Adoptimi i fėmijėve nga kėndvėshtrimi islam
03.04.2011 10:20:43

Alaudin Abazi

Dëshira për të pasur fëmijë dhe lënia e pasardhësve është një prirje e vetvetishme e krijuar te njeriut që daton prej ekzistimit të tij në këtë botë. Për këtë edhe orvatjet e njerëzimit që ti tejkalojnë pengesat të cilat u pamundësojnë bashkëshortëve për të pasur fëmijë janë të shumta. Përderisa në të kaluarën edhe shkaqet më të vogla kanë qenë pengesë për mospasjen e fëmijëve nga ana e çifteve, fatmirësisht në kohën bashkëkohore, me përparimin e mjekësisë, është arritur një progres i jashtëzakonshëm në këtë fushë.

Megjithëkëtë, çështja e mospasjes së pasardhësve, prapë mbetet problem për disa çifte, posaçërisht, ata të cilët vuajnë nga komplikimet të cilat mjekësia nuk ka arritur ti evitoj. Prandaj, edhe ky është njëri nga shkaqet më të theksuara që i bënë njerëzit të kërkojnë alternativat të cilat sadopak do ta zëvendësojnë këtë instinkt njerëzorë. Alternativa më e njohur është adoptimi i fëmijëve, një veprim të cilin e kanë praktikuar pothuajse të gjitha shoqëritë njerëzore, edhe pse tek ata ka dallime në disa aspekte.

Në këtë shkrim do ti bëjmë një vështrim kësaj praktike nga aspekti islam, që të shohim se çfarë qëndrimi mban jurisprudenca islame ndaj kësaj problematike dhe cilat kritere duhet të kihen parasysh, nga ana e atyre çifteve që dëshirojnë të rrisin ndonjë fëmijë tjetër, nga pamundësia që ata të kenë fëmijën e tyre.

 

Çfarë është për qëllim me adoptim

 Adoptimi ose birësimi, është një praktikë mjaft e përhapur në shoqëritë njerëzore dhe nënkupton që familja ta marrë një fëmije të mitur të tjetërkujt dhe duke ia dhënë të drejtat e njëjta si të fëmijës së barkut, ta bëjnë atë bir respektivisht bijë të tyre. Këtu nënkuptohet edhe ndjekja e procedurave ligjore e zyrtare që e ligjësojnë këtë adoptim. Prandaj edhe shumë shtete nëpër vende të ndryshme parashohin ligje në lidhje me adoptimin e fëmijëve.

 

Adoptimi para shpalljes së Islamit

Adoptimi ishte mjaft i përhapur edhe në mesin e arabëve para shpalljes së Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Arsyet për këtë praktikë ishin varfëria e pamundësia që fëmija të rritet në familjen e prindërve të vërtet, përkujdesi ndaj fëmijëve të braktisur, pamundësia e çifteve që të kenë fëmijë, etj. Gjithashtu shkak për të adoptuar fëmijë ishte edhe dëshira që fëmija t’i bashkëngjitet trungut gjenealogjik të “prindit adoptues” i cili ka pozitë dhe respekt të madh në shoqëri, ose kur ndonjërit prej njerëzve i pëlqente fuqia apo trimëria e ndonjë fëmije, ai e adaptonte atë duke e konsideruar si një nga fëmijët e tij dhe ai e fitonte të drejtën e trashëgimisë sikur që kishin fëmijët e tjerë.

 

Edhe vetë Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e kishte adoptuar Zejd ibën Harithen dhe kjo kishte ndodhur para se shpallej ndalesa nga ana e Allahut të Madhërishëm në Kuranin fisnik.

Zejd ibën Harithe ishte një djalë arab nga rrethinat e Shamit i cili që në fëmijëri u rrëmbye padrejtësisht e u robërua dhe u shit në tregun e robërve. Atë e bleu Hakim ibën Huzami dhe ky ia dhuroi hallës së tij Hatixhes. Hatixheja ishte gruaja e parë e Profetit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e cila u martua me të, para shpalljes së Islamit. Hatixheja pas martese ia dhuroi Zejdin, Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të.

Me një rast, derisa Zejdi ishte në treg, një grup nga fisi i tij e panë dhe e njohën se ky ishte një nga fisi i tyre. Ata shkuan te babai i Zejdit dhe xhaxhallarët e tij dhe i treguan se e kanë gjetur djalin që po e kërkojnë prej kohësh. Pasi kuptoi familja se Zejdit ishte në Meke, shkuan atje dhe duke pyetur e gjetën shtëpinë e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Ata ia rrëfyen ngjarjen se si Zejdi nuk ishte rob, por ishte rrëmbyer nga familja dhe ishte shitur si rob. Babai i Zejdit kërkoi nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, që ti`a kthej djalin e tij dhe nëse është nevoja edhe të paguaj. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, u tha se Zejdi do të jetë i lirë, nëse ju zgjedh juve, atëherë mund ta merrni prapa, pa asnjë kompensim, por nëse më zgjedh mua, atëherë nuk do tu`a dorëzoj. Ashtu edhe veproi, kur erdhi Zejdi, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, i dha mundësinë e zgjedhjes dhe Zejdi tha: “Për Zotin nuk do ta zgjidhja askënd, para të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të”, dhe refuzoi të kthehet në Sham.    

Pas kësaj Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, e liroi Zejdin nga robëria, e adoptoi dhe e shpalli për djalë të vetin duke u thënë Mekasëve: “O fisi i Kurejshit dëshmoni se ky është biri im dhe ky do të më trashëgoj mua e unë do të trashëgoi atë”. Që nga kjo kohë Zejdi thirrej Zejd bin Muhamed (Zejdi djali i Muhamedit).

 

Pra, ky adoptim ndodhi gjatë kohës kur Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ishte shpallur profet dhe e komunikonte shpalljen, prandaj duhet ta dimë se tradita e adoptimit të fëmijëve, sikurse edhe shumë tradita të tjera nuk u ndaluan përnjëherë, në fillim të Islamit, por gradualisht, ashtu sikurse pirja e alkoolit, kamata dhe disa dukuri negative të kohës së injorancës.
Kështu më vonë kur Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, migroi në qytetin e Medines, zbritën citatet Kuranore që ndalojnë adoptimin e fëmijëve.

Ndërsa me ajetin 40 të sures Ahzab në mënyrë eksplicite i ndalohet Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, adoptimi i fëmijëve. Allahu i Madhërishëm thotë:

Muhamedi nuk është baba i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.”[1]

 

Që do të thotë se Muhamedi,lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk është babai i vërtetë i asnjërit nga burrat tuaj, e as që është babai i Zejdit.

 Pas kësaj njerëzit filluan ta thirrin Zejdi biri i Harithes pasi që kështu ishte emri i babai të tij të vërtetë, e jo Zejdi biri i Muhammedit siç thirrej më pare.[2]

 

Motivi mbi të cilin bazohet dispozita islame rreth adoptimit

Para se të flasim rreth dispozitave islame në lidhje me adoptimin e fëmijëve duhet të sqarojmë se një nga objektivat më thelbësore në bazë të së cilës janë ngritur një numër i konsiderueshëm i ligjeve në jurisprudencën islame është ruajtja e nderit dhe e  pasardhësve të njeriut (Hifdhul Irdi ven Nesli). Madje kjo është njëra nga pesë domosdoshmëritë e përgjithshme të sheriatit (Ed Darurijat el Hams) mbi të cilat ndërtohen dispozitat Islame.[3]

Nuk ka dyshim se çështja e adoptimit të fëmijës bënë pjesë në objektivin e ruajtjes së pasardhësve, prandaj edhe vështrimi i Islamit në lidhje me ndryshimin e identitetit të fëmijës, duke ia ndërruar prejardhjen, origjinën dhe prindërit, konsiderohet e ndaluar pasi që cenon të drejtat individuale të çdo njeriu dhe shtrembëron të vërtetën.

Njeriu në jetë në lidhje me vetën e tij mund të ndryshoj shumë gjëra, mirëpo janë disa të tjera në të cilat nuk ka mundësi të ndërhyj, edhe nëse e shpenzon tërë pasurinë e botës. Ndër këto pak gjëra është ndërrimi i prindërve dhe i prejardhjes së tij.

Fakti se njerëzit e bëjnë këtë dhe i ndryshojnë prindërit e fëmijëve duke i quajtur ata se janë bij dhe bija të filanit dhe tjetrit, bile edhe duke ua ndërruar emrat e prindërve të vërtet me ata të adaptuar edhe në letrat zyrtare, kjo nuk e bënë këtë veprim të përligjur. Prejardhja nuk është diçka që njerëzit e vendosin se kush i kujt duhet të jetë dhe me marrëveshje ti përcaktohen prindërit njeriut, ose njeriu me dëshirën e tij të përzgjedh se kush duhet të jetë babai e nëna e tij dhe kush jo. Nga këndvështrimi Islam kjo nuk i është lënë në të drejtën e njerëzve që të manovrojnë me prejardhjet e fëmijëve të mitur, e as në të drejtën e fëmijëve (pasardhësve), kurdo që kanë dëshirë ti ndërrojnë prindërit e tyre.

 

Argumentet të cilat ndalojnë adoptimin e fëmijëve

Ashtu si kuptuam më herët, kjo çështje në fillim të Islamit ishte e lejuar, mirëpo pasi që periudha e zbritjes së Islamit vazhdoi 23 vite me kalimin e kohës dhe duke u plotësuar legjislatura islame, u ndalua edhe kjo praktikë. Ndërsa argumentet të cilat ndalojnë adoptimin e fëmijëve në Islam gjenden në Kuran dhe në thënie (hadithe) të Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ndër këto citate veçojmë:

 

1. Allahu i Madhërishëm thotë: “...E as fëmijët tuaj të adoptuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë. Thërritni të adoptuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë tek Allahu. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën kujdesin tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”[4]

 

2. Gjithashtu thotë:Muhamedi nuk është baba i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.”[5]

 

3. Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “Kush pretendon se është i biri i një prindi, kurse ai në të vërtetë nuk është dhe në këtë është i vetëdijshëm, xheneti është i ndaluar për të.”[6]

 

4. Gjithashtu ka thënë: “Nuk ka asnjë person që pretendon se është i biri i një prindi, që në realitet nuk është dhe ai e di këtë, e që nuk ka bërë kufër. Kush pretendon se i takon një fisi që në realitet nuk ka me ta origjinë, le ta përgatisë karrigen nga zjarri.”[7]

 

Vazhdon

 

 


[1] Suretu Ahzab, 40.

[2] “Tefsir Ibën Kethir”, vëll. III, f. 615.

[3] Dobitë e përgjithshme të cilat i synon sheriati ti realizoj nëpërmjet vënies së ligjeve, përmblidhen në pesë interesa. Këto në terminologjinë e sheriatit quhen: “Ed Darurijat el Hams”-“Pesë Domosdoshmëritë e Sheriatit” dhe ato janë:

1. Ruajtja e fesë (hifdhu dini);

2. Ruajtja e jetës së individit (hifdhu nefsi);

3. Ruajtja e mendjes (hifdhu akli),

4. Ruajtja e  nderit dhe pasardhësve (hifdhu nesli)

5. Ruajtja e pasurisë (hifdhu mali).

 Prandaj ligjet përkitazi me luftën (xhihadin), ritet e adhurimit (ibadetet), etj., të gjitha këto janë vënë për ruajtjen e Fesë. Ligjet në lidhje me ndëshkimet, dëmshpërblimet, ndalimi i vrasjes, etj., janë vënë për ta ruajtur jetën e njeriut. Ndalimi i konsumimit të alkoolit, narkotikëve, etj., synojnë ruajtjen e mendjes.  Ndalimi i marrëdhënieve seksuale joligjore (amoraliteti), çështjet e trashëgimisë dhe ligjet e ngjashme, janë vënë për ta ruajtur nderin dhe prejardhjen. Ndëshkimet për vjedhje, kriteret e fitimit të pasurisë hallall, janë vënë për ta ruajtur pasurinë. “El Muvafekat”, Shatibiu, vëll. 1, f. 38.

[4] Suretu Ahzab, 4-5.

[5] Suretu Ahzab, 40.

[6] Shënon Buhariu dhe Muslimi.

[7] Shënon Buhariu dhe Muslimi.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010