Nėse Allahu e krijon edhe tė mirėn edhe tė keqen, atėherė pse e keqja i atribuohet njeriut, ndėrsa e mira Allahut
17.04.2011 10:53:43

Shumë njerëzve u krijon huti kur lexojnë ajetin: “Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, prej Allahut është, kurse e keqja që të godet, është prej vetes sate.” (En Nisa: 79)

Në këtë ajet e mira i atribuohet Allahut të Gjithmëshirshëm, ndërsa e keqja njeriut. Si duhet të kuptohet kjo?

Për ta kuptuar drejtë këtë ajet duhet ti kthehemi ajetit paraprak në të cilin Allahu i Lartësuar thotë: “Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: “Kjo është nga All-llahu”. E nëse i godet ndonjë e keqe thonë: “Kjo është nga ti (Muhammed)”. Thuaju: “Të gjitha janë nga All-llahu!” C’është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?”. “Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, prej Allahut është, kurse e keqja që të godet, është prej vetes sate.” (Nisa, 78-79)

Në këtë ajet Allahu i Lartësuar demanton pretendimet e mynafikëve (dyfytyrëshave) të cilët ishin bashkë me besimtarët dhe gjatë luftërave e betejave me mushrikët kur ballafaqoheshin me vështirësi e mundime, ata paragjykonin e ndjellin se Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) është shkaktar për këto mundime e të këqija; me një fjalë, e akuzonin se ai ishte fajtor për këto të këqija. Allahu i Lartësuar e demanton këtë pretendim duke thënë: Thuaju: “Të gjitha janë nga All-llahu!”. Pra edhe të mirat edhe të këqijat janë të krijuara nga Allahu i Plotfuqishëm në bazë të urtësisë dhe diturisë absolute të Tij.

Ndërsa në vazhdim ta ajetit tjetër thuhet: “Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, prej Allahut është, kurse e keqja që të godet, është prej vetes sate.” (En Nisa: 79).

Allahu i Lartmadhërishmë në këtë ajet, të mirat ia ka atribuuar vetës, kurse të këqijat njeriut për shkak se, të mirat janë begati e Allahut ndaj njeriut, Ai i dhuroi njeriut mirësi të shumta, pastaj Ai e do të mirën, është i kënaqur me të, urdhëron në të dhe ia atribuon Vetes.

Ndërsa të këqijat i krijon Allahu jo për shkak se Ai është i kënaqur me të dhe e do atë të keqe, por për shkak të rrethanave dhe urtësive të cilat ndërlidhen me njeriun dhe sjelljet e tij. Me fjalë tjera, Allahu i Lartësuar e cakton të keqen si rezultat i veprimeve dhe sjelljeve të cilat i manifeston njeriu. Prandaj Allahu i Lartmadhëruar thotë: “kurse e keqja që të godet, është prej vetes sate.”, pra ajo e keqe ndodh me caktimin e Allahut, si rezultat i veprimeve dhe sjelljeve tuaja.

Allahu i Madhëruar thotë:  “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” (Shura, 30). Pra ajo e keqe dhe fatkeqësi ndodh me caktimin e Allahut si shkak i veprimeve të njeriut, prandaj edhe i atribuohet atij.

 

Alaudin Abazi

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010