė.” e nuk tha tė gjithė nuk kuptojnė.

3. Tė kemi parasysh veēoritė e njeriut.

4. Nuk ka pengesė ai qė udhėheq muslimanėt qė tė ndajė njė kohė tė veēantė pėr nevojat personale tė veta.

Pastaj Allahu thotė  :

“E sikur ata tė bėnin durim derisa tė kishe dalė ti vetė, do tė ishte mė edukative pėr ta, po Allahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues.”

Allahu thotė sikur kėta njerėz tė prisnin derisa  tė dilte Pejgamberi, do tė ishte  mė mirė pėr ta. Mė mirė pėr ta nė disa aspekte:

-do tė ishte mė mirė pėr ta nė sjelljen dhe edukatėn me Pejgamberin.

-do tė ishte mė mirė pėr ta nė marrjen e asaj qė kanė pasur nevojė, sepse njeriu kur shikon atė i cili kėrkon diēka se ka sjellje tė mira, kjo ndikon qė t’i ndihmohet nė kryerjen e nevojave tė tij.

Gjithashtu thuhet qė ata kanė ardhur te Pejgamberi pėr lirimin e disa robėrve.

Ndoshta dikush mund tė thotė se si ka mundėsi Pejgamberi tė fshihet prej njerėzve kur ai ėshtė i dėrguar tek ata. Imam Kurtubi thotė: “Pejgamberi nuk ėshtė fshehur asnjėherė nga njerėzit, pėrveē nė ato raste kur ka pasur ndonjė punė me rėndėsi pėr veten e tij dhe pėr kėtė shqetėsimi i tij nė kėto raste llogaritej prej edukatės sė keqe.

Pastaj nė fund Allahu pėrfundoi kėtė ajet me fjalėn e Tij: “Po Allahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues.”

Dobitė e kėtij ajeti

1. Nxitja nė durim dhe ndalesa pėr ngutje.

2. Ai i cili bėn durim e mbėrrin atė qė ka nevojė, me lejen e Allahut.

3. Fisnikėria e Allahut pėr ata qė vepruan kėshtu sepse Allahu i fali ata dhe i mėshiroi.

4. Vėrtetimi i dy emrave prej emrave tė Allahut e ata janė: i Mėshirshmi dhe Mėkatfalėsi dhe ajo qė pėrmbajnė kėta dy emra prej cilėsive tė Allahut.

Pėrgatiti: Shaban Murati

28.08.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010