Vepro diēka pėr vete dhe pėr umetin tėnd (1)
27.06.2011 12:42:09

 KUSH DËSHIRON TË BËJË MIRË DHE TË FITOJË SHPËRBLIME?

Allahut i takojnë lavd-falënderimet, salavatet dhe selamet ia drejtojmë Muhamedit, sal allahu alejhi ve selem.

Allahu im më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra.

Të nderuar lexues!

Në vazhdim do ta keni një listë të veprimeve që do ti bëni dobi vetes dhe të tjerëve me punë të mira. Atëherë çdo njëri prej juve mund ta gjejë veten se çka dëshiron dhe çka ka mundësi të veproj.

Në vazhdim do të shënoj rreth treqind propozime, referencë kryesore kam një shkrim që kam lexuar dhe titullohet “Vepro diçka për vete dhe për umetin tënd”. Po ashtu le të jetë edhe adresa e këtij shkrimi.

 

Projekte veprimi

Lexoni listën e aktiviteteve, që do të bëjnë dobi në të dy botët:

 

1.      Leximi i një xhuzi nga Kurani për çdo ditë;

2.     Kontributi në ndërtimin e ndonjë xhamie.

3.     Kujdesi material për jetimin;

4.     Hapja e ndonjë pusi (bunari);

5.     Ndarja e një pjese të rrogës për çështje të davetit Islam;

6.     Ndihma e familjeve të nevojshme;

7.     Leximi i librave nga sfera edukative;

8.     Takimi javorë për nevoja të davetit Islam;

9.     Njohja me miq të rinj;

10. Kontakti mujorë me të afërm dhe miqtë një herë në muaj;

11.  Dhikri i mëngjesit pas namazit të sabahut;

12. Pikniket javore;

13. Takimi me një thirrës (hoxhë) të dalluar;

14. Vizita e varrezave një herë në muaj;

15. Përgatitja e gostisë për të varfrit duke i bërë davet;

16. Vizita e shoqatave kulturore Islame;

17. Leximi i literaturës që ka të bëjë me shkencat shoqërore;

18. Qëndrimi brenda xhamisë për një orë, për çdo javë;

19. Pjesëmarrja në aktivitete humanitare;

20.            Organizimi i piknikëve me fëmijët;

21. Prezantimi në ligjërata javore;

22.            Pjesëmarrja në seminare apo kurse;

23.            Namazi me xhemat në xhami;

24.            Dërgimi i mesazheve vëllazërore me celularë,

25.            Për çdo ditë nga një vepër të hajrit, apo për çdo ditë jep diçka;

26.            Përfitimi nga përvoja e thirrësve;

27.            Sadakaja në fillim të çdo dite;

28.            Mendo për vete dhe krijesat, për çdo ditë;

29.            Dhuro prindërve dhurata;

30.            Shkrimi një punimi në revista javore;

31. Përgatitja për namaz;

32.            Vizito të sëmurin;

33.            Pajisu me moral të mirë;

34.            Dëgjo radio stacionet e Kuranit;

35.            Prezenca në ligjëratat javore nga shkenca e fikut;

36.            Leximi i një sure me koment;

37.            Për çdo natë falja e namazit vullnetarë;

38.            Lexo nga historia e pejgamberëve të Allahut;

39.            Lexo siren (jetëshkrimin) e mUhamewdit sal allahu alejhi ve selem;

40.            Mëso dyzet hadithet e Neveviut;

41. Merr pjesë në garat Kuranore;

42.            Leximi i librave nga historia Islame;

43.            Duaja (lutja) për vëllezërit mysliman;

44.            Agjërimi i një dite për hir të Allahut të Lartësuar;

45.            Shënimi i ndonjë këshille të dobishme në vende publike (pankartë);

46.            Përcjellja e xhenazes me qëllim të përfitimit të shpërblimeve;

47.            Kujdesi për të lexuar lutjet (dhikrin) e ditës;

48.            Nxënia e haditheve të përzgjedhura;

49.            Ndarja e mjeteve në raste emergjente;

50.            Prezantimi i ideve tek miqtë dhe shokët;

Të nderuar lexues!

Lista e aktiviteteve vazhdon, me lejen e Allahut të Lartësuar të tjerat do ti mësojmë së bashku në shkrimin vijues.

Vëllezër dhe motra! Mos na harroni në lutej, dua, Allahu ju mëshiroftë.

Veselamu alejkum.

Vazhdon...

 

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010