Vepro diēka pėr vete dhe pėr umetin tėnd (2)
30.06.2011 08:33:59


 

Allahut i takojnë lavd-falënderimet, salavatet dhe selamet ia drejtojmë Muhamedit, sal lallahu alejhi ve selem.

Allahu im më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra.

 

KUSH DËSHIRON TË BËJË MIRË DHE TË FITOJË SHPËRBLIME?

 

Të nderuar lexues!

Do të vazhdojmë me listën e aktiviteteve:

1.      Leximi i lutjeve (dhikrit) të mëngjesit dhe mbrëmjes për çdo ditë.

2.     Nxënia e haditheve të përzgjedhura dhe jetësimi në praktikë.

3.     Dhënia e sadakasë nga rroga mujore, po të jetë edhe modeste.

4.     Çelja e një veprimtarie (pune, biznesi) dytësore për shtimin e fondit personal, me qëllim daveti.

5.     Pjesëmarrja në radio programe.

6.     Dhënia e këshillës në xhami.

7.     Përfundimi i ditës me sadaka.

8.     Vizita e familjeve me qëllim daveti.

9.     Dhurimi i dhuratave.

10. Dhurimi i librit të Allahut (mus'hafi).

11.  Largimi i pengesës nga rruga.

12. Shpërndarja e ushqimit për të varfër.

13. Tubimi i ndihmave humanitare.

14. Falja e namazit të duhasë.

15. Dhënia e sadakasë fshehurazi.

16. Falja e namazit të vitrit para gjumit.

17. Grumbullimi i veshmbathjeve të vjetra dhe shpërndarja të varfërve.

18. Bërja e gjumit me abdes.

19.         Ndihma një personi që nuk e njeh.

20.          Përgjigjja në ftesën e dikujt kur të fton.

21.           Dhënia e dhuratës për afrimin e zemrave.

22.            Ndarja e një ore kohe për takime me josmuliman.

23.       Dhënia e gjakut, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut.

24.            Istigfari për çdo ditë, nga 100 herë në dite (ESTAGFIRULLAHE VE ETUBU ILEJHI).

25.            Blerja e teshave për Bajram të varfërve.

26.            Lehtësimi i borxhit kur dikush i ka punët ngushtë.

27.            Duaja për të sëmurin, kur dikush është i sëmurë.

28.            Thirrja e miqve, shokëve, për iftarë.

29.            Mësimi përmendësh i sures MULK.

30.            Istigfari për besimtarët dhe besimtaret.

31. Buzëqeshja në fytyrë.

32.            Shpërndarja e CD me tema të përzgjedhura në xhami.

33.            Dëgjimi i ilative me përmbajtje islame që nuk kanë muzikë.

34.            Shkuarja në restorant për të drekuar ose darkuar me dikë për çështje daveti.

35.            Ofrimi i ndihmës ndaj mysafirit, shoqërimi i tij dhe përcjellja.

36.            Shpeshtimi i salavateve ndaj Muhamedit sal allahu alejhi ve selem.

37.            Respektimi i mysafirit me mirëseardhje dhe ushqim.

38.            Leximi i sures KEHF në ditën e xhuma.

39.            Blerja e parfumit me qëllim dhurimi.

40.            Përdorimi i shprehjes “XHEZAKALLAHU HAJREN” “Allahu të shpërbleftë.

41. Përdorimi  shprehjes “Të dua për hir të Allahut”.

42.            Puna vullnetare në ndonjë organizat, shoqatë, xhami, kudo që kërkohet.

43.            Vizita e Xhamisë së Muhamedit sal lallahu alejhi ve selem.

44.            Angazhimi gjatë tërë ditës me fjalët: SUBHANALLAH, ELHAMDU LILAH, LA I LAHE IL LALLAH, ALLAHU EKBER.

45.            Dalja nga shtëpia me nijet (qëllim) për të bërë mirë.

46.            Përcjellja e ezanit.

47.            Vizita e vëllait tënd në fe.

48.            Drejtimi i njerëzve në punë të hajrit.

49.            Përdorimi i misvakut për ta fituar kënaqësinë e Allahut.

50.            Falja e suneteve para dhe pas farzeve të namazit.

 

Të nderuar lexues!

Lista e aktiviteteve vazhdon, me lejen e Allahut të Lartësuar të tjerat do t'i mësojmë së bashku në shkrimin vijues.

Vëllezër dhe motra! Mos na harroni në lutje, dua, Allahu ju mëshiroftë.

Veselamu alejkum.

 

Vazhdon...

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010