Selefi
ishin unanimė se marrja e ndonjė sezoni si festė, pėr tė
cilėn nuk ka bazė nė legjislacionin islam, konsiderohet
bidat prej tė cilit na ka ndaluar Pejgamberi alejhi
selam: Ruajuni risive nė fe, ngase ēdo risi ėshtė bidat
e ēdo bidat ėshtė devijim. Dhe gjithashtu ka thėnė: Ai
qė shpik diēka nė fenė tonė e qė nuk ėshtė pjesė e saj,
shpikja e tillė do tė jetė e refuzuar.
Festimi i natės sė Miraxhit ėshtė bidat i shpikur dhe
njė gjė qė nuk e kanė vepruar sahabėt e as tabiinėt dhe
kush i pasoi ata prej selefit, gjenerata e spikatur,
ngase ata ishin vėzhguesit mė tė mirė dhe mė tė
kujdesshėm pėr hajr dhe pėr tė vepruar vepra tė mira.
Thotė Shejhul Islam Ibėn Tejmije: Nuk dihet qė ndonjėri
nga muslimanėt ti ketė dhėnė vlerė natės sė Israsė nga
netėt e tjera, sidomos ndaj Natės sė Kadrit. Sahabėt dhe
tabiinėt nuk e kishin specifikuar natėn e Israsė dhe tė
Miraxhit me ndonjė punė mė tė veēantė e as qė e kanė
pėrmendur atė dhe pėr kėtė nuk dihet se cila natė ishte.
Edhe pse nata e Israsė dhe e Miraxhit ishte njė gradim i
Pejgamberit alejhi selam nga ana e Allahut, megjithatė
nuk e legjitimoi dhe as nuk specifikoi ndonjė ibadet nė
atė vend apo kohė. Pastaj shpella Hira, nė tė cilėn
filloi shpallja dhe tė cilėn Pejgamberi e frekuentonte
para pejgamberllėkut, mė pas nuk e vizitoi mė me kėtė
qėllim se aty ka filluar shpallja, por as shokėt e tij
nuk kishin pėr qėllim qėndrimin nė Mekė pėr shkak se nė
tė filloi shpallja. Gjithashtu nuk e veēoi me ndonjė
ibadet apo diēka tjetėr ditėn qė filloi zbritja e
Kuranit. Pra, ai qė specifikon ndonjė vend apo kohė nga
vetvetja e tij (pa pasur argument nė Kuran apo hadith)
me ndonjė ibadet pėr hir tė kėsaj (vendi apo kohe), ai u
ngjan tė krishterėve, tė cilėt e bėnė sezon adhurimi
ditėn e lindjes sė Isait dhe tė kryqėzimit tė tij sipas
tyre dhe data tė ngjashme me to.
Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i pa disa persona
tė cilėt nguteshin se kush zinte njė vend tė caktuar pėr
tu falur aty dhe i pyeti se pse e veprojnė kėtė gjė. I
thanė: Ėshtė vendi nė tė cilin ėshtė falur Pejgamberi
alejhi selam. Omeri iu tha: A dėshironi qė ti merrni
pėr xhami gjurmėt e Pejgamberėve tuaj? Me tė vėrtetė u
shkatėrruan ata qė u paraprinė juve prej popujve pėr
shkak tė kėsaj gjėje. Kujt i bie tė falet nė kėtė vend,
le tė falet, pėrndryshe faluni kudo.
Thotė Ibėn Tejmije: Marrja e ndonjė kohe apo vendi si
sezon festimi apo adhurimi, qė nuk ka bazė nė sheriatin
islam, siē janė disa net tė muajit Rebijul Evel, pėr tė
cilat thuhet se ka lindur Pejgamberi alejhi selam apo
disa net tė muajit Rexheb, dita e tetėmbėdhjetė e muajit
Dhul Hixhe, xhumaja e parė e muajit Rexheb, dita e tetė
e Shevalit, tė gjitha kėto janė bidate, nuk i vepruan
selefi (gjeneratat e para tė arta tė muslimanėve) e as
qė preferuan njė gjė tė tillė.
Thotė ibnul Haxhi: Prej bidateve tė cilat i shpikėn nė
muajin Rexheb ėshtė nata e njėzet e shtatė, e cila ėshtė
nata e miraxhit. Pastaj ai pėrmend shumė gjėra tė cilat
i shpikėn nė kėtė natė, si grumbullimi nėpėr xhami duke
u pėrzier burra e gra, duke ndezur qirinj dhe duke
pėrzier leximin e Kuranit me citim tė vjershave me zėra
tė ndryshėm etj., dhe e futėn kėtė natė si sezon ibadeti
duke pretenduar se ka tė bėjė me sheriatin, por nė tė
vėrtet kjo ska kurrfarė lidhjeje me burimet
fondamentale islame (Kuranin, Sunetin).
Thotė Muhamed Ibrahim Al Shejh me rastin e kundėrshtimit
tė ftesės e cila iu drejtua Lidhjes Botėrore Islame
(shoqatė) qė tė ishte e pranishme nė natėn e pėrkujtimit
tė Israsė dhe Miraxhit. Pasi u pyet pėr kėtė, tha: Kjo
nuk ėshtė legjitime nė fenė tonė me argumente nga
Kurani, Suneti, istishabi, logjika.
Argumentet nga Kurani
Thotė Allahu: Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj,
plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju
Islamin fe
(Maide: 3)
Gjithashtu thotė: O ju qė besuat, bindjuni Allahut,
respektoni tė Dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse
nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni
atė te Allahu (te libri i Tij) dhe tek i Dėrguari, po qe
se i besoni Allahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e
dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė. (Nisa: 59)
D.m.th. kthimi te libri i Zotit, Kurani, dhe tek i
Dėrguari i Tij, d.m.th. te Pejgamberi alejhi selam sa
ishte gjallė dhe te Suneti i tij pas vdekjes sė tij.
Thotė Allahu: Thuaj: Nėse e doni Allahun, atėherė
ejani pas meje qė Allahu tė ju dojė, t'ju falė mėkatet
tuaja, se Allahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė.
(Ali Imran: 31)
Argumentet nga Suneti
E para: Transmetohet nė dy librat autentikė tė hadithit
njė hadith tė cilin e transmeton Aishja, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: Ai
qė shpik diēka nė fenė tonė, qė nuk ėshtė prej saj,
vepra e tillė ėshtė e refuzuar (e papranuar te Zoti).
Dhe versioni i Muslimit: Kush e vepron njė vepėr qė nuk
i pėrket ēėshtjes sonė (Islamit), ėshtė e refuzuar.
E dyta: Transmeton Termidhiu dhe e bėn autentik hadithin
Ibėn Maxheh, Ibėn Hibani nė sahihun e tij nga Arbad bin
Sarije, i cili tha: Ka thėnė Pejgamberi alejhi selam:
Ruajuni nga gjėrat e shpikura, ngase ēdo gjė e shpikur
(nė fe) tė ēon nė devijim (dalalet).
Ndėrsa sa i pėrket istis-habit, nė kėtė rast i mungon
baza. Ėshtė i njohur rregulli se ibadetet janė tė prera
dhe nuk thuhet se njė ibadet ėshtė legjitim vetėm se
atėherė kur ka argument nga Kurani dhe Suneti apo ixhmai
(konsensusi). Por nuk mund tė themi se njė ibadet ėshtė
legjitim pėr shkak se ėshtė pozitiv apo shihet si
pozitiv apo me analogji apo ixhtihad, ngase kapitulli i
ēėshtjeve tė besimit, ibadeteve, trashėgimisė dhe
penaliteteve ėshtė i prerė.
Pėr sa i pėrket logjikės, nuk mund tė thuhet se sikur tė
kishte qenė legjitime njė gjė, do tė kishte qenė mė
mire, ngase sikur tė ishte ashtu Pejgamberi alejhi selam
do tė kishte qenė njeriu i parė qė do tė kishte vepruar
njė gjė tė tillė.
Sikur tė ishte legjitime madhėrimi i Israsė dhe Miraxhit
apo ngritja e ēėshtjes sė Pejgamberit alejhi selam me
mevlud, njė gjė tė tillė nuk do ta kishin lėnė pa e bėrė
Ebu Bekri, Omeri, Uthmani, Aliu, Allahu qoftė i kėnaqur
me ta, e mė pas edhe shokėt e tjerė tė tij e mė pastaj
tabiinėt dhe dijetarėt kolosė tė Islamit, por njė gjė
nuk ėshtė e njohur prej tyre e pėr kėtė ne duhet tė
mjaftohemi me atė qė u mjaftoi atyre.
Ibni Nuhasi nė librin e tij Tenbihul Gafilijn rreth
festimit tė Israsė dhe Miraxhit si bidat thotė: Festimi
i kėsaj nate ėshtė njė bidat i madh nė fe dhe risi tė
cilėn e shpikėn vėllezėrit e shejtanit.
Shejhu Muhamed ibėn Ibrahijm nė fetvatė e tij thotė:
Festimi nė shenjė pėrkujtimi tė Israsė dhe Miraxhit
ėshtė ēėshtje e kotė dhe bidat, e cila u ngjason
jehudėve dhe krishterėve, tė cilėt i madhėruan dhe
specifikuan disa net tė cilat nuk i specifikoi apo
dalloi ligjvėnėsi (Allahu). Pozita e Pejgamberit alejhi
selam ishte ajo qė tė vendoste ligje (me lejen e
Allahu), ishte ai i cili lejoi dhe ndaloi, mė pastaj siē
e cekėm se nuk ėshtė e njohur qė hulefai rashidinėt,
sahabėt dhe tabiinėt tė kenė festuar kėtė natė nė shenjė
pėrkujtimi. Pastaj thotė shejhu: Tė kesh pėr qėllim
festimin e Israsė dhe Miraxhit ėshtė bidat i cili nuk
lejohet, por nuk lejohet as pjesėmarrja nė tė.
Thotė Shejh bin Bazi, Allahu e mėshiroftė: Nata nė tė
cilėn ėshtė bėrė Israja dhe Miraxhi nuk ėshtė caktuar nė
hadithe tė vėrteta se cila ishte ajo dhe se ēdo gjė qė
vjen nė caktimin e kėsaj nate ėshtė joautentike nga
Pejgamberi alejhi selam pėr tė gjithė dijetarėt e
shkencės sė hadithit. Allahu ka urtėsi tė mėdha qė e
bėri qė tė mos dihet kjo natė, por, edhe sikur tė dihet,
nuk u lejohet muslimanėve qė ta specifikojnė me ndonjė
ibadet e as qė u lejohet tė festohet ajo ngase
Pejgamberi alejhi selam dhe shokėt e tij nuk e kanė
festuar dhe nuk e dalluan me ndonjė gjė prej netėve tė
tjera. Pra, sikur tė ishte legjitime nė Islam festimi i
kėsaj nate, Pejgamberi alejhi selam do tua kishte
sqaruar njė gjė tė tillė umetit tė tij qoftė me fjalė
apo vepėr dhe sikur tė kishte bėrė diēka nė kėtė
drejtim, do tė ishte ditur dhe pėrhapur dhe do ta kishin
bartur sahabėt te ne siē bartėn ēdo send pėr tė cilin ka
nevojė umeti islam dhe nuk neglizhuan asgjė nė ēėshtjet
e fesė, bile ishin ata qė garonin nė tė mirė. E, sikur
kjo natė do tė ishte e lejuar tė festohej apo tė veēohej
me diēka, do tė ishin sahabėt ata qė do tė kishin qenė
tė parėt.
Pejgamberi alejhi selam ishte kėshilluesi mė i mirė pėr
njerėzit dhe njėherazi ua kumtoi shpalljen me
pėrpikėrinė mė tė madhe dhe ēoi nė vend amanetin. Sikur
tė kishte qenė madhėrimi dhe festimi i kėsaj nate prej
fesė islame, njė gjė e tillė nuk do neglizhohej e as nuk
do tė ishte fshehur nga Pejgamberi alejhi selam. Pra, nė
mungesė tė tė gjitha argumenteve dihet se madhėrimi dhe
festimi i saj janė gjėra krejt tė pavlera nė Islam dhe
nuk kanė tė bėjnė me tė (Islamin). Allahu kėtij umeti ia
pėrsosi fenė dhe ndaloi ēdo gjė qė shtohet nė fe, pėr tė
cilėn nuk ka argument nė librin e Tij. Thotė Allahu:
Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush
dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe
(Maide:
3)
Gjithashtu thotė: A mos kanė ata ortakė (zota ose
idhuj) qė u pėrcaktuan atyre fe, tė cilėn nuk e urdhėroi
Allahu? Po, sikur tė mos ishte fjala vendimtare (e
Allahut qė shpėrblimi dhe ndėshkimi tė jenė nė ahiret),
do tė kryhej dėnimi mbi ta, e megjithatė, mohuesit do tė
kenė dėnimi tė dhembshėm. (Shura: 21)
Mė pas ėshtė vėrtetuar nė hadithe autentike tė
Pejgamberit alejhi selam se si ai na e tėrheq vėrejtjen
pėr bidateve dhe e tregon qartazi se ėshtė devijim dhe
duke i kujtuar umetit tė vet rrezikun e madh tė tij
(bidatit) dhe qė tė largohen nga shpikjet e tilla.
Ajo qė u pėrmend nga dijetarėt dhe argumentet e tyre nga
Kurani dhe Suneti janė tė mjaftueshme dhe tė bollshme
pėr dikė qė kėrkon tė vėrtetėn dhe urren kėtė bidat.
Pra, bidati i festimit tė Israsė dhe Miraxhit nuk ka tė
bėjė asgjė me realitetin islam, por ėshtė vetėm njė
shpikje nė fe dhe njė gjė tė cilėn nuk e ka thėnė Allahu
dhe pėrngjasim me armiqtė e Allahut, ēifutėt, tė
krishterėt dhe mushrikėt, tė cilėt shtuan gjėra nė fenė
e tyre. Kjo gjė, nėse veprohet, jep tė kuptohet se kjo
fe ėshtė e mangėt dhe ka nevojė tė shtohet nė tė pasi
ėshtė plotėsuar dhe mė pastaj dihen parregullsitė qė
pasojnė e mė pastaj ku mbetet fjala e Allahut: Kjo
ėshtė dita nė tė cilėn Unė pėrsosa fenė tuaj. Kjo ėshtė
njė kundėrshtim i qartė i haditheve autentike tė
Pejgamberit alejhi selam, qė na e tėrheqin vėrejtjen nga
bidatet. Ky bidat ka dėshtuar nė njė numėr tė madh
vendesh islame, derisa njerėzit mendonin se po dėshton
njė ēėshtje e fesė.
Lusim Allahun qė ta pėrmirėsojė gjendjen e muslimanėve
dhe tua mundėsojė njohjen e fesė sė tyre tė pastėr! E
lusim Atė qė tė na bėjė ne dhe ata qė tė kapemi pėr tė
vėrtetėn e mė pas tė qėndrojmė nė tė dhe tė lėmė anash
ēdo gjė qė i kundėrvihet kėsaj feje tė pastėr e tė
ēiltėr, ngase Allahu ka mundėsi pėr ēdo send.
Pėrktheu:
Nusret Shiti
2.8.2009
|