Ndjenja tė shkėlqyera…
26.03.2013 08:53:57

-Të marr abdest dhe të qëndroj para Allahut me përulësi dhe gjoks të hapur, duke u kënaqur me namaz.
-Të ec me hixhabin tim të gjerë e mbuluar si margaritar, nuk më intereson tërheqja e shikimeve të njerëzve mbi mua, sepse kënaqësia e Allahut për mua është më e madhe.
-Të vendos faqen time mbi shuplakën e ngrohtë të dorës së nënës time, ta puth atë duke qenë ajo e kënaqur me mua.
- Dua që babai im të jetë krenar me moralin tim vazhdimisht, të ketë besim në sjelljet e mia dhe në ruajtjen e amanetit.
-Të kem shoqëri të ndershme dhe së bashku të shpërndajme nektarin e Kuranit dhe të shijojme kënaqësinë e imanit, e kështu të vazhdojmë rrugën e adhurimit ndaj Allahut.
- Të lëmoj kokën e jetimit, të ndihmoj të varfrit dhe bonjakët, të bart mbi supe brengat e vejushave dhe të jem për ato si drita në errësirë.
- Të fshij me dorën time lotin e pikëllimit, e të mbjell në vend të tij ndjenjën e shpresës, që buzëqeshja të ndriçojë në mes lotëve, në fund të gëzohem, sepse unë ia dola.
-Të mos ul kokën përveç para Allahut dhe të mos përulem përveçse në sexhde.
-Të di, se koha e gëzimit, edhe nëse vonohet, nuk do të thotë se ajo nuk vjen, dhe çdo dëshirë e imja është në pritje, dhe tek Allahu nuk humbin dëshirat e mia.
-Të mos merakosem që jam e vetme, edhe hëna është e vetme, por përkundër vetmisë së saj ajo është gjëja më e bukur në qiell.
- Të ulem me qetësi, të ngrej duart e mia drejt Allahut me lutje, që të më vijë lumturia.
-Të mësoj se nuk duhet të mërzitem dhe brengosem për asgjë përveçse për mëkatet e mia, e të vazhdoj me istigfar (kërkim falje tek Allahu).
-Të bëj diçka të dobishme me duart dhe gishtrinjtë e mia, të madhëroj Allahun me gishtrinj, të jap lëmoshë me dorë, të shkruaj atë që e kënaq Zotin tim.
-Të ndiej se jam në rrugë të drejtë, edhe nëse mëkatoj dhe lë mangut diçka, apo nëse bëj keq dhe largohem, sepse sado që çaloj prapë do të mbërrij në fund, sepse e kam zgjedhur rrugën dhe kam kërkuar me vendosmëri në sexhde nga Zoti im.

 

Përshtati: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010