Pyete veten a je njėmend i udhėzuar (?!)
10.03.2012 07:12:50

Atëherë, a e fal namazin e sabahut me xhemat në xhami çdo ditë?
Dije vëlla se përkujdesja për namazin e sabahut me xhemat ka rëndësi të veçantë.
Nga Ebu Musa el-Esha’rij, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush e fal sabahun dhe ikindinë do të hyjë në xhenet.”
Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Dy rekatet e sabahut janë më të vlefshme sesa e gjithë dynjaja dhe çka ka në të.”

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Përgëzoni ata që ecin natën drejt xhamive me dritë të plotë Ditën e Gjykimit.”
Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.”
Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat është sikur të jetë falur gjysmën e natës, dhe kush e fal sabahun me xhemat është sikur të jetë falur gjithë natën.” 
Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Nuk do të hyjë në zjarr ai që është falur para se të lindë dielli dhe pasi të perëndojë.” 

Transmetohet se Haxhaxhi e ka urdhëruar Salim b Abdilah që ta vrasë një person, por Salimi e pyeti atë: “A e ke falur sabahun?” Ai (njeriu) iu përgjigj: “Po.” Salimi i tha: “Largohu.” Haxhaxhi e pyeti: “Çka të ndaloi që mos ta mbysësh?" Salimi tha: “E kam dëgjuar babanë tim se ai e ka dëgjuar Muhamedin alejhi selam duke thënë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut”, dhe e urreva ta mbysja dikë që është nën mbrojtjen e Allahut.
Muhamedi alejhi selam na ka lajmëruar se namazi më i rëndë për munafikët-hipokritët është namazi i sabahut dhe jacisë.
Shejtani vrapon që të ndalojë besimtarin nga punët e hajrit, por të përmendurit e Allahut nga ana e besimtarit i jep atij forcë në vete, ia hap gjoksin dhe ia largon përtacinë.

Shkaqet që të ndihmojnë për faljen e namazit të sabahut:
1- Veprimi i punëve të mira gjatë ditës.
2- Sinqeriteti për Allahun dhe ky është udhëheqësi-emiri i punëve të mira.
3- Dhikri i gjumit, dhe fjetja duke qenë me abdest.
4- Lutja
5- Të fjeturit herët.
6- Vendosmëria për t’u ngritur për namazin e sabahut.
7- Bashkëpunimi mes vëllezërve për ta ngritur njëri-tjetrin për namaz.
8- Përdorimi i orës, telefonit për t’u zgjuar.
9- Nëse të del gjumi ngrihu menjëherë nga shtrati.
10- Shpërblimi i përgatitur për faljen e namazit
11- Porositja e fqinjëve që të thërrasin për namaz.


Përmblodhi dhe përshtati: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010