Zemrat kanė nevojė pėr "update "
26.03.2013 09:55:17

 

Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që fal namazin sepse atë e ka trashëguar nga prindërit apo gjyshërit… i bën veprimet e namazit pa e ditur se a i ka kryer të plota dhe në formën më të mirë… apo duke mos ditur sa herë ka madhëruar Allahun në ruku dhe sexhde dhe pa pyetur pse në namazin e sabahut falim dy rekate, ndërsa në jaci katër rekate?

Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që nuk falet pos në Ramazan… dhe sikur ekziston ndonjë ajet i Kur'anit apo hadith që na urdhërojnë të falemi vetëm në Ramazan!

Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që kalon nga jeta e tij 20 apo 30 vite për shkollim, ashtu që në fund të marrë një diplomë për t`u punësuar, por për fat të keq nuk i dinë gjërat më elementare të fesë Islame.

Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që zgjohet herët në mëngjes të shkojë në punë 5 herë në javë me nga 8 orë punë për të marrë një rrogë në fund të muajit, pa mos e ditur pse ai është në këtë punë është korrekt? Dhe duke mos ditur pse shpenzon gjithë këtë forcë dhe kohë?

Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që beson se: shpërndarja e selamit, vizita e të sëmurit, respektimi i mysafirit, mbajtja e lidhjeve farefisnore dhe ndihmesa e të varfërve është vetëm një pjesë e trashëguar nga adetet dhe zakonet, pa mos pyetur veten e tij pse i bënë gjithë ato gjëra pa kompensim?!


Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që mbush barkun e tij me ushqim për të kënaqur epshin dhe për të larguar urinë, pa mos e ditur pse ha, pa u kujdesur sesa harxhon për të ngrënë, ndoshta jeton vetëm për të ngrënë dhe nuk e di se të tjerët hanë për të jetuar?


Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që plotëson gjysmën e fesë së tij (d.m.th. martohet) vetëm për t`i thënë sikurse shokëve të tij (baba i filanit), porse ata nuk janë më të mirë se ai! Por, harron se Allahu na ka porositur të sillemi mirë me bashkëshortet tona, të përkujdesemi për ato, shkurt nuk dinë pse martesa është gjysma e fesë.

Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person që beson se më të kapur të lapsit bëhet poet apo shkrimtar i njohur që mund të kritikojë kë të dojë, pa mos e kuptuar fjalën e Allahut:

"Ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm”. (Kaf: 18)
Pa mos e ditur se ai që mëson një shkronjë nuk bëhet dijetar dhe jo çdo dijetar mund të përpilojë një libër.

Zemra ka nevojë për "përditësim" tek ai person qe lexon gjithë këto që shkruam më lart dhe ka lodhur sytë e tij në këtë, pa mos e ditur se zemra që ka nevojë për "përditësim "nuk është ajo zemër që ka nevojë për “fshirje".


Përshtati: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010