Dy apo katėr xhenete
19.12.2009 15:01:00

Allahu i Lartėsuar nė suren Rrahman thotė:

“E, pėr atė qė i patė frikė paraqitjes para Zotit tė vet, janė dy xhenete.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

(Xhenete) plot degė me gjethe e pemė.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Nė ata tė dy janė dy kroje qė rrjedhin.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Nė ata tė dy, prej tė gjitha pemėve ka nga dy lloje.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Tė mbėshtetur nė kolltukė qė i kanė mbulesat e kadifesė, dhe pemėt e atyre dy xheneteve janė krejt afėr.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Aty janė ato qė pėrqėndrojnė shikimet e tyre (vetėm nė burrat e vet) e qė nuk i ka prekur kush para tyre, as njerėz, as xhinė.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Ato janė si xhevahiri e diamanti (tė kuqerremta nė tė bardhė).

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

A mund tė jetė shpėrblimi i veprės sė mirė diēka tjetėr pėrveē tė mirės?

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

E nėn ato dy (xhenete) janė edhe dy xhenete.

Po cilėn tė mirė nga tė Zotit tuaj po e mohoni?

Nga gjelbėrimi i shumtė duken tė mbyllura nė tė zezė.

E, cilėn nga tė mirat e Zotit tuaj po e mohoni?

Aty janė dy burime qė gjithnjė gurgullojnė.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Aty, nė ata tė dy, ka hurma dhe shegė.

E cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Aty janė ato (gra) tė ndershme e tė bekuara.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Ato janė hyri qė e kufizojnė tė qėndruarit vetėm nė shtėpinė (tėnde).

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni?

Aty rrinė tė mbėshtetura nė mbėshtetėse tė gjelbėrta e shtroja tė bukura.

E, cilėn tė mirė tė Zotit tuaj po e mohoni.

I lartėsuar ėshtė emri i Zotit tėnd, tė Madhėruar e tė Nderuar!”

Emri xhenet ėshtė emėr i pėrgjithshėm qė do tė thotė se nė kėtė kuptim hyjnė tė gjitha xhenetet. Pra, fjala xhenet ėshtė njė emėr me tė cilėn quhet tė gjitha ato vende atje nė tė cilat ka kopshte, vendbanime dhe pallate.

Gjithashtu, ajo ėshtė disa lloje e kategori, ashtu siē vėrtetohet nė hadithin e Enesit (radijallahu anhu) kur Umu Harithe e pyet Profetin (salallahu alejhi ue selem) pėr  tė birin e saj, pasi ishte mbytur, se a ėshtė nė xhenet? Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “O Umi Harithe, a mendon se xheneti ėshtė njė? Jo, ato janė shumė, kurse djali yt e ka fituar Firdeusin e lartė (kategorinė mė tė lartė tė xhenetit).” (Tansmeton Buhariu)

Por, pėr nga esenca ai ėshtė dy llojesh, siē sqarohet nė dy sahihat (Buhariu dhe Muslimi) nė hadithin e Musa Eshariut (radijallahu anhu) ku thotė Profeti (salallahu alejhi ue selem): ”Janė dy xhenete qė enėt dhe zbukurimet i kanė nga ari dhe dy xhenete qė enėt dhe zbukurimet i kanė nga argjenti dhe nuk ka, nė kopshtin e Adnit, pengese ndėrmjet tyre pėr tė shikuar Zotin e tyre, pėrveē Petkut tė Madhėshtisė qė ėshtė nė Fytyrėn e Tij.”

Allahu i Lartėsuar nė suren Rrahman thotė: “E, pėr atė qė i patė frikėn paraqitjes para Zotit tė vet, janė dy xhenete.” (Rrahman, 46)

Pastaj thotė: “E nėn ato dy (xhenete) janė edhe dy xhenete (tė tjera).” (Rrahman, 62)

Pra, ndėrkohė qė mė lartė pėrmendėm se pėr nga esenca janė dy xhenete, nė kėto dy ajete  pėrmenden katėr. Dijetarėt pėr kėtė kanė disa komente:

Muhamed Ali Tirmidhiu rreth komentit tė ajetit thotė: “E, pėr atė qė i patė frikėn paraqitjes para Zotit tė vet, janė dy xhennete.” (Rrahman, 46) Ėshtė fjala se ai do tė shpėrblehet me dy xhenete, njė xhenet pėr shkak tė frikės ndaj Allahut dhe njė pėr shkak tė largimit nga epshet e tij.”

Transmeton Ibėn Abasi nga Profeti (salallahu alejhi ue selem): “Dy xhenete, ėshtė fjala dy kopshte nė mes tė xhenetit. Ēēdo kopsht e ka gjerėsinė sa tė ecėsh njė vit. Nė mes tė secilit kopsht ėshtė njė shtėpi e cila ėshtė dritė mbi dritė. Nuk ka asgjė nga ajo e qė nuk gufon nga begatia dhe gjelbėrimi. Themeli i asaj shtėpie ėshtė i fortė dhe pemėt e saj janė me fruta.” Tė njejtėn e transmetojnė edhe Hereviu dhe Thalebiu nga Ebu Hurejre.

Disa tė tjerė thonė se njėri xhenet ėshtė fjala pėr katin e poshtėm tė pallatit tė xhenetit, kurse tjetri kati mė i lartė i pallatit.

Kurse nė thėnien e Allahut: “E nėn ato dy (xhenete) janė edhe dy Xhenete ( tė tjera).” (Rrahman, 62) Ibėn Abasi thotė se ai do tė ketė edhe dy xhenete tė tjera, pėrveē dy tė parave. Ai e komenton fjalėn “… nėn ato dy “ do tė thotė se ato dy xhenete tė tjera do tė jenė mė poshtė nė kategori apo shkallė.  Dy xhenetet e para qė do tė jenė pėr ata qė i patėn frikėn Allahut dhe nė to do tė ketė pemė dhe hurma, kurse nė dy tė tjerat do tė kenė tė mbjellura e perime.

Maverdiu thotė: “Ėshtė e mundur se dy xhenetet e tjera, qė do tė jenė nėn tė parat, janė pėr shėrbėtorėt e tij, njėri pėr huritė, tjetri pėr djelmoshat (qė do tė jenė shėrbėtorė tė xhenetlinjėve). Pra, do tė ndahen meshkujt nga femrat.”

Disa tė tjerė kanė thėnė se ajeti “E nėn ato dy (xhenete) janė edhe dy xhenete (tė tjera)” ka pėr qėllim vendbanimet e atyre xhenetlinjėve qė do tė jenė nėn gradėn e tė parėve.

Ibėn Xhurejxhi thotė se janė katėr xhenete: dy xhenete pėr ata qė do tė jenė tė parėt mė tė merituarit (sabikunėt apo mukerrebunėt, ashtu siē i quan Kurani) tė cilėt do tė kenė prej tė gjitha pemėve nga dy lloje, dy lumenjė rrjedhės. Kurse dy xhenetet e tjera pėr tė djathtėt (as`habul jemin, tė cilėt janė xhenetlinjė, por nėn gradėn e sabikunėve), nė tė cilat do tė kenė fruta, hurma, shegė dhe dy lumenjė duke gurgulluar.

Ibėn Zejdi thotė: “Dy tė parat janė nga ari pėr mukerrebunėt, kurse dy tė tjerat nga argjenti pėr tė djathtėt (as`habul jemin).”

Kurtubi thotė: “Kėtė mendim e zgjodhi Ebu Abdilah hasen ibėn Husejn Halimi nė librin e tij “Minhaxhu din” dhe argumentoi me atė qė transmetoi Seid bin Xhubejr nga Ibėn Abazi nė ajetin: “E, pėr atė qė i patė frikė paraqitjes para Zotit tė vet, janė dy xhenete.”  deri tek ajeti 64 i surės Rrahman. Pastaj tha: “Dy tė parat janė pėr sabikunėt dhe dy tė tjerėt janė pėr tė djathtėt (as`habul jemin). Edhe nga sahabiu Musa Eshari transmetohet e njejta.

Ibėn Kajimi (Allahu e mėshiroftė!) thotė: “Njė grup kanė thėnė se fjala “E nėn ato dy (xhenete)” ėshtė pėr qėllim se ato dy janė mė afėr Arshit, prandaj ato do tė jenė mbi dy tė tjerat. Kurse tė tjerėt kanė thėnė se pėr qėllim ėshtė nėn ato dy. Kjo ėshtė mė e saktė nė gjuhėn e arabėve, pasi nė transmetime tė sakta fjala ‘dune’- ‘nėn’ nėnkupton tė kundėrtėn ‘feuk’-‘lart’.”

Nga forma e tė shprehurit nė kėto ajete, ku pėrmenden dy xhenetet e para pastaj dy xhenetet tjera, aludojnė se dy tė parat janė mė tė vlefshme se tė tė tjerat, kjo nėnkuptohet kėshtu duke e parė nė disa apekte:

E para: Pėr dy tė parat Allahu i Lartėsuar thotė: “(Dy xhenete) plot degė me gjethe e pemė.” (Rrahman, 48). Kur thuhet nė ajet ‘dheuata efnana’, fjala ‘fenan’ e arabishtes mund tė jetė shumėsi i ‘fenen’ qė ka kuptimin degė, apo mund tė jetė shumės i ‘fen’ qė ka kuptimin lloj; d.m.th: lloje tė ndryshme tė fruteve dhe tė tjera. Kurse pėr dy xhenetet e tjera nuk pėrmenden kėto lloje tė begative.

E dyta: Pastaj nė ajetin tjetėr thuhet: “...nė ato dy xhenete (tė para) janė dy kroje qė rrjedhin.” (Rrahman, 50), kurse nė dy xhenete tė tjera thuhet “Aty janė dy burime qė burojnė” (Rrahman, 66) qė do tė thotė: del nga burimi. Dihet se rrjedhja (qė pėrmendet nė dy tė parat) ėshtė mė e lavdėruar se vetėm burimi pasi me rrjedhje nėnkuptohet edhe burim, pra begatia ėshtė mė e plotė nė tė parėn.

E treta: “Nė ata tė dy (tė parat), prej tė gjitha pemėve ka nga dy lloje”, kurse pėr dy tė tjerat thuhet: “Aty, nė ata tė dy, ka hurma dhe shegė”, nuk ka dyshim se e para ėshtė mė e lavdėruar dhe e plotė.

Disa kanė thėnė se dy lloje ėshtė pėr qėllim tė terur dhe tė tė freskėt, por kjo thėnie nuk ėshtė e fuqishme. Disa tė tjerė kanė thėnė dy lloje frutash do tė thotė: njėri lloj i njohur, tjetri i panjohur. Kurse disa tė tjerė kanė thėnė se janė dy lloje dhe janė ndalur aty, duke mos u zgjeruar mė shumė nė ēfarė forme dallojnė ato. Vėrehet se pėr qėllim kėtu ėshtė dy lloje frutash si dallimi nė shije si: e ėmbėl, e gjelbėt, pastaj e bardhė, e kuqe, pėr shkak se ndryshimi i llojeve tė frutave ėshtė mė tėrheqėse dhe e shijshme pėr syrin dhe gjuhėn.

E katėrta: Pėr banorėt e dy xheneteve tė para thuhet: “Tė mbėshtetur nė kolltukė qė brendėsitė e tyre janė nga mėndafshi...” (Rrahman, 54), kjo na jep tė kuptojmė se derisa brendėsitė e tyre janė nga mėndafshi, atėherė ana jashtme e kėtyre kolltukėve, pra mbėshtjellėsit e tyre, duhet tė jenė me materiale shumė mė tė ēmuara. Kurse pėr banorėt e dy xheneteve tė tjera thuhet: “Aty rrinė tė mbėshtetura nė mbėshtetėse tė gjelbėrta e shtroja tė bukura.” (Rrahman, 76) Me fjalėn mbėshtetėse nėnkuptohet pėr ndenja, tapete, kolltuqe. Sido qė tė jetė nuk ėshtė pėrshkrimi kolltuqeve nė kėtė ajet, sikurse nė ajetin e mėparshėm.

E pesta: “... dhe pemėt e atyre dy xheneteve (tė para) janė krejt afėr.”(Rrahman, 54), do tė thotė se janė afėr lehtė tė merren, ashtu si tė dėshirojnė, kurse kjo nuk ėshtė pėrmendur nė tė tjerat.

E gjashta: Hyritė (gratė e xhenetlinjėve) e banorėve tė dy xheneteve tė para pėrshkruhen kėshtu: “Aty janė ato qė pėrqėndrojnė shikimet e tyre vetėm nė burrat e vet)....” (Rrahman, 56), do tė thotė: vetėm nė burrat e vet dhe ato nuk shprehin interesim pėr dikė tjetėr. Kurse pėr hyritė e banorve tė dy xheneteve  tė tjera thuhet: “Ato janė hyri qė e kufizojnė tė qėndruarit vetėm nė shtėpi.” (Rrahman, 72). Ato qė e pėrkufizojnė vetėn me burrat e tyre ėshtė mė e plotė se ato qė e kufizojnė vetėn me diēka tjetėr pėrveē burrave, ku nė kėtė rast pėrmednet shtėpia.

E shtata: Nė tė parat ato pėrshkruhen se janė tė bukura si xhevahirėt dhe diamantėt, kurse nė tjetrin kjo nuk pėrmendet.

E teta: “A mund tė jetė shpėrblimi i veprės sė mirė diēka tjetėr, pėrveē tė mirės?” (Rrahman, 60) Kjo aludon se grupi i parė, tė cilėt do tė jenė nė dy xhenetet e para, do tė shpėrblehen me tė mirė, pasi edhe ata kanė qenė tė mirė nė plotkuptim tė fjalės.

E nėnta: Po kuptohet se ata qė i frikėsohen Allahut do tė pėrfitojnė kėto shpėrblime, kurse ata qė i frikėsohen janė dy kategori: mukarrebunėt (sabikunėt) dhe tė djathtėt (as`habu jemin).

Husein es Serraxh

Pėrktheu: Alaudin Abazi

19.05.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010