8 gėnjeshtrat e nėnės
16.06.2012 09:03:56

Tregimi fillon me lindjen time. Isha fëmija i vetëm në një familje shumë të varfër, nuk kishim ushqim që të na mjaftonte.
Nëse ndonjë ditë gjenim pak oriz, ashtu largonim urinë. Pasi e mbaroja pjesën time, nëna edhe pjesën e saj ma dhuronte mua dhe thoshte: “O biri im! Haje këtë oriz sepse nuk jam e uritur.”
Kjo ishte gënjeshtra e parë e saj.


Kur u rrita pak, nëna pasi mbaronte punët e shtëpisë dilte për të gjuajtur peshq në lumin e vogël që ishte afër shtëpisë. Shpresonte që nëse haja peshk, do të më ndihmonte në zhvillimin tim.

Një herë me lejen e Allahut kishte zënë dy peshq. Shpejtoi për në shtëpi në mënyrë që t’i përgatisë; i vendosi para meje dhe unë fillova ta ha peshkun e parë dalë-ngadalë, ndërsa nëna ime hante atë që mbetej në mes të eshtrave. Mu rrëqeth zemra dhe peshkun tjetër ia dhurova asaj.

Ma ktheu mbrapsht dhe më tha: “O biri im! Ha edhe këtë peshkun, a nuk e di se unë nuk i dua peshqit?!”
Kjo ishte gënjeshtra e dytë e saj.

U rrita dhe duhej që unë patjetër të shkoja në shkollë, por nuk kishim pasuri që t’i mbulojmë shpenzimet e shkollës. Nëna shkoi në treg dhe bëri marrëveshje me një tregtar rrobash, që ajo të ecte shtëpi për shtëpi për të prezantuar mallin.
Një natë dimri u vonua nëna ime ndërsa unë po e prisja në shtëpi, dola ta kërkoj në rrugë afër lagjes, e gjeta duke bartur rrobat dhe duke trokitur shtëpi për shtëpi, e unë e thirra: “Oj nënë, eja të kthehemi në shtëpi sepse është bërë vonë dhe moti është i ftohtë, ti nesër mundë ta vazhdosh punën qysh prej mëngjesit. Buzëqeshi nëna dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e lodhur.”
Kjo ishte gënjeshtra e tretë e saj.

Në shkollë kishim provim përfundimtar dhe nëna këmbënguli të vinte me mua. Hyra në provim e ajo qëndronte jashtë duke më pritur mua, në nxehtin e madh. Kur cingëroi zilja dhe përfunduam, dola, ndërsa ajo më përqafoi fortë dhe me ngrohtësi, më pas më përgëzoi për suksese të mëtutjeshme.
Me vete kishte një lëng të cilin e ruante për mua kur të dal nga provimi, piva nga ajo dhe shova etjen, por nënës time i dilnin djersët në fytyrën e saj nga vapa e madhe, ia ofrova lëngun menjëherë dhe i thashë: “Pi oj nëna ime!” Ndërsa ajo ma ktheu: “O biri im! Pije ti se unë nuk jam e etur.”
Kjo ishte gënjeshtra e katërt.

Pas vdekjes së babait tim, nëna ime jetoi si e ve dhe përgjegjësitë e shtëpisë ranë mbi të, kështu që ajo duhej të sjellë të gjitha gjërat e nevojshme në shtëpi. Jeta u bë e vështirë dhe filluam të ndiejmë urinë.

 Xhaxhai im ishte njeri i mirë dhe jetonte afër nesh, na sillte ushqime me të cilin largonim urinë, e kur fqinjët tanë panë gjendjen tonë të vështirë që dita-ditës po keqësohej, e këshilluan nënën time që të martohej me ndonjë burrë që do të shpenzonte për të, por ajo u përgjigj: “Nuk kam nevojë për dashuri.”
Kjo ishte gënjeshtra e pestë.

Kur mbarova studimet universitare, gjeta një punë të mirë deri diku, mendova se tash është koha që nëna ime të pushoj e unë të marr mbi supe obligimet e familjes. Në atë kohë ajo nuk kishte shëndet të mirë që t’ia mundësonte asaj ecjen shtëpi për shtëpi, kështu që filloi të shiste perime. I caktova një pjesë të rrogës sime vetëm e vetëm ta linte punën, refuzoi t’i marrë dhe tha: “O biri im! Ruaji paratë e tua, unë kam aq pasuri sa të më mjaftojë!”
Kjo ishte gënjeshtra e gjashtë e saj.

Punoja dhe në të njëjtën kohë u regjistrova në magjistraturë, vërtet korra suksese dhe në të njëjtën kohë m'u rrit paga e punës.

Firma në të cilën punoja ishte gjermane, kështu që më transferuan në degën kryesore të saj në Gjermani, u ndjeva shumë i lumtur.

Fillova të ëndërroj për fillim të mbarë dhe jetë të lumtur, pasi udhëtova dhe u vendosa, i telefonova nënës sime që të vinte të jetonte me mua, por ajo nuk donte të më ngushtonte dhe më tha: “O biri im! Unë nuk jam e mësuar të jetoj jetë me standard të lartë.”
Kjo ishte gënjeshtra e shtatë e saj.

U plak nëna ime dhe e goditi sëmundja e kancerit në sy, dikush duhej të ishte afër saj që ta mjekojë, por mes meje dhe asaj kishte shtete. Lashë çdo gjë dhe shkova ta vizitoja, ishte e shtrirë në shtrat pas kryerjes së operacionit. Kur më pa u mundua të buzëqesh, por zemra ime digjej pasi ajo ishte e dobësuar. Nuk ishte nëna ime që e njihja më parë, filluan të më rridhnin lotët, ndërsa ajo mundohej të më qetësonte.

Më tha: “Mos qaj o biri im, unë nuk po ndiej dhimbje.”
Kjo ishte gënjeshtra e tetë e saj dhe e fundit…


Pasi ma tha këtë, ia mbylla sytë që më kurrë nuk i hapi.
Për këdo që ka një nënë gjallë: “Ruaje këtë dhunti të madhe para së të pikëllohesh për humbjen e saj…”
Për këdo që ka humbur nënën e tij: “Kujtoje çdo herë se sa shumë është lodhur ajo për ty. Mos e harro në lutjet e tua Allahu të mëshiroftë!”

Përshtati: Valdet Kamberi

Autor: Mustafa Ukad

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010