Transmetime tė vėrteta na vėrtetojnė
se i Dėrguari i Allahut, Isai alejhi selam, do tė
zbresė nė kohėn e fundit, do tė gjykojė me
sheriatin islam, do tua largojė padrejtėsinė
njerėzve, do tė pėrhapė drejtėsinė mes tyre, do tė
pėrhapet mirėqenia dhe do tė mbizotėrojė siguria.
Transmetimet lidhur me kėtė kanė arritur shkallėn
tevatur dhe pėrgjithėsisht dėshmojnė se ai ėshtė i
gjallė.
Mirėpo njė ajet kuranor nė shikim tė parė tregon se Allahu i
Lartėsuar e ka vdekur atė dhe pastaj (pas vdekjes)
e ka ngritur tek Ai. Ky ajet kuranor ėshtė fjala e
Allahut tė Lartėsuar: (Pėrkujto, o i
Dėrguar) Kur Allahu tha: O Isa, Unė do tė tė
vdes ty dhe do tė tė marr pranė vetes. (Ali
Imran, 55)
Ajeti nė fjalė, nė shikim tė parė ėshtė nė
kundėrshtim me ajetet e tjera kuranore, tė cilat
theksojnė se Isai alejhi selam ėshtė i gjallė dhe
furnizohet siē ka ardhur nė kėto ajete: Po ata
as nuk e mbytėn as nuk e gozhduan (nuk e
kryqėzuan nė gozhda). (Nisa, 157). Ose
fjala e Allahut: Nuk ka asnjė nga ithtarėt e
librit vetėm se ka pėr t'i besuar atij (Isait)
para vdekjes sė vet. (Nisa, 159)
Sipas mendimit mė tė saktė tė komentuesve tė Kuranit, pėremri
atij nė kėtė ajet kuranor ka pėr qėllim Isain
alejhi selam. Duke shtuar edhe hadithe tė shumta,
tė cilat tregojnė se Isai alejhi selam ėshtė i
gjallė nė qiell, ndėr to mund tė pėrmendim fjalėn
e tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e
Allahut qoftė mbi tė, i cili thotė: Do tė
zbresė Isai i biri i Merjemes si njė udhėheqės i
drejtė, do ta thyejė kryqin, do ta vrasė derrin
dhe nuk do ta pranojė xhizjen. Do tė shpėrndahet
pasuria, por askush nuk do ta pranojė, saqė njė
sexhde do tė jetė mė e dashur sesa krejt ēfarė ka
nė kėtė botė. (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)
Kėsisoj ne gjendemi para ajetit i cili nė pamjen e jashtme tė tij
tregon pėr vdekjen e Isait alejhi selam e po ashtu
jemi para ajeteve tė tjera dhe haditheve, disa
prej tė cilave janė tė qarta e disa jo tė qarta,
prej tė cilave kuptojmė se Isai alejhi selam ėshtė
i gjallė dhe nuk ka vdekur. Atėherė, si mund ta
bėjmė pėrshtatjen mes fjalės sė Allahut: O Isa,
Unė do tė tė vdes ty..., dhe disa ajeteve dhe
haditheve tė cilat tregojnė pėr tė jetuarit e
Isait alejhi selam?
Por para se tė japim pėrgjigje lidhur me kėtė, duhet tė theksoj se
bashkimi mes argumenteve, qė nė shikim tė parė
duken se nuk pėrputhen mes tyre, ėshtė i
patjetėrsueshėm, sidomos kur ato janė tė sakta dhe
nuk lejohet marrja e disave prej tyre dhe lėnia e
disa tė tjerėve.
Dijetarėt i kanė shikuar tė gjitha argumentet ekzistuese lidhur me
kėtė ēėshtje dhe kanė konkluduar se argumentet e
zbritjes sė Isait alejhi selam janė argumente tė
sakta dhe tė qarta, tė cilat kanė arritur shkallėn
tevatur dhe se ato na bėjnė tė ditur se Isai
alejhi selam ėshtė i gjallė, se shpirti nuk ėshtė
shkėputur nga trupi i tij. Ata nuk kanė pasur
rrugėdalje tjetėr vetėm se tė komentojnė fjalėn e
Allahut tė Lartėsuar: O Isa, Unė do tė tė vdes
ty, se ka pėr qėllim vdekjen e gjumit, vdekje
joreale. Vdekja nė Kuran ka pėr qėllim dy kuptime.
E para, vdekje reale, si fjala e Allahut tė
Lartėsuar: Allahu ju krijoi, pastaj Ai ua merr
shpirtin. (Nahl, 70). Gjithashtu fjala e
Allahut: Thuaj: "Engjėlli i vdekjes, i cili
ėshtė caktuar pėr ju, ua merr shpirtrat, e pastaj
do tė ktheheni te Zoti juaj. (Sexhde, 11) E
dyta, ka ardhur me kuptimin e gjumit, si fjala e
Allahut tė Lartėsuar: Ai ėshtė qė ju vė nė
gjumė natėn dhe e di ēka vepruat ditėn. (En
am, 60). Gjithashtu fjala e Allahut: Allahu i
merr shpirtrat kur ėshtė momenti i vdekjes sė tyre
(i vdekjes sė trupave tė tyre), e edhe atė
qė ėshtė nė gjumė e nuk ka vdekur... (Zumer,
42)
Kėsisoj, argumentet qė vėrtetojnė tė jetuarit e Isait alejhi selam
nė kėtė kontekst, qėllimi i vdekjes nė fjalėn e
Allahut: Unė do tė tė vdes ty, kanė pėr
qėllim gjumin. Prandaj komenti i ajetit do tė
ishte: Allahu e ka bėrė Isain alejhi selam qė tė
flejė e pastaj e ka ngritur tek Ai dhe se ai ėshtė
i gjallė. Allahu do ta dėrgojė nė tokė pėr tė
zbatuar atė qė hadithet na kanė lajmėruar. Ky
ėshtė mendimi i parė i komentuesve tė Kuranit
rreth kėtij ajeti. Ibn Kethiri thotė se ky ėshtė
qėndrimi i shumicės sė dijetarėve.
Kuptimi i dytė ėshtė se shprehja vdekje nė kėtė ajet ka kuptimin
e marr, kap. Ndėrsa kuptimi i ajetit do tė ishte:
Allahu do tė tė marrė nga toka tė gjallė, pa
vdekje dhe do tė tė ngrejė lart dhe do tė tė
shpėtojė nga sherri i jobesimtarėve.
Gjithashtu kemi edhe njė mendim tė tretė, i cili e komenton ajetin
nė kėtė formė: O Isa, Unė do tė tė ngre tek Unė,
do tė tė shpėtoj nga sherri i jobesimtarėve dhe do
tė tė vdes ty pas zbritjes tėnde nė dynja.
Kėtė qėndrim e mban Katadeja nga tabiinėt dhe nga
ky kuptim anon edhe komentuesi i njohur Kurtubiu.
Ndėrsa disa komentues tė tjerė mendojnė se ajeti nuk pėrcakton
ndonjė kohė, por ka ardhur nė mėnyrė tė
pėrgjithėsuar. Ajo qė ėshtė me rėndėsi ėshtė se
ajeti tregon pėr vdekjen e Isait alejhi selam, pėr
ngritjen dhe pėr shpėtimin e tij duke mos
pėrcaktuar kohė pėr ndodhjen e kėtyre ngjarjeve,
prandaj pjesėza vav nė ajet nuk tregon ndodhjen
e kėtyre ngjarjeve njėra pas tjetrės, por e tėra
ėshtė se ato do tė ndodhin dhe aq. Duke u
mbėshtetur nė kėtė mendim, nuk ka ndonjė argument
qė tregon nė mėnyrė tė prerė se vdekja ka ndodhur,
por vdekja do tė ndodhė ndonjė ditė; se kur do tė
ndodhė dhe si, nuk kemi ndonjė argument nė ajet.
Kemi argumente tė vėrtetuara se ai (Isai) ėshtė i
gjallė dhe ėshtė vėrtetuar lajmi nga i Dėrguari i
Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi
tė, se ai ka pėr tė zbritur, ka pėr tė vrarė
Dexhalin e mė pas Allahu do ta bėjė tė vdesė.
Sidoqoftė, gjithė ato komente rreth ajetit Unė do tė tė vdes ty
kanė bazė dhe argumente qė e pėrforcojnė. Kėsisoj,
bashkimi i kėtij ajeti dhe i ajeteve tė tjera
ėshtė i mundshėm, gjė qė tregon pėr tė jetuarit e
Isait alejhi selam. Kėsisoj largohet mospėrputhja
dhe kontradikta.
Pėrktheu: Almedin Ejupi
Marrė nga: www.islamweb.com
7.3.2008
|