Si ėshtė projekti yt i ditės
26.03.2013 14:33:11

I/e nderuar!
Pyete veten tënde në këtë ditë dhe çdo ditë tjetër që vjen: Cili është projekti yt i ditës?

Në vazhdim po ua sjellim disa shembuj (projekte), se si mund ta kesh një ditë të dobishme:
- Mëso përmendësh një sure (kaptinë) të Kur’anit apo disa ajete!
- Mëso komentin e një ajeti apo hadithi!
- Përgatit, prezanto apo dëgjo një ligjëratë!
- Publiko një ajet a po hadith (në faqen tënde të rrjetit social)!
- Lexo një libër apo disa faqe nga libri!
- Shpërndaj akiden-besimin e pastër!
- Shpërndaje një fletushkë apo cd të dobishme!
- Jep ndonjë këshillë!
- Shkruaj një artikull apo përkthe!
- Sqaro një dyshim!
- Ndalo nga e keqja!
- Urdhëro për të mirë!
- Shoqëro një shok të vyeshëm!
- Përkrahe atë që thërret në të vërtetë!
- Dhuro sadaka qoftë edhe në sasi shumë të vogël!
- Ndihmo nevojtarin!
- Shpërndaje dhe ktheje selamin në rrugë!
- Fale namazin me xhemat dhe ruaje atë!
- Mëso injorantin!
- Lufto bidatin!
- Agjëro nafile (vullnetare)!
- Fale apo përcille xhenazen e një të vdekuri!
- Mbath një të varfër!
- Vizito një të sëmurë!
- Vizito farefisin!
- Ndërto xhami apo ndihmo në një mënyre në ndërtimin e saj!
- Largo pengesat dhe mbeturinat nga rruga!
- Planifiko një projekt!
- Këshillo mëkatarët!
- Paguaj borxhin e ndonjë muslimani që s’ka mundësi ta kthej!
- Ushqe të uriturin!
- Zgjoje të përgjumurin dhe dembelin me këshilla!
- Udhëzo dhe drejto të humburin!
- Shpërndaj dhurata!
- Buzëqesh para vëllait musliman!
- Merr pjesë në një aktivitet!
- Respekto mysafirin!
- Nderoji dhe respektoji dijetarët!

Këto janë disa nga projektet që mund t’i bësh brenda një dite.
Allahu na ndihmoftë në punë të mira! Amin!

Përshtati: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010