Të jesh grua me këto cilësi dhe Facebook, vepro kështu…
- Të jesh grua sociale
Mos e bëj Facebook-un mjetin e vetëm për ta mbushur kohën e lirë.
Cakto një kohë brenda ditës për shfletimin e Facebook-ut prej 1 deri në 2 orë dhe për këtë ndihmohu me orën që të kujton se mbaroi koha e përcaktuar.
Shiko marrëdhëniet e tua ditore me prindërit dhe familjen tënde.
Mundohu t’i vizitosh ata në rend të parë sepse ata janë më parësorë se shokët e tu në Facebook, në mënyrë që ta mënjanosh izolimin nga Facebook-u.
2. Të jesh nënë shëmbëlltyrë
Mos qëndro para Facebook-ut përderisa fëmijët e tu nuk kanë me çka ta mbushin kohën e lirë të tyre.
Rekomandohet të hysh në Facebook duke qenë ata në gjumë apo duke shikuar televizion, gjatë kohës së tyre të caktuar (për shikimin e tij).
Cakto një kohë për dëgjimin dhe shoqërimin me fëmijët e tu.
3. Të jesh zonjë e shkathët e shtëpisë
Mos qëndro në Facebook para se t’i mbarosh punët e shtëpisë dhe të qëndrosh me familjen tënde gjatë ngrënies së ushqimit.
4. Të jesh adhuruese e denjë
Namazi, namazi, namazi të jetë më parësor për ty, sepse asgjë nuk ndryshon nga faqja e Facebook-ut tënd derisa ti falesh.
Mos qëndro para Facebook-ut derisa nuk ke përfunduar leximin e pjesës tënde ditore nga Kurani dhe nga përmendjet (dhikret) e përgjithshme.
Facebook-u është rrjet që lidh botën, e mira e saj është e mirë dhe e keqja e saj është e keqe; kush e do të mirën nxiton drejt saj dhe e shfrytëzon teknologjinë për thirrje në rrugën e Allahut.
Ki kujdes se mos bën shpërndarjen e lajmeve, zbulon të metat e njerëzve, shikon privatësitë e robërve të Allahut, si shikimi në fotot personale, etj.
Allahu ka thënë: “Mos spiunoni njëri-tjetrin…” (Huxhurat, 12)
Ndërsa Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Musliman është ai që të tjerët janë të shpëtuar nga dora dhe gjuha e tij.”
Facebook është një rast i mirë për t’u lidhur me dijetarët, thirrësit islamë, kërkuesit e dijes, poetët, gazetarët dhe ata që ndikojnë në shoqëri pozitivisht drejtpërdrejt e jo me ndërmjetësues.
Ti dinjitetshëm duhet ta shfrytëzosh këtë duke zgjedhur faqet dhe shokët e hajrit.
5. Të jesh grua e ndershme
Gruaja e ndershme është libër i mbyllur që nuk e lexon pos burri që ka zgjedhur të ishte shoku i saj në jetë; mos e hap librin për çdo kënd dhe të dhënat e tua personale mbaji larg tastierës së kompjuterit.
Allahu ka thënë: “Juve do t’ju kujtohet se çka ju them, kurse unë çështjen time ia lë Allahut, Allahu me të vërtetë i sheh njerëzit.” (Gafir, 44)
Përktheu: Valdet Kamberi, Preshevë