Dėnimi dhe shpėrblimi nė varr
19.12.2009 15:01:38

Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu. Salavatet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Ēdo musliman e ka obligim tė besojė dėnimin e varrit apo shpėrblimin nė varr. Transmeton Ibn Imeri se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Kur ndonjėri prej jush tė vdesė, do t’i shfaqet vendbanimi i tij ēdo mėngjes dhe mbrėmje; nėse ėshtė prej banorėve tė xhenetit do t’i tregohet xheneti, nėse ėshtė prej banorėve tė xhehenemit do t’i tregohet xhehenemi dhe do t’i thuhet: “Ky ėshtė vendbanimi yt derisa tė tė ringjallė Allahu i Lartėsuar nė Ditėn e Gjykimit.” Buhariu nr. 1379 dhe Muslimi nr. 2866.

Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se njė ditė ka ardhur njė ēifute tek Aishja dhe e ka pėrmendur dėnimin e varrit dhe i ka thėnė: “Allahu tė ruajttė nga dėnimi i varrit!” Thotė Aishja: “E pyeta Pejgamberin salallahu alejhi ue selem pėr dėnimin e varrit dhe ai mė tha: “Po, dėnimi i varrit ėshtė i vėrtetė.” Thotė Aishja: “Dhe pas kėsaj dite gjithmonė e kam parė Pejgamberin salallahu alejhi ue selem nė namaz duke kėrkuar nga Allahu i Lartėsuar qė ta mbrojė nga dėnimi i varrit.” Buhariu nr. 1372 dhe Muslimi nr. 584.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem i ka treguar umetit tė tij se si do tė jetė dėnimi i varrit. Transmeton Enesi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Pasi njeriu tė vendoset nė varrin e tij dhe pasi ta braktisin familja dhe shokėt e tij, saqė ai do tė dėgjojė edhe kėrcėllimėn e nallaneve (kėpucėve) tė tyre, do t’i vijnė atij dy engjėj, tė cilėt do ta ulin atė dhe do t’i thonė: “Ē’ke thėnė pėr Muhamedin salallahu alejhi ue selem?” Ai do t’i pėrgjigjet: “Dėshmoj se ai ėshtė rob dhe i Dėrguar i Allahut.” Engjėjt do t’i thonė: “Shikoje vendin nė xhehenem, Allahu i Lartėsuar ta ka zėvendėsuar me njė vend nė xhenet.” Thotė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “Dhe do t’i shikojė qė tė dy (xhehenemin dhe xhenetin). Kurse qafiri (jobesimtari ose munafiku) do tė thotė: “Nuk e di, kam thėnė pėr tė ashtu si kanė thėnė tė gjithė njerėzit.” Do t’i thuhet atij: “Nuk e ke ditur se kush ėshtė ai njeri dhe as qė e ke pasuar atė.” Pastaj do t’i mėshohet atij me njė ēekiē tė hekurt nė mes tė dy veshėve dhe do tė bėrtasė aq shumė, saqė do ta dėgjojė ēdo gjallesė afėr tij, pėrveē njerėzve dhe xhinėve.” Buhariu nr. 1338 dhe Muslimi nr. 2870.

Transmeton Bera ibn Azibi, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem pėr ajetin nė tė cilin Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu i forcon ata qė besuan nė fjalėn e fortė (tė mirė) nė jetėn e kėsaj bote edhe nė botėn tjetėr.” (Ibrahim, 27), ka thėnė: “Ky ajet ka zbritur pėr dėnimin e varrit. I thuhet atij: “Kush ėshtė Zoti yt?”, ai do tė pėrgjigjet: “Zoti im ėshtė Allahu dhe i Dėrguari im ėshtė Muhamedi.” Muslimi nr. 2781.
Pra, Allahu i Lartėsuar do t’i forcojė nė botėn e ardhshme, domethėnė nė jetėn e varrit, ata tė cilėt kanė besuar me fjalėn “La ilahe il-laAllah Muhammeder-resuluAllah”. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka porositur umetin e tij qė tė kėrkojė falje nga Allahu i Lartėsuar pėr tė vdekurin dhe ta lusė Atė qė ta forcojė tė vdekurin. Transmeton Othmani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Luteni Allahun e Lartėsuar qė t’ia falė mėkatet vėllait tuaj dhe luteni Allahun e Lartėsuar qė ta forcojė vėllanė tuaj sepse ai tani do tė pyetet.” Ebu Davudi nr. 3221 dhe Hakimi ka thėnė se ky hadith ėshtė sahih.
Gjithashtu transmeton Ebu Seid El-Hudrij, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u tha shokėve tė tij: “Kėrkoni nga Allahu i Lartėsuar qė t’ju mbrojė nga dėnimi i xhehenemit dhe kėrkoni nga Allahu i Lartėsuar qė t’ju mbrojė nga dėnimi i varrit.” Muslimi nr. 2867.

Kėto ishin disa nga argumentet qė vėrtetojnė dėnimin dhe shpėrblimin nė varr. Ēdo musliman duhet tė ketė kujdes dhe tė shpejtojė e tė pendohet pėr mėkatet e tij dhe tė mos zhytet nė mėkate, qė gjithmonė tė jetė i gatshėm ta takojė Allahun e Lartėsuar.


Pėrktheu dhe pėrshtati: Eroll Nesimi
4.7.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010