Ta agjėrojmė tė hėnėn dhe tė enjten
01.03.2012 01:22:30

1. Ta arrijmë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

2. Pasimi i Muhamedit alejhi selam.

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i Allahut agjëronte të hënave dhe të enjteve.” (Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxheh. Shejh Albani ka thënë: Hadithi është sahih.)


3. Të na largojë Allahu fytyrat tona nga zjarri i xhehenemit 100 vite

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu ia largon fytyrën e tij nga zjarri i xhehenemit 100 vite.” (Es-silsiletu-sahihah 6\ 2565.)


4. Që Allahu të bëjë mes teje dhe zjarrit një hendek si mes qiellit dhe tokës

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu do të bëjë mes zjarrit dhe atij një hendek sikur mes qiellit dhe tokës.” (Hadithi është hasen, Es-silsiletu-sahihah 2\563.)


5. Të ndërmjetësojë agjërimi për ty në Ditën e Gjykimit

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë në Ditën e Gjykimit. Agjërimi thotë: “O Zot, e kam ndaluar nga ushqimi dhe epshi, më bëj të ndërmjetësoj për atë", e Kur’ani thotë: “E kam ndaluar nga gjumi gjatë natës, më bëj të ndërmjetësoj për atë.” Dhe kështu ndërmjetësojnë." (Zinxhiri është i saktë. Transmeton Imam Ahmedi 2\174.)

6. Do të hysh nga dera Er-Rejan në Ditën e Gjykimit

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Në xhenet është një derë që quhet Er-Rejan, nga ajo hyjnë në Ditën e Gjykimit vetëm agjëruesit dhe nuk do të hyjë askush tjetër pos tyre. U thuhet: “Ku janë agjëruesit?” Ngrihen dhe askush pos tyre nuk mund të hyjë. E kur hyjnë, mbyllet dhe nuk hyn askush.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.)

7. Me shpresë se do ta mbyllësh ditën duke qenë agjërueshëm dhe të hysh në xhenet

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush vdes duke agjëruar, do të hyjë në xhenet.” (Transmeton Bezzari, hadithin e ka vërtetuar shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, në Sahihul-xhami 6224.)

8. Të ngrihen punët e tua duke qenë agjërueshëm

Usame b Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut që agjëronte të hënën dhe të enjten dhe e kam pyetur. Më tha: "Vërtet veprat i shfaqen Allahut ditën e hënë dhe të enjte dhe dua që ato të ngrihen duke qenë unë agjërueshëm.” (Transmeton Buhariu.)

Përktheu: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010