Kuptimi i drejtė i fjalėve tė Allahut dhe tė Pejgamberit (a.s)
19.12.2009 14:59:22

Baza e tė kuptuarit tė fjalėve tė Allahut dhe tė Muhamedit (alejhi selam) ėshtė qė t’i marrim ato siē vijnė nė kuptimin e jashtėm, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Nuk lejohet qė tė merren kuptime tjera nga ai i drejtpėrdrejtė, vetėm nėse ka argument tjetėr qė na lejon tė marrim kuptimin jo tė  drejtpėrdrejtė. Njė nga shkaqet e devijimit tė bidatēinjėve ėshtė se kanė marrė fjalė tė tjera qė e kundėrshtojnė kuptimin e drejtpėrdrejtė, pa pasur argument.

Fjalėt nė pėrgjithėsi ndahen ne dy grupe:

1. Fjalė qė kuptohen nga shqiptimi (nuk ka nevojė pėr sqarime), si tė tilla nuk lejohet tė komentohen me njė fjalė qė e kundėrshtojnė kuptimin e drejtpėrdrejtė.

2. Fjalė qė nuk kuptohen vetėm me njė kuptim, por mund tė kenė edhe mė shumė kuptime.

Pra, kur vjen njė fjalė, ne fillimisht e marrim kuptimin e jashtėm.

Qė tė jetė mė e qartė, marrim disa shembuj:  

Fjala ajn e arabishtes e pėrkthyer sy ka shumė kuptime si: sy, burim i cili del nga toka apo njeri. Kuptimi i parė duhet tė jetė syri dhe nuk lejohet tė komentohet ndryshe, vetėm nėse ka argument sqarues qė tregon se nuk e ka pėr qėllim syrin.

Ēėshtjet e sheriatit kanė nevojė pėr argumentim sheriatik apo logjik tė fortė qė mos tė merret kuptimi i parė qė vjen nga shprehja. P.sh. Allahu nė suren Jusuf thotė: “Pyetni fshatin” dhe kėtė secili njeri qė posedon mendje e kupton se e ka pėr qėllim fshatarėt e jo drurėt, shtėpitė apo gjėra tė tjera. Ky ėshtė argumentim logjik qė na bėn ta kuptojmė tekstin jo nė formėn e jashtme, jo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė.

Shembull tjetėr ėshtė rasti i mbretėreshės Belkisė, e cila ėshtė pėrmendur nė Kuran, kur shkoi pupėza (Hud Hud) dhe e pa pushtetin e Belkisės e tha: “Nė tė vėrtetė unė gjeta njė grua qė po i sundonte ata (popullin e Sebeit) dhe asaj i ishte dhėnė ēdo send, e ajo kishte njė fron tė madh.” Neml, 23. Po tė ishte kėshtu siē duket ne formėn e jashtme, atėherė ku do tė mbetej pushteti i Sulejmanit?! Pra, ky tekst e tė tjera si ky nuk kuptohen drejtpėrdrejt dhe ēdo njeri i shėndoshė i kupton si tė tilla.

Ekziston dallim mes fjalės tefsir dhe teuil, pasi nuk e kanė kuptimin e njėjtė.

Imam Taberiu ishte i pari i cili shkroi komentin e Kuranit dhe e quajti teuil.

Dallimi nė mes  tyre ėshtė:

Tefsir ėshtė qartėsia e njė gjėje, ndėrsa teuil ėshtė diēka qė tė orienton drejt njė realiteti tė caktuar.

P.sh. “(Pėrkujto) Kur Jusufi, babait tė vet i tha: ‘O babai im, unė pashė (nė ėndėrr) njėmbėdhjetė yje dhe Diellin e Hėnėn, i pashė duke mė bėrė mua sexhde’"Jusuf, 4. Mė pas e kuptoi qė pėr qėllim ishin 11 vėllezėrit, nėna dhe babai i tij. Pra ėndrra e ēoi drejt njė realiteti i cili u zbulua mė pas.

Apo ajeti “A mos po e presin teuilin e Kuranit ata”, pra jobesimtarėt do ta shohin realitetin e tij nė Ditėn e Gjykimit, edhe pse e mohojnė njė gjė tė tillė nė kėtė botė.

Ky ėshtė kuptimi i selefėve pėr kėto termave, ndėrsa bidatēinjtė erdhėn dhe e kuptuan fjalėn e Allahut dhe tė Pejgamberi tė tij Muhamedit (alejhi selam) me kuptime tė tjera nga kuptimi i vėrtetė tė cilin e kishin selefėt (tė parėt e umetit).

Nėse pyeten se ku i merrni kėto kuptime tė ajeteve dhe haditheve thonė ky ėshtė teuil, nė kėtė mėnyrė luanin me tekstin dhe e lanė tė kuptuarit e drejtpėrdejtė tė Kuranit, kundėrshtonin kuptimin e drejtpėrdrejtė pa argument.

Dijetari i Islamit Ibn Kajim el Xheuzi nė librin e tij “Vetėtima e dėrguar kundėr xhehmive dhe mutezilėve” pasi e pėrmend tagutin dhe 4 llojet e tij, cek se njėri nga tagutėt ėshtė edhe teuili, i cili e ka prishur fenė e Allahut.

Nė kėtė mėnyrė na ua bė e qartė teuili, ndėrsa mė pas do tė njihemi me teuilin e saktė tė cilin e kishin selefėt (tė parėt e umetit).

Kushtet e teuilit tė saktė

Ekzistojne tre kushte pėr pranimin e teuilit:

1. Teuili tė jetė nė pėrputhje tė plotė mė thėnėsin e thėnies (Allahun).

Qė tė jetė mė e qartė marrim njė shembull, fjala e Allahut  “Nuk i takon (la jembegi) Allahut qė tė marrė pėr vete fėmijė” Nuk lejohet tė komentohet fjala “la jembegi” si diēka qė ėshtė mekruh, sepse kjo ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė ndalesės. Gjithashtu si nėnkusht i teuilit ėshtė qė  ajo fjalė tė pėrdoret nė popull, pra tė jetė e njohur si e tillė dhe nuk ka vend pėr kuptim tjetėr.

P.sh. Kur ehli suneti u argumentuan me fjalėn e Allahut "Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara) qė Zotin e tyre e shikojnė." Kijame, 22-23, ėshtė argument qė Allahu do tė shihet nė xhenet. Mutezilėt (njė sekt e qė i devijon kuptimet e teksteve) thanė (nadhira) e ka pėr qėllim pritjen (intedhira), e kėshtu komentuan pa argument. Pėr kotėsinė e kėtij mendimi na mjafton hadithi i saktė nga Pejgamberi (alejhi selam) i cili thotė se do ta shihni Allahun siē shihet Hėna dhe Dielli. Kjo nėnkuptohet edhe nga gjuha arabe qė ka qėllimin e tė parit e jo tė pritjes.

Krahas kėsaj ka edhe argumente logjike, sepse ne e dimė qė pritja ėshtė njė lloj mundimi dhe lodhje, e nė Xhenet nuk do te ketė mundim. Gjithashtu nė kėtė rast ajeti flet pėr gėzimin e banorėve tė xhenetit e jo pėr dėnimin e tyre.

2. Qė njė fjalė e caktuar nė vend tė caktuar e ka pėr qėllim njė gjė tė caktuar.

P.sh. Fjala dorė (jed) nė gjuhėn arabe kuptohet si dorė. Mutezilet dhe esharinjtė thonė qė dora e Allahut ka pėr qėllim fuqinė e Allahut dhe u argumentuan me  njė  ajet ku  Allahu thotė “Ne e ngritėm qiellin me dorėn tonė”, mirėpo ka tekste tė tjera qė dėshmojnė se Allahu ka dorė (edhe pse kėtu e ka kuptimin edhe tė dorės). Argument  pėr ekzistimin e kėsaj cilėsie ėshtė "Dy duart e Tij janė gjerėsisht tė shtrira" Maide, 64.

Gjithashtu, fjala tė Dėrguarit (alejhi selam): "Ademi u krijua nga dora e Allahut", nėse do tė kishte kuptimin e fuqisė nuk do tė cekej si diēka e veēantė, sepse ne e dimė qė tė gjitha gjėrat janė tė krijuara me fuqinė e Allahut, por kėtu vjen nė shprehje e veēanta e Ademit i cili u krijua nga dora e Allahut. Nė fund themi se nė vend tė caktuar shprehja ka kuptim tė caktuar.

3. Teuili me analogji (kijas)

Nė kėtė rast kijasi duhet tė jetė i qartė dhe mos tė ketė vend pėr shumė kuptime (jo i fshehur). Nėse dihet qė njė gjė pėr shkak tė kėsaj ėshtė bėrė haram apo hallall dhe nė tė nuk ka keqkuptime, atėherė lejohet tė bėhet teuili me kijas. Pra, shkaku kėtu ėshtė njėsia matėse.

P.sh. Alkooli ėshtė bėrė haram sepse deh dhe dehja ėshtė shkak i ndalimit. Ne marrim cilėsinė “deh” dhe e vendosim nė ēdo gjė qė e ka kėtė cilėsi dhe nė kėtė mėnyrė bėhet haram dhe kjo quhet kijas i qartė. Mirėpo nėse nuk dihet shkaku i ndalimit apo lejimit, atėherė dijetarėt janė ata qė e hulumtojnė njė gjė tė tillė dhe ky quhet kijas jo i qartė, i fshehur.

Husein es Serraxh

Pėrktheu: Erion Sula

29.09.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010