Allahu nė librin e Tij
thotė:
1. Pasha kohėn!
2. Nuk ka dyshim se
njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė.
3. Me pėrjashtim tė atyre
qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn
njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė
kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm.
Imam Shafiu thotė:
Sikur mos tė zbriste asgjė nga Kurani, pėrveē kjo
sure, do tė mjaftonte.
Nga Muadh ibėn Xhebeli
trasnmetohet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: Nuk do
tė lėvizė kėmba e birit tė Ademit Ditėn e Gjykimit
derisa tė pyetet pėr katėr gjėra: pėr jetėn e tij se ku
e ka harxhuar; pėr rininė e tij se ku e ka shfrytėzuar;
pėr pasurinė e tij se nga e ka fituar dhe ku e ka
harxhuar; dhe pėr dijen e tij se ēfarė ka punuar me tė.
Nga Ibėn Abasi
transmetohet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: Dy
begati shumica e njerėzve nuk ia di vlerėn: shėndetit
dhe kohės sė lirė.
Gjithashtu, i Dėrgauri i
Allahut, duke na treguar vlerėn e kohės tha: Nėse bėhet
Kiameti dhe dikush ka nė dorėn e tij ndonjė filizė, le
ta mbjellė, nėse ka mundėsi.
Abdullah ibėn Mesudi
thotė: Nuk jam penduar mė shumė asnjėherė se sa njė
ditė kur perėndoi dielli dhe mu pakėsua exheli, ndėrsa
unė nuk shtova asgjė nga veprat e mia.
Hasan el Basri thotė:
Nuk ka ndonjė ditė qė nė tė kalon biri i Ademit,
pėrveēse ajo ditė e thėrret: O bir i Ademit! Unė jam
njė ditė e re, ndėrsa pėr punėn tėnde nesėr do tė jem
dėshmitare, mė pėrfito mua se unė nuk do tė kthehem
asnjė herė deri nė Ditėn e Gjykimit.
Gjithashtu thotė: O bir
i Ademit! Ti nė kėtė botė je disa ditė, nėse shkon njė
ditė do tė shkojė njė pjesė e jotja.
Fudejl Ijadi thotė: Kam
takuar disa nga tė parėt tanė qė aq shumė ishin tė
kujdesshėm ndaj kohės sa qė numėronin fjalėt e tyre prej
xhumasė deri nė xhuma.
Njė poet thotė:
Gjėja mė e shtrenjtė qė
i ėshtė dhėnė njeriut, ėshtė koha e lirė, por e shoh se
mė sė lehti e humb atė.
Vėlla i dashur! Kujdes
kohėn e lirė mos e harxho kot! Ajo ėshtė mė e shtrenjtė
se pasuria e jote. Ti me shfrytėzimin e kohės sjell
lumturi, ndėrsa me mledhjen e pasurisė do tė kesh
pėrgjegjėsi.
Koha ėshtė jeta e jote,
lumturia jote dhe gjallėrimi yt.
Mos u mburr me rininė
tėnde e as me jetėn tėnde se nėser kur do tė dalėsh
para Allahut do tė pyetesh pėr to.
Pėrkujto fjalėt e
selefėve, tė cilėt thonin: Uallahi, edhe sikur ta dimė
se nesėr do tė vdesim ne nuk mundemi mė tė shtojmė diēka
tė re nė veprat tona, sepse kanė arritur kulmin e
shfrytėzimit tė kohės.
Llogarite veten sot, para
se tė llogarisė nesėr Allahu. Pendohu sot, para se nesėr
tė bėhesh pishman pėr punėt e tua, atė ditė kur nuk ka
kthim.
Koha ėshtė si shpata nėse
ti nuk e pret atė ajo tė pret ty.
Pėrkujto begatitė e Allahut ndaj teje!
Pėrgatiti: Shaban Murati
26.05.2006