Ju i njihni mė mirė ēėshtjet e dynjasė tuaj
19.12.2009 14:59:04

Allahu subhanehu ue teala thotė: “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.” Nexhm, 3. Katadja thotė: “Nuk flet Kuran nga mendja e vet.” E ka veēuar me Kuran pėr arsye se jobesimtarėt thoshin se atė e mėson njė njeri. Allahu subhanehu ue teala thotė: “Ne e dimė shumė mirė se ata thonė: ‘Atė (Muhamedin) e mėson njė njeri’.” Nahl, l03.

Ėshtė thėnė, gjithashtu, se nė pėrgjithėsi mendimi i tij nuk del nga shpallja, mirėpo ēdo gjė ėshtė me shpallje prej Allahut subhanehu ue teala, sepse pason pas kėsaj fjala e Allahut subhanehu ue teala: “Ai (Kurani) nuk ėshtė tjetėr pėrveēse shpallje qė tė shpallet.” Nexhm, 4. Me kėtė ajet ka mundėsi tė argumentohet se nuk i lejohet Pejgamberit alejhi selam tė bėjė pėrpjekje (ixhtihad) nė ndonjė ndodhi. E vėrteta ėshtė se ky nuk ėshtė argument.

Ibni Hazmi (Allahu e meshiroftė!) thotė: “Dijetarėt janė unik tė gjithė se Pejgamberit alejhi selam i lejohet tė bėjė pėrpjekje nė ato gjėra qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet e dynjasė, si planifikimin e luftėrave dhe disa ēėshtje tė tjera.”

Ashtu siē ndodhi me Pejgamberin alejhi selam me pėlqimin e tij t’i pajtojė fisin gatafa nė frutat e Medines. Siē transmetojnė historianėt e luftėrave si nė atė tė Hendekut, kur u bashkuan tė gjitha fiset (kabilet) gatafan dhe beni Nadir dhe disa tė tjera pėr luftimin e Pejgamberit (alejhi selam). Nė kėtė rast Pejgamberi alejhi selam dėrgoi njerėz tek Sad ibni Muadhi dhe Ubade e u konsultuan me ata tė dy qė tė bėjnė marrėveshje pėr njė tė tretėn e frutave tė Medines dhe qė tė mos i luftonin muslimanėt. Sad ibni Muadhi  tha se vallahi, nuk kemi nevojė pėr kėtė, vallahi nuk do t’ju dhurojmė atyre pėrveē shpatės, derisa tė gjykojė Allahu mes nesh.

Gjithashtu, pėrmendim edhe rastin kur Pejgamberi alejhi selam kishte vendosur pėr lėnien e krasitjes sė hurmave tė Medines. Nė njė hadith qė e transmeton Muslimi nga Enesi radiallahu anhu se i Dėrguari i Allahut subhanehu ue teala kaloi pranė njė populli qė po krasitnin dhe ju tha atyre: “Sikur tė mos e bėnit kėtė do tė ishte mė mirė.” Pastaj kishin dalė hurma me fruta tė pazhvilluar dhe njerėzit u ankuan duke thėnė se ke thėnė kėshtu dhe kėshtu. Pastaj i Dėrguari i Allahut subhanehu ue teala tha: “Ju i njihni mė mirė ēėshtjet e dynjasė tuaj.”

Gjithashtu, Ibni Is’haku dhe Hakimi shėnojnė nga Habab ibni Mundhiri se ai i kishte thėnė tė Dėrguarit tė Allahut subhanehu ue teala, kur zbriti nė Bedėr: “O i dėrguari i Allahut, e ke zgjedhur kėtė vend, sepse e ka zbritur Allahu subhanehu ue teala pėr tė dhe ne nuk kemi tė drejtė pėrveē tė mirėfillim urdhrin apo ėshtė mendim, luftė dhe kurthe?” Pastaj i Dėrguari i Allahut subhanehu ue teala tha: “Jo por ėshtė mendim, luftim dhe kurth.” Pastaj Hababi tha: “O i Dėrguar i Allahut, ky nuk ėshtė vend i pėrshtatshėm, ngrihu nga kėtu dhe populli ynė dhe tė shkojmė nė fund tė ujit dhe ndalemi atje, tė mbyllim  tė gjitha burimet pėrveē njė vend ku do tė pimė vetėm ne, pastaj luftojmė popullin, ne pimė dhe ata nuk pinė. Pastaj i Dėrguari alejhi selam tha se ke thėnė njė propozim tė mirė dhe bėri ato qė propozoi Hababi radillahu anhu.

Kurse pėrsa i pėrket pėrpjekjes sė tij nė gjykimet sheriatike e fetare dijetaret janė nė mospajtim dhe kėshtu ekzistojnė disa mendime:

Mendimi i parė: Nuk i takon atij tė bėj pėrpjekje (ixhtihad) pasi ka mundėsi t’i zbresė citat. Allahu subhanehu ue teala thotė: “Ai nuk ėshtė tjetėr pėrveē shpallje qė i shpallet.”  Pėremri nė kėtė citat tregon pėr tė folurit e Pejgamberit alejhi selam dhe kėtė mendim kanė racionalistėt (ata qė i dhanė prioritet mendjes).

Ky grup ėshtė argumentuar se Pejgamberi alejhi selam kur ėshtė pyetur pėr ndojnė gjė priste  shpalljen dhe thoshte se nuk ka zbritur pėr kėtė gjė, sikurse tha kur u pyet pėr zekatin e gomarit: “Nuk mė ka zbritur mua pėrveē kėtij ajeti pėrfshirės “Kush punon sa njė grimcė atomi mirė do ta shikojė atė dhe kush bėn sa njė grimcė atomi keq do ta shikojė atė”. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra. Dhe kėshtu, priste pėr shumė  gjėra qė u pyeste.

Mendimi i dytė: Lejohet pėr Pejgamberin alejhi selam tė bėjė pėrpjekje (ixhtihad) dhe kėtė mendim e ka shumica e dijetarėve (xhumhuri). Ata argumentohen pėr kėtė mendim se Allahu subhanehu ue teala u tregoi me kėtė citat tė tė Dėrguarit tė Tij ashtu siē u dėrgua tė gjithė robėrve tė Tij, ku urdhėron qė tė mendojnė dhe tė marrin parasysh tė gjithė shembujt qė na sjellė nė Kuran, ndėrsa i Dėrguari alejhi selam  ėshtė ai qė meriton mė shumė nė perceptimin e kėtyre gjėrave.

Allahu subhanehu ue teala e citoi kėtė nė shumė citate nė Kuranin famėlartė, ndėrsa fjala e Tij: “Shoku juaj as nuk ėshtė njeri qė ka humbur, as qė ka devijuar. Dhe ai nuk flet nga mendja e tij” kėtu nė kėtė citat ėshtė pėr qėllim Kurani, sepse jobesimtaret kishin akuzuar pak mė herėt se e mėson njeri, sikurse e pėrmendėm mė lartė. Gjithashtu, pasi qė lejohet tė bėjė pėrpjekje (ixhtihad) ai person qė nuk ėshtė i mbrojtur nga gabimet nga umeti i tij, natyrisht qė i jepet pėrparėsi atij qė ėshtė i mbrojtur nga to (gabimet).

Gjithashtu, kanė ndodhur shumė pėrpjekje (ixhtihade) nga i Dėrguari i Allahut subhanehu ue teala gjatė jetės sė tij siē tregohet nė hadithin tė cilin e transmeton imam Ahmedi nga Umer ibn Hatabi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ku tha: “Njė ditė jam gėzuar dhe kam puthur gruan time duke qenė agjėrueshėm dhe mė pas shkova tek i Dėrguari i Allahut subhanehu ue teala e i thashė se sot kam bėrė njė mėkat tė madh, kam puthur duke qenė agjėrueshėm. I Dėrguari i Allahut subhanehu ue teala tha: ‘Ē’thua nėse ti fut ujin (nė gojė pėr abdes) duke qenė agjėrueshėm?’ Thashė se s’ka gjė, e pastaj Pejgamberi alejhiselam mė tha....”

Rasti tė cilin e transmeton Ibn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė dy!) se njė grua nga Xhuhajne erdhi te i Dėrguari i Allahut subhanehu ue teala dhe i tha atij: “Nėna ime kishte premtuar (nedhėr) tė bėnte haxhin, por ajo ka vdekur dhe nuk e ka bėrė atė, a ka mundėsi unė tė bėjė haxhin nė vend tė saj? Pastaj i Dėrguari alejhi selam tha: “Po, bėje haxhin nė vend tė saj. Ē’thua nėse nėna jote  do tė kishte pasur borxh a do ta kishe larė atė? Lajeni borxhin e Allahut se Allahu subhanehu ue teala ėshtė mė meritor t’i lahet borxhi.” (Shėnon Buhariu)

Nė kėto raste, si dhe gjėra tė tjera qė ėshtė pyetur ai nuk ka pritur shpalljen.

Kurse ata qė ndalojnė pėrpjekjen (ixhtihadin) nga ana e Pejgamberit alejhi selam argumentohen se nė pėrpjekje lejohet tė ketė kundėrshtime ose mė tepėr se njė mendim, pėr arsye se nė tė ka vend tė ketė mė tepėr se njė mendim (e kjo normal qė nuk lejohet).

Si kundėrpėrgjigje tė kėtij argumentimi ėshtė se nuk janė tė barabarta pėrpjekja e Pejgamberit alejhi selam dhe e dikujt tjetėr, pėr arsye se pėrpjekjes sė Pejgamberit alejhi selam jemi tė obliguar t’i nėnshtrohemi e jo tė tjerėve.

Kurse ajo qė u argumentuan se i Dėrguari alejhi selam nė shumicen e rasteve priste derisa t’i vinte shpallja, themi se ai priste t’i shpallej nga ana e Allahut subhanehu ue teala nė raste kur i mungonte ndonjė kusht pėr realizimin e pėrpjekjes ose kur donte tė shikonte ēėshtjen mė tepėr, sikurse ndodh edhe nga muxhtehidėt e tjerė nė tė gjitha kohėrat.

Mendimi i tretė: Poseduesit e kėtij mendimi kanė zgjedhur tė heshtin, pra nuk anojnė nė asnjėrin mendim tė lartpėrmendur. Thuhet se kėtė mendim e mbėshteste imam Shafiu, sepse kishte treguar nė librin e tij “Risaleh” tė dy mendimet pa zgjedhur asnjėrin nga ato.

Edhe ky mendim nuk ka bazė, derisa kundėrshtohet me argumentet qė i sollėm mė lartė, ku nuk lejohet tė heshtim nė tė, sepse ajo (pėrjekja e Pejgamberit alejhi selam) ka ndodhur.

Pėr njė gjė tė tillė tregon edhe vet Allahu subhanehu ue tela ne librin e Tij, ku thotė: “Allahu ta fali ty (Muhamed) gabimin pse atyre ju dhe leje.” Teube, 43. Nė kėtė citat shihet qartė se Allahu subhanehu ue teala e kėrcėnoi tė Dėrguarin alejhi selam, e sikurse te ishte shpallje nuk do tė bėnte njė gjė tė tillė.

Gjithashtu, prej argumenteve ėshtė edhe vet thėnia e Pejgamberit alejhi selam: “Sikurse tė kisha ditur kėtė nuk do ta kisha bėrė ( e kishte fjalėn nė haxh ku zgjodhi haxhin mė tė rėndė ).” Shėnon Buhariu nga hadithi i Aishes radiallahu anha.

Shembuj tė tillė ka shumė, sikurse ėshtė edhe qortimi i Allahut subhanehu ue teala pėr Pejgamberin alejhi selam kur mori para pėr lirimin e robėrve tė luftės sė Bedrit.

Allahu subhanehu ue teala tha: “Pėr asnjė pejgamber nuk qe me vend tė ketė robėr, derisa ta ketė dėrmuar me luftė (armikun) nė tokė.” Enfal, 67.

Gjithashtu edhe qortimi i Allahut: “(Pėrkujto) Kur i the atij qė Allahu e kishte shpėrblyer (me besim) e edhe ti i pate bėrė mirė: ‘Mbaje bashkėshorten tėnde dhe ki frikė nga Allahu!’."

Allahu e di mė sė miri.

 

Husein es Serraxh

Pėrktheu: Fatmir Raēi

29.07.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010