A lejohet studimi i drejtimit tė juridikut
06.02.2011 10:40:45

Pyetja:

A lejohet studimi i drejtimit të juridikut për një besimtar musliman?

 

Përgjigjja: 

 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Para se ti përgjigjemi kësaj pyetje, mendojmë se është e nevojshme të sqarojmë se arsyeja pse duhet të shqyrtohet kjo çështje është fakti se një nga shtyllat thelbësore të besimit të muslimanit është: besimi se vetëm Allahut i takon gjykimi absolut dhe vetëm Ai është i denji si ligjvënës (El Hakimije). Zoti i Madhërishëm në Kuranin fisnik thotë:

Vendimi (gjykimi) i takon vetëm Allahut. Ai e shpall të vërtetën dhe Ai është Gjykatësi më i mirë”. (Enam, 57)

Përderisa në drejtimin e juridikut mësohen ligjet të cilat i kanë vendosur njerëzit dhe janë në kundërshtim me ato që janë zbritur nga Zoti i Madhërishëm, atëherë me mësimin e këtyre njohurive, besimtari ballafaqohet me sprovën që të pajtohet me to, ose të punoj me to duke lënë anash ligjet e Zotit, ose tu japë përparësi atyre ligjeve në llogari të ligjeve të Zotit dhe nuk ka dyshim se të gjitha këto, mund të shpijnë muslimanin në kufër (mosbesim).

Mirëpo, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat jetojnë muslimanët në kohën bashkëkohore, pasi që, fatkeqësisht, ata janë të ballafaquar me këtë sprovë pothuajse në çdo vend, atëherë dijetarët Islam të cilët kanë folur në lidhje me këtë problematikë kanë sqaruar se ndalesa në disa raste të caktuara mund të përjashtohet. Këto raste janë:

 

a)      Nëse qëllimi i atij që e zgjedh studimin e juridikut është i drejtë sikurse, ai që studion këtë drejtim ka aftësi mendore dhe njohuri me anë të cilës mund ta dalloj të mirën nga e keqja, me një fjalë është imun nga devijimi se ligjvënia i takon vetëm Allahut (El Hakimije). Pastaj synimi i tij është krahasimi në mes të jurisprudencës islame dhe atyre shpikura nga njerëzit. Pra, me anë të këtij mësimi ai përpiqet të qartësoi specifikën e mësimeve islame, se është universale dhe e përsosur dhe në anën tjetër i shpjegon mangësitë dhe dëmet e ligjeve të shpikura nga njerëzit. Në këtë rast lejohet, bile, në kuptim të gjerë është e nevojshme për besimtarët ti studiojnë këto ligje për ta nxjerrë në shesh të vërtetën Islame.[1]

Pra, ky studim është nga lloji i të mësuarit të së keqes, për ta ruajtur vetën dhe muslimanët nga kjo e keqe. Për këtë edhe muslimanët e mësojnë shirkun dhe llojet e tij,  kamatën dhe ndarjet e tij, bixhozin e klasifikimet e tij dhe njohurit tjera të këtilla, me qëllim të kuptimit të dëmeve të tyre dhe largimit nga ato. Ndërsa, në këtë bënë përjashtim mësimi i magjisë (sihrit), pasi që mësimi i sihrit në vetvete shpie në kufër, prandaj nuk lejohet fare të mësohet.[2]

Si argument për këtë mund ta përmendim rastin kur sahabiu Hudhejfe Ibën Jemani tregon se të gjithë njerëzit e pyesnin të Dërguarin, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, rreth hairit, ndërsa ai e pyeste rreth sherrit, që ta kuptoj atë dhe të ruhet prej tij.[3]

 

b)      Nëse qëllimi i tij me mësimin e juridikut është që ti mësoj këto ligje, për tu ndihmuar muslimanëve në vendet në të cilat ata ballafaqohen me këto ligje. Me fjalë të tjera, që ai të jetë i bindur për mos vlefshmërinë e atyre ligjeve, por duke punuar në fushën e avokaturës, dëshiron që tu`a largoj dëmin muslimanëve dhe tu`a rikthej të drejtat atyre. Në këtë janë disa kushte që duhet të plotësohen dhe në një pyetje të ardhshme do ti sqarojmë ato... Pra në këtë rast dijetarët e Komisionit të Përhershëm Për Fetva, të Arabisë Saudite (El Lexhne ed Daimeh) ,[4]  por edhe shumë dijetarë të tjerë e kanë lejuar, për faktin se shumë muslimanë i nënshtrohen këtyre gjykatave, në vendet e tyre, edhe pa dëshirë, prandaj nëse dikush nga ata e studion këtë fushë që tu ndihmoj atyre në ballafaqim me ligjet e këtilla, atëherë lejohet. Kjo bënë pjesë në ndihmesën e muslimanëve në punë të mira dhe ruajtja nga të këqijat, ashtu si thotë Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik:

Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (Maideh, 2).

 

c)      Për ta kuptuar rastin e tretë se kur lejohet të studiohet drejtimi i juridikut, duhet ta sqarojmë faktin se dijetarët bashkëkohor të cilët flasin për këtë problematikë, sqarojnë se jo të gjitha ligjet të cilat shpiken nga njerëzit janë në kundërshtim me jurisprudencën islame. Prandaj ligjet të cilat kanë të bëjnë me fushën e administratës, ligjet civile dhe në disa fusha tjera nuk janë në kundërshti me Islamin. Prandaj, nëse njeriu zgjedh këtë drejtim jo me qëllim të aplikimit të këtyre ligjeve që janë në kundërshtim me ligjet e Allahut, por me qëllim të punësohet në profesionet administrative, sikurse sekretar në ndonjë firmë, ose udhëheqës administrativ i ndonjë kompanie, etj., atëherë lejohet edhe në këtë rast studimi i kësaj fushe.[5]

 

Vërejtje: Këto janë rastet në të cilat lejohet studimi i këtij drejtimi nga ana e muslimanit dhe këto përjashtime i kanë cekur dijetarët e mirënjohur bashkëkohorë, gjatë shqyrtimeve të tyre. Ekzistojnë shumë fetva dhe studime në lidhje me këto çështje, të cilat ne i kemi konsultuar, mirëpo si referenca jemi mjaftuar me disa nga më të rëndësishmet. Prandaj çdonjëri që dëshiron të kuptoj qëndrimet e tyre më konkretisht, atëherë mund tu kthehet referencave të cekura. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi  

 


[1] “Fetava el Lexhne ed Daime”, vëll.I, f. 794, numri i fetvasë: 3712.

[2] “Fetava Ibën Baz”, vëll. II, f. 326.

[3] “Silsiletus Sahiha”, Albani, vëll.IV, f. 399.

[4] “Fetava el Lexhne ed Daime”, vëll. I, f. 792, numri i fetvasë 3532 dhe vëll.I, f. 794, numri i fetvasë: 3712; “Fetava Ibën Baz”, vëll. II, f. 326;  Fetvaja e Shejh Muhamed Hasen Veled ed Dedu esh Shinkiti www.dedew.net/text-151.html

[5] Fetvaja e Shejh Abdullah Abdurrahman Xhibrin http://ibn-jebreen.com/ftawa.php?view=vmasal&subid=5166&parent=3218

 


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010