Thirr “O Allah!”
02.10.2011 12:16:09

Pastaj Nuhu iu lut Zotit dhe i tha: O Zoti im, biri im është nga familja ime, premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë!” (Hud, 45)

Ky është rrëfim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij - Zekerijas. Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje të fshehtë” (Merjem, 2-3)

“(Kujtoje) Zekerijan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më lër vetëm (pa fëmijë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.” (Enbija, 89)

“(Kujtoje) Nuhun kur ai Na thirri më përpara, dhe Ne iu përgjigjëm atij, duke e shpëtuar atë dhe familjen e tij nga mjerimi i madh (mbytja).” (Enbija, 76)

Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur.” (Saffat, 75)

Kujtoje robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!” (Sad, 41)

“(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” (Enbija, 83)

“(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” (Enbija, 87)

Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!” (Kalem, 47)

 

(Çka kupton me) “Thirrje”: të thërret gjuha e zemrës më zërin më të lartë nga thellësia e zemrës, duke kërkuar ndihmë, duke kërkuar mbështetje, duke kërkuar mbrojtje, kështu robi duke iu lutur Zoti me zemër të shqetësuar, me gjuhë të qetësuar dhe me edukatë sheriatike..

Kur e pyetën sahabet: O i Dërguar i Allahut Zoti a është afër ti lutemi Atij, apo larg ta thërrasim Atë?

Muhamedi sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë:  “Vërtetë ju po luteni Atij që dëgjon dhe është afër,” (Shënon Muslimi)

Thirr:

O Zot.. O Allah..

O Zotëriu im..

O Ndihmëtari im..

O Mëshira ime..

O Ti i cili i përgjigjesh lutjes të shtypurit..

 

A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Sa pak që reflektoni!” (Nemël, 62)

 

Thuaj: LA I LAHE IL-LALLAH. LA I LAHE IL-LALLAH.

 

Thirr: O Allah.. Robër si unë janë të shumtë, për mua nuk është askush përveç Teje..

Thirr: O Allah.. Allahu im! Ti e dëgjon fjalën time, e sheh pozitën time, e din fshehtësinë time, asgjë e fshehur për Ty nuk është. Unë jam ai i cili kam nevojë për ndihmë Tënde, jam i varfër, jam nevojtarë, kam nevojë për mbrojtje Tënde, pranoj gjynahet që kam bërë. Andaj të lutem me lutjen e nevojtarit, të përgjërohem si pendimtarë i përulur.. Të lutem me lutjen e të frikuarit që ka shtrirë qafën e tij, e sytë janë mbushur me lot:

Allahu im! Me lutjen që Ty ta bëj, mos më bë të pafat, bëhu ndaj meje vazhdimisht Mëshirues.

Thirr: o Allah. Dituria Juaj mbi gjendjen time të mjafton nga pyetja ime. Nëse ndërpritet fjala ime, te Ti nuk ndërpritet shpresa im.   

Nëse të ngushtohet ty dynjaja, e të kanë rrethuar gajlet, dertet, pikëllimet, janë rritur sprovat e problemet, thirr: O Allah.

 

Nëse ke borxhe, obligime dhe detyrime ndaj të tjerëve, kërko ndihmën e Allahut, thirr: “O Allah”.

Nëse ke problem, nuk gjen njeri që të ndihmon shko te Allahu, mbështetu te Ai, thirr “O Allah”.

Ngrihu natën lutu te Allahut. Ec (lëviz) ditën lutu te Allahu. Kur i ke punët ngushtë lutu. Kur i ke punët mirë lutu. Lutu te Zoti, mos e harro Allahun.

 

Të nderuar!

 

Ejubi alejhis-selam është sëmurë, ju lut Allahut, Ai ia pranoi lutjen..

Ibrahimin alejhis-selam e hodhën në zjarr, iu lut Allahut, lutja e tij u pranua..

Jusufi alejhis-selam u burgos, u provokua, iu lut Allahut, lutja e tij u pranua..

Jakubi e humbi Jusufin, iu lut Allahut, lutja ju pranua..

Muhamedi sal-Allahu alejhi ve selem u keqtrajtua, iu lut Allahut, lutja iu pranua.  

Nuhi alejhis-selam ju lut Allahut për shpëtim, lutja ju pranua..

Musau alejhis-selam ju lut Allahut për ndihmë, lutja ju pranua..

Sulejmani alejhis-selam lakmoi në të mirat e Zotit, iu lut Allahut, lutja iu pranua..

Zekerijau alejhis-selam u lut për fëmijë, lutja iu pranua..

Ibrahimi alejhis-selam në moshën tetëdhjetëvjeçare iu lut Allahut për fëmijë, lutja e tij u pranua..

Junusi alejhis-selam u lut brenda thellësive të errësirës që të dalë jashtë, lutja ju pranua..

Isau aljehis-selsam kërkoi bereqetin e Zoti, lutja ju pranua..

Muhamedi sal-Allahu alejhi ve selem kërko shefaatin (ndërmjetësimin) për ummetin e vet, lutja ju pranua..

 

Vallë, a i lutesh Allahut, që të të përgjigjet Zoti?!

Ejani, thirrni “O Allah”!

 

 

Muhamed Husejn Jakub

Përktheu dhe përshtati: Ulvi F.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010