I Dėrguari i Allahut alejhi selam dhe dėshirat e sahabėve tė mėdhenj
03.06.2012 10:19:46

Tri dëshirat e çuditshme të Ebu Dherrit

I Dërguari i Allahut i pyeti një ditë sahabët e tij:
-Çfarë dëshiron, o Ebu Bekër?

Ai tha: -Unë dua tre gjëra, o i Dërguari i Allahut!

Ai e pyeti cilat janë ato dhe ai iu përgjigj: -Shpenzimin e pasurisë time për ty, ndeja me ty dhe të shikoj vazhdimisht ty...

-Po ti, o Omer çfarë dëshiron?

Ai tha: -Edhe unë dua tre gjëra, o i Dërguari i Allahut: Dashurinë ndaj të vërtetës, të them të vërtetën dhe të ndaloj nga e keqja.

-Po ti, o Osman?

Ai tha: -Unë dëshiroj dhënien e ushqimit, shpërndarjen e selamit dhe faljen e namazit natën kur njerëzit flenë.

-Po ti, o Ali?

Ai tha: -Unë dëshiroj respektimin e mysafirit, agjërimin gjatë ditëve të verës dhe të vras armiqtë me shpatë.

Po ti, o Ebu Dherr?

Ai tha: -Unë dua gjëra të çuditshme!

I Dërguari i Allahut alejhi selam e pyeti atë: -Cilat janë ato?

Ai iu përgjigj: -Unë e dua urinë, e dua sëmundjen dhe e dua vdekjen?!...-

I Dërguari i Allahut alejhi selam i tha: -Këto nuk i don askush?

Ai iu përgjigj: -O i Dërguari i Allahut, unë kur uritem më zbutet zemra, nëse sëmurem me pakësohen mëkatet dhe nëse vdes do të takoj Allahun tim.

Pershtati: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010