Allahu i Lartėsuar thotė: O
ju qė keni besuar! Mos e ngrini zėrin tuaj mbi zėrin e
Pejgamberit dhe mos iu ngėrmoni atij siē i ngėrmoheni
njėri-tjetrit, e tė zhduken veprat tuaja duke mos ditur
ju. Huxhurat, 2.
Kėtu
shikojmė se si Allahu pėrsėri e fillon kėtė ajet me
fjalėn O ju qė keni besuar!qė tė ua
tėrheq vėrejtjen besimtarėve dhe tė kenė kujdes nė atė
qė vjen pas kėsaj thirrje.
Sikur
Allahu do tė na thotė: Ashtu sikur patėt kujdes nė
ajetin e parė, po ashtu keni kujdes edhe nė ajetin e
dytė.
Shkaku i
zbritjes sė kėtij ajeti
Thabit
ibėn Kajs ishte njė shok i Pejgamberit (alejhi selam), i
cili kur fliste nga natyrshmėria e tij ngrinte zėrin
lart e, ndonjėherė, edhe para Pejgamberit (alejhi
selam), derisa ėshtė quajtur edhe ligjėruesi i
Pejgamberit (alejhi selam). Kur zbriti ky ajet, Thabiti
hyri nė shtėpinė e tij, mbylli derėn dhe u distancua nga
njerėzit. Atėherė Pejgamberi (alejhi selam) hetoi mos
prezencėn e tij dhe dėrgoi njėrin prej shokėve tė tij tė
shikojė se ēėshtė puna e tij. Kur u kthye personi tė
cilin e dėrgoi Pejgamberi (alejhi selam), e pyeti pėr
gjendjen e Thabit ibėn Kajs, ai u pėrgjigj: Ka dėgjuar
zbritjen e ajetit O ju qė keni besuar! Mos e
ngrini zėrin tuaj mbi zėrin e Pejgamberit dhe mos iu
ngėrmoni atij siē i ngėrmoheni njėri-tjetrit, e tė
zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju dhe tha
se unė isha prej atyre qė kam ngritur zėrin para
Pejgamberit dhe frikėsohem qė tė zhduken punėt e mia.
Kur i tregoi Pejgamberit pėr kėtė, Pejgamberi (alejhi
selam) i tha: Kthehu dhe thuaj Thabit ibėn Kajsit se ti
nuk je prej tyre, por ti do tė jetosh i lumtur, do tė
vdesėsh shehid dhe do tė hysh nė xhenet. Pejgamberi e
pėrgėzoi Thabitin me kėto pėrgėzime dhe ndodhi me tė
vėrtetė ashtu sikurse e pėrgėzoi Pejgamberi (alejhi
selam).
Prej
kėtij tregimi pėrfitojmė se si shokėt e Pejgamberit (alejhi
selam) u janė pėrgjigjur menjėherė urdhrave tė Allahut
dhe tė Pejgameberit (alejhi selam). Dobia e dytė ėshtė
se si Pejgamberi (alejhi selam) ka qenė shumė i
kujdesshėm pėr shokėt e tij. Nėse ndonjėri ka munguar,
menjėherė Pejgamberi (alejhi selam) ka pyetur pėr
shkakun e mos prezencės sė tij. Kėshtu, ne pėrfitojmė
nga kjo se si muslimani duhet tė kujdeset dhe tė pyesė
pėr gjendjen e vėllezėrve tė tij.
Kuptimi i
pėrgjithshėm i kėtij ajeti
Kur
zbriti ky ajet Umeri, aq shumė e ulte zėrin para
Pejgamberit, sa qė nuk e dėgjonte Pejgamberi (alejhi
selam) se ēfarė fliste, derisa e pyeste se ēfarė do tė
thuash.
Allahu
nėpėrmjet kėtij ajeti na udhėzon qė zėrat tonė mos tė
jenė mė tė ngritur se zėri i Pejgamberit (alejhi selam),
por zėri i tij tė jetė mė i larti.
Disa nga
dijetarėt kanė thėnė se ky ajet pėrfshin muslimanin edhe
pas vdekjes sė Pejgamberit (alejhi selam). Mos ta
ngrijmė zėrin tonė kur vizitojmė varrin e tij dhe mos ta
ngrijmė zėrin tonė kur dėgjojmė ndonjė urdhėr tė tij,
por ta zbatojmė atė. Pėr kėtė, Ibnul Arabij ka thėnė:
Shenjtėria e Pejgamberit kur ai ka qenė gjallė ėshtė e
njėjtė edhe pse ai ka vdekur. Fjala e tij e argumentuar
qė vjen tek ne ėshtė e njėjtė pėr respekt dhe dėgjim,
sikur fjalėt e tij qė janė dėgjuar nga shokėt e tij.
Disa dijetarė kanė thėnė se edhe nė vendet ku
prezantojnė dijetarėt ėshtė e urryer tė ngrihet zėri.
Sepse dijetarėt janė trashėgimtarėt e pejgambereve.
Njeriu i
cili e ngre zėrin para fjalėve tė Allahut dhe para
fjalėve tė Pejgamberit (alejhi selam) ėshtė rrezik qė tė
zhduken dhe asgjėsohen punėt e tij. Pėr kėtė duhet tė
kemi kujdes qė kur na vjen ndonjė argument nga
Pejgamberi (alejhi selam) nuk duhet ta refuzojmė dhe ta
ngremė zėrin para fjalėve tė tij, sepse kjo i asgjėson
veprat e njeriut.
Dobitė e
kėtij ajeti
1.
Ndalohet ngritja e zėrit mbi zėrin e Pejgamberit (alejhi
selam).
2.
Kujdesi pėr mos asgjėsimin e punėve.
3. Mos
ti ngėrmohemi Pejgamberit (alejhi selam) sikur qė i
ngėrmohemi njėri tjetrit.
4.
Njeriut ka mundėsi qė ti asgjėsohen veprat dhe ai mos
ta ndiejė, sikur qė ka ardhur nė hadith se njeriu flet
ndonjė fjalė qė nuk i kushton rėndėsi asaj dhe hidhet me
tė nė zjarr tė xhehenemit 70 vite.
Ata
qė ulin zėrat e tyre pranė tė dėrguarit tė Allahu.,
Allahu zemrat e tyre i ka pėrshtatur pėr devotshmėri,
ata kanė falje mėkatesh dhe shpėrblim tė madh.
Huxhurat,
3.
Ky ajet
ka lidhje me ajetet e para qė i kemi pėrmendur deri mė
tani. Pasi qė Allahu ua tėrheq vėrejtjen besimtarėve qė
mos tė ngrenė zėrin mbi zėrin e Pejgamberit (alejhi
selam) fillon ti lavdėrojė ata tė cilėt i zbatuan kėto
urdhra tė Allahut, siē ishte Umeri. Pėr kėtė, Allahu e
lavdėron kėtė duke thėnė: Ata qė ulin zėrat e
tyre pranė tė dėrguarit tė Allahut, Allahu zemrat e tyre
i ka pėrshtatur pėr devotshmėri, ata kanė falje mėkatesh
dhe shpėrblim tė madh.
Dobitė e
kėtij ajeti.
1.
Lavdėrimi ndaj atyre tė cilėt e ulin zėrin e tyre para
Pejgamberit (alejhi selam).
2.
Sinjalizimi i ajetit nė pėrmirėsimin e zemrės dhe ajo
ėshtė mė me rėndėsi se sa pėrmirėsimi i trupit, duke u
bazuar nė fjalėn e Allahut:
Allahu zemrat e tyre i ka pėrshtatur pėr devotshmėri.
3.
Shpėrblimi i madh ndaj tyre dhe falja e mėkateve tė
tyre.
4. Nxitja
nė edukatėn e tė folurit.
Pėrgatiti: Shaban Murati
07.07.2006