Nėna porosit tė birin
29.03.2012 07:43:39

Biri im i dashur! Një ditë prej ditësh do të më shohësh të plakur.
Të lutem më jep pak kohë dhe pak durim që të më kuptosh, kur dora ime dridhet dhe më bie ushqimi në gjoks, kur nuk mund të mbath rrobat e mia, zbukurohu me durim ndaj meje!
Kujto vitet që kanë kaluar, kur unë të mësoja të bësh atë që unë nuk do të mundem ta bëj dot!
Nëse nuk dukem elegante dhe s’më vjen erë e këndshme, mos më qorto!
Kujto ditët e vegjëlisë kur përpiqesha disa herë të të bëja elegant dhe me erë të këndshme.
Mos qesh me mua nëse sheh injorancën dhe moskuptimin tim në çështjet e kohës tënde.
Por bëhu syri dhe mendja ime që të arrij atë që më ka ikur.
Unë të kam edukuar, unë të kam mësuar si të ballafaqohesh me jetën dhe si të mos më mësosh sot çka duhet dhe çka nuk duhet!

Mos u mërzit nga dobësia e kujtesës sime, fjalët e ngadalta dhe të menduarit se ç'të flas gjatë bisedës me ty, sepse lumturia ime nga biseda është vetëm e vetëm të qëndroj me ty!
Kur të më dobësohen këmbët e mia në arritjen e cakut që dëshiroj, bëhu i butë me mua dhe kujto se unë të kam kapur për dore shumë herë, që të mund të ecësh. Kurrë mos u turpëro të më kapësh për dore sot, se nesër do të kërkosh dikë që të të kapë për dore, kur të plakesh edhe ti!
Dije se unë nuk pres ditë më të mira sikurse ti, porse me thjeshtësi pres vdekjen!
Rri afër meje e jo kundër meje!
Kur kujton diçka nga gabimet e mia, dije se unë asnjëherë nuk kam dashur diçka tjetër pos të mirave të tua.
Më e bukura që mund të bësh sot për mua është të falësh lëshimet e mia dhe të m’i mbulosh të metat.
Allahu të faltë dhe t'i mbuloftë lëshimet!
Të qeshurat dhe buzëqeshjet e tua më gëzojnë ende, sikur ishe i vogël. Mos më privo nga shoqërimi yt!
Isha me ty në momentin kur linde, ji afër meje kur do të vdes!

Allahu ka thënë: “Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy e përjetojnë pleqërinë te ti, mos u thuaj “of!” e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë. Shtriji përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!” (Isra, 23-24)

 

Përktheu: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010