Shenjat e pėrfundimit tė mirė
25.02.2012 05:10:54


1. Thënia e shehadetit gjatë vdekjes. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Ai i cili fjala e tij e fundit është “La ilahe il-lallah” do të hyjë në xhenet.” (Transmeton Ebu Davudi, shejh Albani thotë se hadithi është sahih- i vërtetë.)

2. Vdekja me djersë në ballë. Burejde b Hasib thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vdekja e besimtarit është me djersë në ballë.” (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, ndërsa shejh Albani thotë se hadithi është sahih.)

3. Vdekja në natën e xhuma apo ditën e saj. Muhamedi alejhi selam, ka thënë: “Çdo musliman i cili vdes ditën e xhuma ose natën e xhuma, Allahu e mbron nga sprova e varrit.” (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, shejh Albani thotë se hadithi duke mbledhur gjithë rrugët e tij është hasen apo sahih.) 

4. Rënia dëshmor në rrugën e Allahut. Allahu ka thënë: “Mos mendoni për ata që janë vrarë në rrugën e Allahut se janë të vdekur. Përkundrazi (ata) janë të gjallë tek Zoti i tyre duke u furnizuar. Ata gëzohen nga ato mirësi që ua ka dhuruar Allahu nga begatitë e tij të pafund. Gëzohen që bashkangjiten me ta vëllezërit e tyre të cilët akoma nuk kanë rënë dëshmorë, por vriten në rrugë të Allahut pas tyre (më vonë). Se për ata nuk do të ketë asnjë frikë e as nuk do të pikëllohen. Ata gëzohen në mirësitë dhe begatitë që ua dha Allahu, dhe nuk ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” (Ali Imran, 169-171)

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush vritet në rrugë të Allahut, ai është shehid.” (Transmeton Muslimi.)

5. Vdekja nga murtaja. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Murtaja është shehidllëk i çdo muslimani.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.)

6. Vdekja nga sëmundjet e barkut. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Ai që vdes me sëmundje barku vdes shehid.” (Transmeton Muslimi.)

7. Vdekja me mbytje dhe me shembje. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Shehidët janë pesë … i mbyturi në ujë dhe ai që vdes nën diçka që shembet…” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi.)

8. Vdekja e gruas (nënës) gjatë lindjes. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Gruaja që vdes për shkak të fëmijës...” (Transmeton imam Ahmedi.)

9. Vdekja me djegie. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “…i djeguri është shehid..” (Shejh Albani ka thënë: Hadithi është hasen-sahih.)

10. Vdekja duke mbrojtur fenë, vetveten dhe pasurinë. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është shehid, kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij është shehid; kush vdes duke mbrojtur fenë e tij është shehid…” (Transmeton Tirmidhiu.)

11. Vdekja duke ruajtur në rrugën e Allahut. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Të bërit roje në rrugë një ditë e një natë tek Allahut është më me vlerë sesa agjërimi i një muaji dhe falja në netët e tij; e nëse vdes i vazhdon puna që ka punuar, i vazhdon rrisku dhe garantohet nga sprovimi.” (Transmeton Muslimi.)

12. Prej shenjave të mira është edhe vdekja duke bërë punë të mira. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush thotë “la ilahe ilal-llah” dhe perfundon me këtë fjalë hyn në xhenet.” (Transmeton imam Ahmedi, ndërsa shejh Albani thotë se hadithi është sahih.)



Përktheu: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010