Të nderuar lexues!
Do të vazhdojmë me listën e aktiviteteve:
1. Përcjellja e gjendjes së myslimanëve nëpër botë, duke u lutur për ata.
2. Shoqërimi i njerëzve të mirë me qëllim të përfitimit.
3. Respektimi i fqinjit me fjalë dhe punë.
4. Njohja me njerëzit e mirë.
5. Kujdesi për pamjen e jashtme.
6. Kujdesi për shëndetin.
7. Kujdesi për abdesin dhe ripërtërija për çdo namaz.
8. Dhënia e iftarit, po edhe vetëm me një gotë ujë.
9. Ripërtërirja e suneteve profetike dhe përhapja në mesin e njerëzve.
10. Përdorimi i parfumeve.
11. Mësimi i Kuranit me lexim dhe koment.
12. Llogaritja e vazhdueshme e vetvetes dhe pendimi i vazhdueshëm.
13. Intervenimi i mirë dhe i arsyeshëm.
14. Larja e borxhit.
15. Çlodhja e trupit dhe shpirtit.
16. Vizita e farefisit me nijet bereqeti në jetë.
17. Dhënia e selamit.
18. Përkrahja e të shtypurit.
19. Shpërndarja e thirrjes Islame në mesin e njerëzve.
20. Planifikimi i projekteve në sferën e davetit ose bamirësisë.
21. Planifikimi i kohës.
22. Ushqimi i të varfësit.
23. Martesa e ndonjë njeriu të mirë me qëllim të ruajtjes së nderit të tij.
24. Largimi i një brenge.
25. Tërheqja e vërejtjes së pavëmendshmit.
26. Ta mësosh të paditurin.
27. Ta ngish të uriturin.
28. Sinqeriteti në vepër.
29. Shfrytëzimi i shanseve të mira.
30. Vazhdimi i punës së mirë.
31. Pyetja e dijetarëve.
32. Mbulimi i turpeve të tjerëve.
33. Shfrytëzim i kohës së syfirit me namaz, dua, lutje.
34. Pastrimi i xhamisë.
35. Falëndero ata që punojnë për Islamin.
36. Dëshira për të folur nëse aty është mirësia dhe shpërblimi i Allahut.
37. Lavd-falënderim i Allahut për dhuntitë e Islamit.
38. Kthyera e adeteve në ibadete me nijetin (qëllimin) e mirë.
39. Kalitja në punë të mira.
40. Mësoja abdesin dhe namazin atyre që janë afër teje.
41. Bëje një sadak që është e vazhdueshme.
42. Ndihma reciproke në bamirësi.
43. Ndërtimi i një vendbanimi për jetimët.
44. Bërja e tubimeve të zbrazëta në tubime të dijes dhe shkencës.
45. Përjetimi i çdo veprimi që e bën.
46. Jepi shans të tjerëve, kur ti ke mundësi.
47. Pozitivizmi në jetë.
48. Kalimin e kohës më teprë në adhurim.
49. Shfrytëzimi i kapaciteteve dhe mundësive në shërbim të Islamit.
50. Bërja e disa nijeteve për një vepër të hajrit.
Të nderuar lexues!
Lista e aktiviteteve vazhdon, me lejen e Allahut të Lartësuar të tjerat do ti mësojmë së bashku në shkrimin vijues.
Vëllezër dhe motra! Mos na harroni në lutje, dua, Allahu ju mëshiroftë.
Veselamu alejkum.
Vazhdon...
Ulvi Fejzullahu