Kėshilla nga loti
16.03.2012 16:34:59

Kam qarë një ditë nga mëkatet e shumta dhe punët e mira të pakta, kështu që rrëshqiti loti nga syri im.
Më tha loti: -Çka ke o rob i Allahut?
Ia ktheva: -Po kush je ti?
Tha: -Unë jam loti yt.
I thashë: -Çka të nxori ty?
Tha: -Nxehtësia e zemrës tënde.
Çuditshëm i thashë: -Nxehtësia e zemrës sime? Kush e ka ndezur zemrën time me zjarr?
Tha: -Mëkatet e tua!
I thashë: -A ndikon mëkati në nxehtësinë e zemrës?
Tha: -Po. A nuk e ke lexuar lutjen e Muhamedit alejhi selam: “O Allah, më pastro nga mëkatet me ujë, borë dhe akull”? Mëkatet e robit e ndezin zemrën zjarr dhe nuk e shuan zjarrin përveçse uji i ftohtë dhe bora.
I thashë: -Unë po ndihem i shqetësuar dhe në ankth?
Tha: -Prej mëkateve ka që janë mjerim për vepruesin e saj, pendohu tek Allahu i Lartmadhëruar, o rob i Allahut!
I thashë: -Unë po gjej ngurtësi në zemrën time, ti si dole nga syri im?
Tha: -Vërtet ai është nevoja e natyrshmërisë, o rob i Allahut.
I thashë: -Cili është shkaku i ngurtësisë së zemrës sime?
Tha: -Dashuria për këtë botë dhe dhënia pas saj. Bota është sikurse gjarpri, që të pëlqen se është i lëmuar dhe të mbyt me helmin e tij, njerëzit zbaviten duke e lëmuar dhe nuk shikojnë në helmin e tij vrasës.
I thashë: -Çka ke për qëllim me helmin e kësaj bote, o loti im?
Tha: -Epshet e ndaluara, mëkatet dhe pasimin e shejtanit! E kush e shijon helmin e saj, i vdes zemra.
I thashë: -Si t’i pastrojmë zemrat tona nga helmi?
Tha: -Me vazhdueshmëri të pendimit drejt Allahut, me udhëtim drejt vendbanimit të pendimit dhe të penduarve me trenin e të penduarve.

O Allah, na bëj prej të penduarve dhe atyre që të frikësohen! Amin! 


Përktheu: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010