Rregullat mbi sjelljen farefisnore
27.05.2012 06:21:39

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre të dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun, që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.’’ (Suretu Nisa: 1)

Kijani frikën Allahut me adhurimin tuaj për Të dhe të keni kujdes ndaj lidhjes farefisnore, që të mos e shkëputni atë, por ta mbani e të silleni mirë ndaj farefisit.

Buhariu dhe Muslimi në librat e tyre na transmetojnë hadithin e Ebu Hurejrës radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka thënë: "Pasi Allahu i krijoi të gjitha krijesat, lidhja farefisnore u ngrit dhe tha: "Unë kërkoj strehim te Ti nga këputja e lidhjes farefisnore." Allahu azze ue xhel tha: "Po, a nuk dëshiron që të mbaj lidhje me atë që mban lidhje me ty dhe t’i ndërpres me atë që i ndërpret me ty?" Ajo tha: "Po, si jo o Zoti im." Allahu azze ue xhel tha: "Ajo është për ty." Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem tha: "Lexoni nëse dëshironi: "A pritet prej jush (hipokritëve), që nëse merrni sundimin (ose zmbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpritni lidhjet e akraballëkut?” (Suretu Muhamed: 22). (Buhariu 5987, Muslimi 2554)

Allahu i Lartësuar ka premtuar se do t’i ndihmojë ata që bëjnë sabër dhe sillen mirë me të afërmit e tyre, përkundër sjelljeve të tyre të vrazhda.

Ebu Hurejra transmeton se një person i tha të Dërguarit të Allahut: “O i Dërguar i Allahut, unë kam njerëz të afërt, i mbaj lidhjet me ta, por ata i kanë shkëputur lidhjet me mua, sillem mirë, ndërsa ata sillen keq me mua, jam i durueshëm me ta, por më bëjnë keq.” Profeti sal-lAllahu alejhi ue selem i tha: “Nëse je kështu, atëherë kjo punë është sikur ti po ju jep atyre thëngjill të nxehtë. Me ty do të jetë një ndihmëtar nga Allahu përderisa vazhdon kështu.” (Transmeton imam Muslimi: 2558)

 

Thotë Sefarini: “El Belbani, ta dish se lidhja farefisnore është për qëllim dashuria e tyre, ndihma ndaj tyre më shumë sesa të tjerëve për shkak të afërsisë së tyre farefisnore, nxitimi për përmirësim pas armiqësisë së tyre, përpjekjet maksimale për t’i ndihmuar materialisht gjatë varfërisë së tyre, shpejtimin për t’i ndihmuar kur kanë nevojë dhe kujdesi për t’ua ruajtur disponimin, me sjellje të ngrohta ndaj tyre si dhe duke u dhënë përparësi ftesës së tyre për vizitë ndaj të tjerëve, modestia ndaj tyre edhe nëse ti je i pasur e ata janë të varfër apo kur ti je i shëndoshë e ata janë të dobët, përhershmërinë e solidaritetit me ta, këshillimin e tyre për gjithë atë që kanë nevojë, përparësinë e tyre ndaj të tjerëve në davet apo gosti, përparësi e tyre ndaj të tjerëve në lëmoshë e mirësi, përparësia e tyre në dhurata ndaj të tjerëve, ngase lëmosha ndaj tyre është lëmoshë dhe lidhje farefisnore. Kjo është edhe më me rëndësi me të afërmit që kanë urrejtje ndaj teje, me shpresë që urrejtja e tyre të shndërrohet në dashuri.

Siç transmetohet në hadith: “’Lëmosha ndaj të varfrit është sadaka, kurse ndaj të afërmit ka dy mirësi: sadaka dhe lidhje farefisnore.” (Nesaiu Albani thotë se ky hasdith është i saktë).

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem thotë:

“Kush do që t’i shtohet furnizimi dhe jetëgjatësia, le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”

Gjithashtu hadithet të cilat tërheqin vërejtjen me dënim të rëndë për ata që i shkëpusin lidhjet farefisnore. Transmetohet nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem se ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore.” [Muslimi]

Tregon Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, se Muhamedi, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Lidhja që duhet të jetë në mes të të afërmve është e lidhur me Arshin (Fronin) e Allahut dhe ajo thotë: ‘Kush më mban mua, Allahu e mban lidhjen me të, e kush më ndërpret (shkëput), Allahu i shkëput lidhjet me të.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.)

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem thotë: “Ditën e Kiametit do të ngrihen lidhjet e gjakut dhe do të thonë: ”O Zot! Neve na është bërë padrejtësi! O Zot ne jemi persekutuar! O Zot ne jemi lënduar.” Zoti do t’u përgjigjet: “A nuk të bëhet qejfi që përkujdesem për ata që janë kujdesur për ty dhe t’i braktis ata që të kanë braktisur ty?!”

 

 

Hevzi Kadriu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010