Kėshtu e falin namazin e sabahut kinezėt
25.02.2012 05:04:45

Njëri nga thirrësit islam ishte ulur para një dijetari dhe po i rrëfente përvojen e tij në davet (thirrje) dhe rreth vetes kishte ushtarë kinezë, të cilët kishin marrë pjesë në luftën e tretë të Gjirit.

Dijetari e kishte ulur kokën drejt tokës dhe po e dëgjonte me vëmendje thirrësin islam duke i treguar historinë e tyre.

I tha: “Këta kanë ardhur t’u bashkangjiten operacioneve mbështetëse në veri të Arabisë Saudite. Ndërsa ne thirrësit ishim të obliguar t’i ftonim në rrugën e Allahut, t’i nxirrnim nga padrejtësitë dhe errësirat e shirkut (politeizmit), t’i nxirrnim nga adhurimi i Budës, Konfucit dhe idhujve të tjerë në adhurimin drejt Allahut, që është i Pashoq.

O dijetarë! Allahu na ka dhënë suksese në davetin tonë, kështu që një numër i konsiderueshëm i tyre pranuan Islamin dhe filluam t’ua mësojmë kushtet e fesë, farzet dhe vaxhibet.

Ata njëmend filluan ta falin namazin në kohën e vet, larg syve të gjeneralëve dhe përgjegjësve të tyre, mirëpo problemi nuk qëndronte as në namazin e drekës, ikindisë, akshamit e as të jacisë, por ata gjetën vështirësi në namazin e sabahut.

Kur përgjegjësit kuptuan se ata ishin mbledhur në një kazermë, që të kujdestarojnë me rend për t’i zgjuar shokët për namazin e sabahut, ata i shpërndanë nëpër kazerma të ndryshme. Pas kësaj çdo njëri prej tyre mori nga një orë, nuk shkoi gjatë dhe ata ua ndaluan edhe orët.

Sa herë që këta gjenin një metodë për t’u zgjuar në namazin e sabahut, ata i luftonin dhe ua mbyllnin të gjitha rrugët.

Çuditërisht ata shpikën një metodë të re për t’u zgjuar në namazin e sabahut.

Dijetari filloi të shikoj drejt thirrësit me një vëmendje më të theksuar, po ashtu edhe ndaj ushtarëve që ishin rreth tij, ndërsa ata po shikonin drejt dijetarit me respekt dhe mallëngjim.

Thirrësi vazhdoi fjalimin e tij: -O dijetar, çdonjëri prej tyre ka vendosur të pijë një sasi të madhe uji para gjumit, me qëllim që të zgjohen natën më shpesh për në tualet. Kështu ata shikonin orën dhe e dinin se sa kohë ka mbetur për namazin e sabahut, nëse koha ishte afër pritnin dhe faleshin, në të kundërtën pinin edhe ca gota.

Pasi provuan këtë metodë dhjetëra herë, arritën të dinë sasinë e duhur të pirjes së ujit para gjumit që i bën ata të zgjohen në kohën e saktë të sabahut, kështu iu bë e mundur çdo njërit prej tyre ta falin sabahun në kohën e vet.

Pasi thirrësi islam përfundoi, shikoi drejt fytyrës së dijetarit, i cili po qante!

Ata janë të rinj në Islam dhe dashuria në zemrat e tyre për Islamin është në një shkallë të lartë… A thua pse ata e njohën injorancën dhe të këqijat e saj dhe kanë njohur Islamin dhe lumturinë e tij dhe e përqafuan?

Ku jemi ne në krahasim me ta?!

Për fat të keq, ka nga ne që nuk e falin namazin e sabahut asnjëherë, edhe pse e dëgjojmë ezanin nga xhamia afër shtëpisë dhe nuk i përgjigjemi pa asnjë arsye.

E disa prej robërve të Allahut humbin namazin e natës edhe pse faleshin ditën, duke menduar se i kanë dhuruar vetes së tyre rehati dhe gjumë duke menduar se kanë fituar!

Ka edhe të atillë që nuk e falin namazin kurrë, as ditën as natën.

Allahu ka thënë: “Që të mos thotë shpirti: “I mjeri unë, sa obligime më kanë mbetur vetëm ndaj Allahut, madje edhe jam tallur.” (Zumer, 56)

 

Përktheu: Valdet Kamberi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010