Lutjet e Pejgamberėve tė Allahut
12.05.2012 07:54:39


Lutja e Ademit (alejhi selam): "O Zoti ynë! Ne vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne do të jemi nga ata që janë të humbur." (A’raf, 23)

Lutja e Nuhut (alejhi selam): “Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi, edhe kush ka hyrë në shtëpinë time si besimtar, edhe besimtarët e besimtaret ; ndërsa mosbesimtarëve shtoju shkatërrimin”. (Nuh, 28)

Lutja e Hudit (alejhi selam): “Unë jam mbështetur te Allahu, te Zoti im dhe i juaji! Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që nuk është nën sundimin e Tij, Zoti im, me të vërtetë vepron drejtë.” (Hud, 56)

Lutja e Ibrahimit (alejhi selam): “O Zoti im! Më bën mua dhe ata nga pasardhësit e mi të kryejmë faljen, dhe prano, o Zoti ynë, lutjen time!

O Zoti ynë! Më fal mua, edhe prindërit e mi, dhe të gjithë besimtarët atë ditë kur do të jepet llogari!” (Ibrahim, 40-41)

Lutja e Jusufit (alejhi selam): “O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar të komentoj ëndrra. Krijuesi i qiejve dhe i tokës, ti je mbrojtës i imi në këtë botë dhe në boten tjetër. Merrma shpirtin si musliman dhe më shoqëro me punëmirët!” (Jusuf, 101)

Lutja e Shuajbit (alejhi selam):  “Zoti ynë! Ngërthen me dijeni të Tij çdo send, ne jemi mbështetur te Allahu. O Zoti ynë! Ti vendos ndërmjet nesh dhe popullit tonë me drejtësi. Ti je gjyqtari më i drejtë!” (A’raf, 89)

Lutja e Musait (alejhi selam): “O Zot, unë i bëra krim vetes, më fal! Dhe ia fali, se Ai me të vërtetë fal dhe është i Gjithëmëshirshëm. O Zot, pasha dhuntinë që më ke dhënë, kurrë më nuk do t’i dal në ndihmë mëkatarëve.” (Kasas, 16-17) …“ O Zoti im, ma zgjero kraharorin tim, dhe ma lehtëso punën time! Zgjidhma nyjën në gjuhën time, të kuptojnë fjalën time, dhe më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin vëllanë tim!”. (Ta-ha, 23-50)

Lutja e Sulejmanit (alejhi selam): “Zoti im! Më bën të falënderoj dhuntitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi, dhe të bëj vepra të mira që e kënaqin atë, dhe me fut në mëshirën tënde me robërit e Tu të mirë!” (Neml, 19)

Lutja e Ejubit (alejhi selam): “Zoti im! Më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit!” (Enbija, 83)

Lutja e Junusit (alejhi selam):  “Nuk ka Zot përveç Teje , Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë jam keqbërës!” (Enbija, 87)

Lutja e Zekerijas (alejhi selam): “O Zoti im, mos më le të vetmuar, e Ti je trashëgimtari më i mirë”. (Enbija, 89)

Lutja e Jakubit (alejhi selam): “Unë zemërimin dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut…” (Jusuf, 86)

Lutja e Muhamedit (alejhi selam): “O Zoti ynë! Na jep mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ruana prej dënimit me zjarr!” (Bekare, 201)

Përktheu: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010