Rregullat mbi sjelljen e mirė me prindėrit
27.05.2012 06:27:34

Thotë Allahu i Lartësuar: “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).

Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël." (Suretu Isra: 23-24)

Abdullah Iben Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e ka pyetur Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem se cila vepër është më e dashura për Allahun e Lartësuar dhe i ka thënë: “Namazi në kohën e vet”. Pastaj kur u pyet se çfarë vjen më pas, ai tha: “Nderimi i prindërve”. Pastaj kur u pyet se çfarë tjetër, ai tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut”. (Sahihul Buhariu, 527)

Birr është një emër që përfshuin të gjitha llojet e bamirësive ndaj prindërve: sjellje të mirë, respekt, nënshtrim ndaj urdhrave të tyre etj. E kundërta e fjalës ukukë, është një term që përfshin arrogancë, kundërshtim, mendjemadhësi, injorim.

Prej mirësisë ndaj tyre është financimi i tyre materialisht nëse kanë nevojë, siç thotë Allahu i Madhëruar në Kuran: “Po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre.” (Suretu Lukman: 15)

Si dhe fjala e Allahut: “Allahu ka porositur që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.” (Suretu Isra: 23)

Prej mirësisë ndaj tyre është nderimi dhe respektimi i tyre. Transmeton Hisham Ibën Urve nga babai i tij, i cili takoj dy persona dhe pyeti njërin se kush është ai person e iu përgjigj: Babai im. Ebu Hurejra e këshilloi duke i thënë: “Mos e thirr me emrin e tij, por baba, mos ec para tij dhe mos u ul para tij.”

Prej mirësisë ndaj tyre është edhe thirrja e tyre në Islam.

Transmetoi Muslimi në “Sahihun” e tij nga Ebu Hurejra radiall-llahu anhu, se ai tha:
“E thirrja nënën time në Islam derisa ajo ishte politeiste. Një ditë e ftova e ajo më tha për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem diçka që e urreja. Atëherë erdha tek i Derguari i Allahut duke qarë e i thashë:
-O i Dërguar i Allahut, unë ftoja nënën time në Islam e ajo më refuzonte. Sot e ftova e më tha për ty diçka që e urreva, prandaj lute Allahun që ta udhëzojë nënën e Ebu Hurejrës.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem tha:
"Të lutem, o Zot, udhëzoje nënën e Ebu Hurejrës!
Unë dola i gëzuar nga lutja e të Dërguarit të Allahut dhe kur u ktheva, iu afrova derës dhe e gjeta të mbyllur. Dëgjova nënën duke shpejtuar e më tha: -Qëndro në vendin tënd, o Ebu Hurejra. Pastaj dëgjova shushurimën e ujit. U pastrua, e veshi këmishën e saj dhe shpejtoi te shamia, e pastaj e hapi derën dhe tha:
-O Ebu Hurejra, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem është rob dhe i Dërguari i Tij.
Ebu Hurejra thjotë: -U ktheva tek i Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem duke qarë nga gëzimi dhe i thashë:
-O i Dërguari i Allahut, gëzohu se Allahu iu përgjigj lutjes sate dhe e udhëzoi nënën e Ebu Hurejrës. E falënderoi Allahun dhe e lartësoi Atë e tha hajr.
Ebu Hurejra shtoi: -O i Dërguar i Allahut, lute Allahun të na bëjë të dashur mua dhe nënën time tek robërit e Allahut dhe të na i bëjë të dashur neve ata.
Tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s.: “Të lutem o Zot, bëje të dashur këtë rob Tëndin dhe nënën e tij tek robërit e Tu besimtarë dhe bëji të dashur besimtarët për ata!"
E çdo besimtar që dëgjonte për mua apo me shihte më donte. (Shënon Ahmedi).

Prej mirësisë ndaj tyre janë edhe duatë e shumta për ta, kërkimi i faljes tek Allahu i Lartësuar për ta, kryerja e amanetit të tyre pas vdekjes së tyre.

Transmeton Muhamed Ibën Sirini: “Ishim një natë në vizitë tek Ebu Hurejra e tha: “O Allah, fale babanë tim dhe nënën time dhe të gjithë ata që bëjnë dua për prindërit e mi!” Edhe ne kërkuam falje për prindërit e Ebu Hurejrës, që të përfitojmë nga duaja e Ebu Hurejrës.”

Mirësia më e madhe ndaj prindërve është mirësjellja me të dashurit e tyre pas vdekjes së tyre. Imam Buhariu transmeton nga Ibën Omeri se ka thënë: “Kam dëgjuar Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem duke thënë: “Mirësia më e madhe ndaj prindërve është mirësia ndaj të dashurve të tyre pas vdekjes së tyre.”

Transmeton Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se një grua e kishte urdhëruar gruan e Senan Ibën Seleme Exhuheni që ta pyesë Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue selem për nënën e saj, e cila kishte vdekur dhe nuk e kishte kryer obligimin e haxhit, se a i pranohet haxhi për nënën e saj nëse do ta kryente ajo për të. Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem i tha: “Po, i pranohet. E po të kishte nëna e saj borxh e t’ia lante borxhin e saj, do t’i pranohej. Pra, le të kryejë haxhin për nënën e saj.” (Nesaiu. Albani thotë se ky hadith është i saktë).

 

Përktheu: Hevzi Kadriu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010