Mosfalja e namazit tė sabahut
27.02.2012 05:37:03

Humbja e namazit të sabahut nuk është vetëm humbje, por edhe dënim i rëndë.

Nga Semurete b. Xhundubi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut u fliste mjaft shokëve të vet: "A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?" Atij do t'ia rrëfente ëndrrat e veta ai të cilat Allahu i ka dhënë ta bëjë.

Një mëngjes i Dërguari i Allahut na tha: "Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri ç'bëri herën e parë". (Pejgamberi alejhi selam) Ka thënë: "Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhanall-llah (Lavdia i qoftë Allahut), ç'është kjo? Ata të dy më thanë: 'Vazhdo, ec!...Pas kësaj Muhamedi alejhi selam sheh raste të shumta… vazhdon hadithi… dhe në fund ia shpjegojnë të Dërguarit tonë ato raste që kishte parë dhe nuk i kuptonte. I thanë: Sa i përket njeriut të parë, tek i cili erdhëm, koka e të cilit dërrmohej me gur, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur'anin, e pastaj e ka refuzuar dhe ka fjetur pa i falur namazet e obliguara. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Fjala e Muhamedit alejhi selam: “… dhe ka fjetur pa i falur namazet e obliguara”, është tema jonë!

Cilat janë ato namaze në kohën e të cilave jemi fjetur dhe nuk zgjohemi për t'i kryer?
S’ka pikë dyshimi se ai është namazi i sabahut vëllezër!
Atëherë puna nuk qëndron vetëm tek humbja e shpërblimeve, por ka edhe ndëshkim të dhembshëm.
Faluni vëllezër dhe mos e neglizhoni namazin.
Allahu na ruajttë nga dënimi i Tij!

 


Përktheu: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010