Burri dhe gruaja
07.03.2012 22:24:39

Gruaja: Është parfumi më i mirë dhe fjala më e ëmbël.
Burri: Është hundë që merr erë parfumin dhe vesh që dëgjon fjalët e saj.
Gruaja: Flet për ta dëgjuar burri.
Burri: Hesht ta dëgjojë se çka thotë gruaja.
Gruaja: Buzëqesh.
Burri: Është ai që e pikturon  atë buzëqeshje.
Gruaja: Dora e djathtë e burrit.
Burri: Gishtat e asaj dore.
Gruaja: E butë dhe ajo është femër.
Burri: I fortë sepse ai është mashkull.
Gruaja: Qetësi, dashuri dhe ngrohtësi.
Burri: Siguri, forcë dhe afërsi.
Gruaja: Ministri e Brendshme pa të cilën nuk ka qetësi dhe rehati në shtëpi.
Burri: Ministria e Jashtme që mbron atë ndërtesë të madhe nga jashtë.
Gruaja: Kur bart fëmijët dhe qëndron pa gjumë, forcohet.
Burri: Kur qëndron pa gjumë për të mbjellë dashurinë tek fëmijët e tij, forcohet.
Gruaja: Nuk është e bukur kur e kryen punën e burrit.
Burri: Nuk është simpatik kur e kryen punën e gruas.
Gruaja: Lot.
Burri: Është me i ndjeshëm sesa ai lot, por pas mureve, kalave dhe fortifikatave.
Gruaja: Kur del të punojë jep një mesazh, por roli i familjes është më i madh.
Burri: Ka nevojë për punë që t’i plotësojë nevojat e familjes dhe t’i mbrojë fëmijët e tij.


Burri dhe gruaja, gjuha e tyre është mirëkuptimi, sinqeriteti, dashuria; gjuhë që nuk e kupton askush pos atyre të dyve.


Përktheu: Valdet Kamberi 

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010