Mospėrfillja ku na ēon?
03.02.2012 17:17:11

Mospërfillja ku na çon?

 

Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të gjithë pa dallim kombësie, ngjyre dhe besimi kërkojnë një jetë të mirë. Tani njerëzit janë të ndarë në kërkimin e jetës së bukur, gjejmë një shtrirje në këto pista: pasuri, autoritet, ndershmëri, pushtet, etj. Historia ishte dëshmitare për të gjitha kategoritë.

Islami na mësoi se jetën e bukur mund ta përjetojmë vetëm në dy gjëra, në besim dhe vepra të mirë. Por muslimanët, besimtarët, fetarët sa janë të vëmendshëm ne besimin e tyre dhe sa janë veprimtarë seriozë?!

Të nderuar!

Ajo që të shqetëson është se mospërfillja dhe pakujdesia po preferohen dhe janë favorite. Ato po manifestohen në çështjet parimore të fesë islame, fondamenteve të besimit, normave fetare, me një fjalë në gjërat thelbësore.

Mos vallë kemi mbërritur në atë gjendje që të këqijat që po i servohen popullit tonë (duke filluar nga shamia, lënda fetare, së fundi shamisë i thanë JO), duhet vetëm me zemër t'i urrejmë?! Mos vallë janë shterur mundësitë e veprimit me dorë, pastaj me gjuhë?!

Mospërfillja është sëmundje tejet serioze dhe e rrezikshme. Kjo sëmundje tani po shfaqet edhe më dukshëm te shtresat e besimtarëve, pa përjashtuar asnjë kategori. E kam fjalën te besimtarët praktikues të Islamit, si të duash quaji: fetarët, xhemati, besa edhe duke mos përjashtuar edhe disa prijës, imamë, hoxhallarë, profesorë, etj..

Ç'na ka gjetur kështu?

Mendoj që kjo kosto vjen nga mospërfilljes dhe neglizhencës, sëmundje shumë e rrezikshme. Mospërfillës në gjërat e vogla, ato më pas rriten, pakujdesi në çështjet e lehta, ato më pas zmadhohen.

Të nderuar!

Një hadith i regjistruar në “Sahihun e Buhariut” më ka tërhequr vëmendjen për temën në fjalë.

حدثنا حذيفة قال: حدثنا رسول الله صلى الله عليه وسلم حديثين، رأيت أحدهما وأنا أنتظر الآخر:

أَنَّ الْأَمَانَةَ نَزَلَتْ في جَذْرِ قُلُوبِ الرِّجَالِ ثُمَّ عَلِمُوا من الْقُرْآنِ ثُمَّ عَلِمُوا من السُّنَّةِ.. وَحَدَّثَنَا عن رَفْعِهَا قال:

 يَنَامُ الرَّجُلُ النَّوْمَةَ فَتُقْبَضُ الْأَمَانَةُ من قَلْبِهِ فَيَظَلُّ أَثَرُهَا مِثْلَ أَثَرِ الْوَكْتِ، ثُمَّ يَنَامُ النَّوْمَةَ فَتُقْبَضُ فَيَبْقَى أَثَرُهَا مِثْلَ الْمَجْلِ كَجَمْرٍ دَحْرَجْتَهُ على رِجْلِكَ فَنَفِطَ فَتَرَاهُ مُنْتَبِرًا وَلَيْسَ فيه شَيْءٌ، فَيُصْبِحُ الناس يَتَبَايَعُونَ فلا يَكَادُ أحدهم يُؤَدِّي الْأَمَانَةَ فَيُقَالُ: إِنَّ في بَنِي فُلَانٍ رَجُلًا أَمِينًا، وَيُقَالُ لِلرَّجُلِ: ما أَعْقَلَهُ! وما أَظْرَفَهُ! وما أَجْلَدَهُ! وما في قَلْبِهِ مِثْقَالُ حَبَّةِ خَرْدَلٍ من إِيمَانٍ،..."

Tregon Hudhejfa, Allahu qoftë i kënaqur, se "i Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue selem na tregoi dy rrëfime, njërin prej të cilëve e kam parë të ndodhë dhe po pres për tjetrin.

Ai na foli se amaneti (besimi) në fillim është futur në thellësitë e zemrave të burrave, pastaj e mësuan nga Kurani e pas tij e mësuan nga Suneti.

Ai na foli gjithashtu edhe për humbjen e tij (amanetit) duke na thënë:

“Do të shkojë njeriu të flejë dhe do t’i hiqet amaneti nga zemra e tij duke i mbetur vetëm gjurmët e tij si gjurmët e zjarrit. Pastaj do të flejë përsëri, nga ku do t’i hiqet edhe ajo gjurmë e tij nga zemra duke i mbetur vetëm një shenjë si ajo e një flluske që ngrihet mbi lëkurë kur në këmbë bie një gacë zjarri; dhe në të vërtetë kjo flluskë nuk ka brenda asgjë. Kështu pra, do të vijë një ditë kur njerëzit do të bëjnë tregti me njëri-tjetrin, por vështirë se do të gjesh ndonjë të besuar mes tyre. Pastaj do të thuhet se në filan fisin është një njeri i besuar, njeri që do të çmohet për zgjuarsinë e tij, për sjellje të mira dhe për forcën e besimit dhe të karakterit që ka, edhe pse në të vërtetë ai nuk do të ketë iman (besim) në zemër as sa një farë mustarde!” (Shënon Buhariu)

 

Ndalu dhe mendo mirë për këto fjalë. Bëje një analizë të thellë. Kujto fjalët në hadith:

Do të shkojë njeriu të flejë”, do të thotë do të jetë i pakujdesshëm në përgjegjësinë që ka, detyrimet që i ka para Allahut, i neglizhon ato, tregon pakujdesi. Kur ai ushtron këtë standard Muhamedi sal-Allahu alejhi ue selem na tregon se “do t’i hiqet amaneti (besimi) nga zemra e tij duke i mbetur vetëm gjurmët”. Por ai përsëri vazhdon në gjumë: “Pastaj do të flejë përsëri”. Tani gjumi i dytë ia largon përfundimisht “do t’i hiqet edhe ajo gjurmë e tij nga zemra duke i mbetur vetëm një shenjë”.

Dy herë në gjumë, këtu shfaqet pakujdesia, neglizhenca, mospërfillja! Ndodh një problem, bëhet një gjynah, merret një vendim në dëm të Islamit, ne “rrotullohemi” në krahun tjetër dhe vazhdojmë gjumin. Pastaj po vjen ndodhia e dytë, e tretë, ende në gjumë! Allahu na ruajttë, mos vallë lëre që nuk po mbetet imani e as gjurma, por vetëm një shenjë flluske e mbushur me ajër!

Të nderuar fetarë!

Po ju lus, lexojeni me vëmendje edhe një herë hadithin.

Mëso se mospërfillja, neglizhenca e njëpasnjëshme kanë sjellë zemrën në atë gjendje “ai nuk do të ketë iman (besim) në zemër as sa një farë mustarde!

Kur zemra të jetë në këtë gjendje, kush të beson më!?

Ja, pra mospërfillja ku na çon!

 

Ulvi Fejzullahu

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010